SHQIPËRI- Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore; ndërkohë; zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier…
Author: tirana
Është mbyllur që në nisje të spektaklit të sotëm të ”Big Brother Albania Vip 4” televotimi që u hap për dy grupet, atë të Rozanës dhe të Olsit. Grupi i cili u votua më pak nga publiku ishte grupi i Olsit. Ky i fundit shkon në televotim dhe një prej anëtarëve të grupit do të lërë shtëpinë që sonte. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Këtë mbrëmje, një zjarr i madh ka rënë në një shtëpi në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit. Zjarrfiksja sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për izolimin dhe fikjen e zjarrit. Ndërkohë familjarët fatmirësisht kanë arritur të dalin nga banesa, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mund të arratiset në Zvicër. Për të SPAK duhet të kishte vendosur masë sigurie për kryebashkiakun, pasi ka rrezik që ai të prishë provat, ose të arratiset. “Ti çon kryetarin e opozitës, për një vepër të dyshuar para 20 vitesh detyrim paraqitje, e mban edhe 330 ditë në arrest shtëpie se mos prish provat, ndërkohë lë një delinkuent si kryetari i Bashkisë Tiranë, e lë në zyrë për të shkuar e për të prishur provat. Do të të jap një lajm ekskluziv? Çfarë do të thotë SPAK nëse…
Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia, ku ai vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Aktivitetet e para pasqyrojnë ngjitjen e tij në shkallët e politikës, duke filluar që nga qyteza Plains, në Xhorxhia, dhe deri në dekadat në skenën globale si aktivist humanitar dhe i demokracisë.James Earl Carter Jr. jetoi mbi 80 nga 100 vitet e tij në qytezën, që ka ende më pak se 700 banorë, jo më shumë se kur ai lindi më 1 tetor 1924. Disa presidentë të tjerë të periudhës moderne – si Richard Nixon, Ronald Reagan dhe…
Napoli mori një fitore të thellë 3-0 në transfertën ndaj Fiorentinës. David Neres zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, miqtë gjetën edhe dy gola të tjerë.Lukaku dyfishoi shifrat me një penallti në minutën e 54-t, ndërsa McTominay vulosi takimin me golin e tij në minutën e 68-të. Kështu Napoli merr përkohësisht vendin e parë në Seria A në renditje me 44 pikë, në pritje të ndeshjeve të rivalëve.
Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj ka shqetësuar fansat pas publikimit të një fotoje në InstaStory, ku ai shfaqet duke marrë oksigjenoterapi. Në fotografi, Lahaj shihet duke marrë oksigjenoterapi, por pa ofruar asnjë detaj për situatën. Ai nuk ka shpjeguar arsyen e pranisë së tij në spital dhe as natyrën e problemit shëndetësor që po përjeton. Fakti që ai ka publikuar vetë videon lë të kuptohet se ai dëshiron të ndajë këtë moment me ndjekësit e tij, ndonëse pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Pas Covid-19 që tronditi thellë botën me mbi 7 milion vdekje, Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente dhe shqetësime publike për një epidemi. Virusi ka parë një rritje të rasteve në provincat veriore të Kinës këtë dimër, veçanërisht tek fëmijët. Përhapja vjen pesë vjet pasi bota u alarmua për herë të parë për shfaqjen e një koronavirusi të ri në Wuhan, Kinë, i cili më vonë u shndërrua në një pandemi globale që ka vrarë shtatë milionë njerëz. Autoritetet shëndetësore po zbatojnë masa urgjente për të monitoruar…
Forcat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë në Uashington dhe në zonën përreth po mobilizojnë përforcime, ndërsa përgatiten për sigurimin e tre aktiviteteve të rëndësishme në kryeqytetin e vendit. Këto zhvillime vijnë pas sulmit në ditën e Vitit të Ri në Nju Orlins dhe shpërthimit në kamionin Cybertruck, të kompanisë Tesla, përpara Hotelit Ndërkombëtar Trump në Las Vegas. Aktiviteti i parë do të mbahet të hënën, kur Kongresi i ri mblidhet për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, katër vite pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol. Aktiviteti i dytë do të jetë funerali shtetëror për…
Kisha Ortdhokse Autoqefale e Shqipërisë, bën me dije se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatus është e qëndrueshme dhe se po ndiqet nga mjekët specialist, në spitalin “Ungjillëzimi” Athinë, ku u dërgua dje (3 janar 2024). “Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë. Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve…
Pak pasi Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu masën detyrim paraqitjeje me prezencë dy herë në muaj në SPAK të kreut të PD-së, Sali Berisha. Ka ardhur edhe reagimi i strukturave, për protestë para Prokurorisë së Posaçme. Një mesazh i shpërndarë (SMS) strukturave të partisë në Tiranë, theksohet se “ditën e hënë, në orën 09:30 të mobilizojmë të gjitha strukturat për të protestuar para SKAP-it”, që e cilësojnë si strukturë “në duart e Ramës, për të përndjekur kundërshtarë politikë”. Mesazhi i shpërndarë strukturave: “Të dashur miq! Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të…
Në doganën e Qafë Thanës ka rënë sistemi, duke ka bërë që të krijohet fluks në hyrje dhe dalje të Shqipërisë. Ka probleme me sistemin në palën maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë por më ngadalë. Sportelet po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa aktualisht ka një fluks të automjeteve që kalojnë nga kjo doganë. Autoritet sqarojnë se situata është drejt normalizimit. Në Qafë Thanë po punohet me 3 sportele në dalje dhe po 3 në hyrje. Për shkak të problemeve me internetin nga pala maqedonase, u krijua për disa minuta fluks por situata po normalizohet.