LEZHË- Një aksident ka ndodhur këtë të diel në fshatin Fishtë të Lezhës. Një furgon me një mjet tip gof janë përplasur me njeri tjetrin në aksin dytësor që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër. Burime në vendngjarje pohojnë se i plagosur ka mbetur vetëm drejtuesi i furgonit, i cili si pasojë e plagëve është transportuar në spital, ndërkohe që në mjetin tip golf me drejtues një prift nuk marrë lëndime. Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë humbja e kontrollit i mjetit golf duke shkaktuar përplasjen e fortë me furgonin. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të…
Author: tirana
VLORË- Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës, pasi tentoi të vidhte një automjet në fshatin Panaja. Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme i riu ka tentuar të vjedhë një mjet tip “Ford Focus” me anë të karrotrecit të tij. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në karrotrec, u gjetën dy targa të një automjeti tjetër, të cilat dyshohet se ishin vjedhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës. Karroatreci, së bashku me targat e dyshuara si të vjedhura, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për përcaktimin e qëllimit dhe përdorimit të mundshëm të automjetit…
SHKODRA- Babai i 33-vjeçarit të vrarë, Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike. Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik. Fatmir Mataj ka treguar se për herë të fundit folën në orën 22:00 dhe i biri nuk i shprehu asnjë shqetësim. “Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Për herë të fundit…
ANGLI – Në dhjetë minutat e para të ndeshjes, Thomas Tuchel pa dy sulmues anglezë të shënonin falë përfundimeve të sakta. Së pari, Dominic Solanke për Tottenham, pastaj Anthony Gordon për Newcastle, mund të besohet se sulmuesit anglezë kishin gjëra për të provuar këtë të shtunë gjatë fitores së Newcastle në Tottenham (2-1). Zyrtarisht trajner i kombëtares angleze që nga 1 janari, trajneri gjerman ka tërhequr kritikat e tifozëve të ‘Tre Luanëve’, pasi nuk ka kombësi angleze. Ish-trajneri i Chelseat siguroi anglezët gjatë konferencës së tij për shtyp në vjeshtë: “Unë do të bëj gjithçka për të respektuar këtë rol dhe këtë vend, (…) të…
Aksi rrugor nacional Korçë – Maliq është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm, ku më e dendur ka qenë në qytet, por edhe aksin nacional që të çon drejt Pogradecit Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar. Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë-Thanës, ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për…
SHKODRA- Detaje të reja nga vrasja në Shkodër nga ku mësohet se viktima, Ramzan Mataj ishte kthyer nga Belgjika. Bëhet me dije se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për gati një vit. Nërkohë, policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë. Njoftimi: Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe…
Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin. Në vend që të vepronte si ndërmjetës asnjëanës, kryeministri hungarez Viktor Orban, ndoqi një linjë përplasjesh me Brukselin dhe i acaroi partnerët e tij kur kreu vizita surprizë në Moskë, Kiev dhe Pekin – me pretendimin se ishin “misione paqeje” – por për të cilat nuk kishte rënë dakord më parë me shtetet e tjera anëtare. “Marrja e presidencës së Këshillit të BE-së nga Poloniapritet të jetë një barazpeshë e asaj që ndodhi në gjashtë muajt e fundit”…
SHKODRA- 33-vjeçari Ramazan Mataj mësohet se është personi i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër. Paraprakisht dyshohet se Mataj është qëlluar me armë zjarri brenda në makinë. Bëhet me dije se 33-vjeçari është nga Dragoçi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka publikuar detajet e para mbi krimin e regjistruar mëngjesin e së dielës, ku një 33-vjeçar u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Dragoç. Sipas bluve të Shkodrës, autorët kanë qëlluar me armë drejt makinës me të cilën po qarkullonte i riu dhe për pasojë ka humbur jetën në vend. Njoftimi i policisë: Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin Ramazan Mataj, 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta…
Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën 88-vjeçare. Sipas drejtorit të spitalit të Korinthit, Grigoris Karpouzis, Simitis u transportua nga vila e tij në Agii Theodori drejt spitalit rreth orës 07:30, pa puls. Vdekja e tij u konfirmua pas mbërritjes në spital, ndërsa mediat fqinje raportojnë se ish-kryeministri pësoi atak kardiak. Simitis la pas një trashëgimi të thellë politike, pasi ka shërbyer si një lider transformues gjatë një periudhe reformash të rëndësishme dhe integrimit evropian për Greqinë. Kostas Simitis, profesor universiteti dhe politikan,…
SHKODËR- Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës, por nuk dihen ende detajet e krimit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe mbledhjen e provave, me qëllim zbardhjen e rrethanave.
DASHI Do të ndiheni plot energji dhe të etur për t’u përfshirë. Hëna favorizon nismat që lidhen me punën dhe marrëdhëniet personale. Në dashuri, gjërat mund të marrin një kthesë të papritur, por pozitive: lëreni zemrën tuaj t’ju udhëheqë. Në planin e punës, është koha e duhur për të propozuar ide të reja ose për të filluar një projekt që ju intereson. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 5 janar 2025), mund të gjeni përgjigje për dyshimet që ju shoqërojnë prej disa kohësh. Është një ditë e favorshme për sqarimin e situatave të pazgjidhura, si në punë ashtu…