Author: tirana

Policia e Shtetit i ka ardhur në ndihmë një turisteje nga Austria. Ajo kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Lokalizimi i vendndodhjes së turistes austriake u bë i mundur pas disa orësh kërkimesh, në zonën e quajtur “Gjiri i Nezhës”. Njoftimi i Policisë: Karaburun, Vlorë-Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën Delta, Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë dhe Policinë e Orikumit, i erdhën në ndihmë një turisteje nga Austria, e cila kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në gadishullin e Karaburunit dhe nuk mund të kthehej pas. Mëngjesin e ditës së sotme,…

Read More

Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë shkuar në shtëpinë e këngëtarit Klajdi Musabelliu. Ata kanë parë nga afër kushtet e banesës për të nisur punën për rikonstruktimin e plotë të saj. Opinionisti i “Big Brother VIP 4” takoi nënën e banorit. Në spektaklin e 1 janarit, Klajdi rrëfeu mes lotësh vështirësitë që ka kaluar në jetë, me papunësinë, emigrimin dhe kushtet e vështira të apartamentit, ku sikurse tha “sa herë bie shi, uji hyn brenda”. Dhurata e Vitit të Ri për të ishte pikërisht lajmi se “Fundjavë Ndryshe” do të kujdeset deri në detaje që familja e tij të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar skiatoren Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj, duke u renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant. “YLL BOTE. Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që ka zgjedhur nënshtetësinë shqiptare dhe garon për Shqipërinë, e nis vitin 2025 në podiumin e fitimtarëve duke u renditur e dyta në një nga finalet më sfiduese të Kupës së Botës”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Read More

Jemi në muajin e fundit të ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe tashmë lufta është më e egër se kurrë. Fansat nuk falin asgjë, dhe është aluduar se Lela Seferi është larguar padrejtësisht nga produksioni dhe jo nga publiku, sepse Lela gjatë qëndrimit në shtëpi po nxirrte ftyrën e vërtetë të produksionit. Për shkak të largimit të padrejtë të Lelës sipas fansave, këta të fundit u detyruan të hapnin një peticion disa javë më parë i cili nuk është marr parasysh nga produksioni. Po ashtu janë me qindra postime për censurizim të Leos, për shkak se kan frikë të audiencës…

Read More

Pëlqeimet kanë lindur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”. Valbona dhe G Bani kanë biseduar për raportin mes tyre, pasi këngëtari ka shprehur pëlqimin për gazetaren. G Bani po i gjendet afër Valbonës, pasi kjo e fundit është sëmurë. Gjatë bashkëbisedimit, gazetarja ia bën sërish të qartë Gbanit se ata nuk kanë asgjë bashkë. G Bani: Të bëj supë? Valbona: Jo mor burrë, nuk dua supë, nuk kam turp ta kërkoj. G Bani: Nuk do merrem më me ty, dije! Valbona: Mos u merr. G Bani: Do të heq vizën. Valbona: Ma hiq vizën. G Bani: Do të…

Read More

Arratisja e dy 41-vjeçarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias, ka tronditur vendin. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja ishin dënuar të dy me nga 20 vjet heqje lirie për disa akuza të rënda përfshirë bashkëpunimin në vrasje e grabitje me armë, por jo vetëm mbaheshin në një sektor të parrethuar të burgut por kishin përfituar deri edhe 5 leje brenda vitit. “Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos”, tha një oficer policie që ishte marrë me këtë…

Read More

Unaza e Madhe e Tiranës është hapur për qarkullimin e mjeteve duke ndikuar në uljen e trafikut në kryeqytet. Nga ana tjetër, do të ketë një ndikim në ekonomi pasi vlera e pasurive të paluajtshme në pjesën ku kalon ky projekt është dyfishuar. Kjo duke shkuar në 1,200 euro/metri katrorë nga 600 euro që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade. Për realizimin e projektit janë spostuar mbi 654 ndërtesa dhe pronarët e tyre janë trajtuar me bonus qiraje ose janë dëmshpërblyer sipas vlerave përkatëse të tregut. Unaza e Madhe e Tiranës është e kategorisë “A”, urbane dhe është…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, dhe ka bërë të ditur se 2 milionë 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues. Përgjatë mbledhjes së KQZ-së është marrë vendim është për rritjen…

Read More

Viti i ri nisi me sherr në Sarandë, ku ishin të përfshirë edhe katër efektivë policie. Në pamje shihet përplasja fizike mes shumë personave. Në një moment njëri prej tyre nxjerr armën dhe qëllon në ajër. Izet Abazaj, 19-vjeçari i arrestuar në lidhje me një grabitje në ndodhur në një biznes të zonës, të jetë shkaku i sherrit. Ai ka marrë një automjet me qira nga vëllezërit Nexhipi dhe nuk ua ka kthyer atë. Për këtë shkak, është ndezur edhe konflikti midis vëllezërve dhe efektivit të policisë Alvaro Sulejmani, i cili i ka dalë në mbrojtje 19-vjeçarit Abazaj.

Read More

Pasi GJKKO e vendosi në masën e sigurisë të detyrimit të paraqitjes, dhe Sali Berisha e komentoi vendimin e drejtësisë si të motivuar politikisht. Për personat që mbështetën këtë masë sigurie, nuk nguroi t’i akuzonte live. Sipas vendimin, dy herë në muaj Berisha duhet të paraqitet pranë Oficerëve të Policisë Gjyqësore, por për kryetarin e PD-së, një vendim i tillë do ta fuqizojë edhe më shumë politikisht. Berisha tha se do ta zbatojë vendimin e GJKKO-së, duke shtuar se këto materiale do të jenë shtesë e dosjes së dërguar në Strasburg.

Read More

Me ngjyrat kuqezi, Lara Colturi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2025 teksa ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në Kupën e Botës. 18-vjeçarja arriti të mbyll garën në vendin e dytë në Kupën e Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë. Ky ishte podiumi i dytë në karriere për 18-vjeçaren pas atij të Gurgl në Austri. Lara u rendit pas kampiones së etapës, skiatores suedeze Sara Hector, ndërkohë që të dielën ajo do të ketë garën e radhës në Sllallom. Një arritje e jashtëzakonshme për skiatoren kuqezi, e cila në vitin e parë që garon te të…

Read More

Joe Biden thotë se i vjen keq që u tërhoq nga gara presidenciale e këtij viti dhe beson se do të kishte mundur Donald Trump në zgjedhjet e muajit të kaluar, pavarësisht indikacioneve negative të sondazheve. Burimet e Shtëpisë së Bardhë për Guardian tregojnë se presidenti amerikan se ka thënë gjithashtu se ka bërë një gabim në zgjedhjen e Merrick Garland si prokuror të përgjithshëm, duke reflektuar se Garland, një ish-gjykatës i gjykatës së apelit në SHBA, ishte i ngadalshëm në ndjekjen penale të Donald Trump për rolin e tij në kryengritjen e 6 janarit 2021 ndërsa kryesonte drejtësinë.Me vetëm…

Read More