Shifra rekord e numrit të emigrantëve ilegalë të ardhur përmes Francës me gomone nëpër ngushticën detare dhe Britanisë, ka mbërritur në më shumë se 150 mijë, që është e njëjtë me banorët e një nga qyteteve mesatare të Britanisë, si Blackpool dhe shumë qyteteve të tjera. Kjo për veshët e britanikëve të lodhur me emigracionin është depresuese për një elektorat i cili gjashtë muaj pas ardhjes së laburistëve në pushtet i rendit shumë poshtë në sondazhet e opinionit publik. Kalimet ende vazhdojnë dhe gjatë dy ditëve të Krishtlindjeve, rreth 1000 emigrantë të rinj mbërritën në brigjet angleze. (Nga 300 emigrantë…
Author: tirana
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së që të shtyjë një ndalim të përdorimit të TikTok, ndërsa ai punon për një “rezolucion politik”. Avokati i tij paraqiti një përmbledhje ligjore të premten në gjykatë, sipas të cilës, Trump “kundërshton ndalimin e TikTok” dhe “kërkon kohë për të zgjidhur çështjet në fjalë me mjete politike pasi të marrë detyrën”. Më 10 janar, gjykata do të dëgjojë argumentet mbi një ligj amerikan që kërkon që pronari kinez i TikTok, ByteDance, t’i shesë kompaninë e mediave sociale një firme amerikane ose do të përballet me…
Një shqiptar u arrestua me akuzën se kishte grabitur një dyqan argjendarie në via Por Santa Maria në Firence, pranë Ponte Vecchio, duke marrë bizhuteri me vlerë rreth 300 mijë euro. Episodi, në qendër të hetimit të koordinuar nga Prokuroria e Firences, ndodhi të hënën e 16 dhjetorit. Sipas asaj rindërtimit të ngjarjes nga ana e autoriteteve, rreth orës 10.30 në dyqan kanë hyrë tre persona me fytyra pjesërisht të mbuluara. Ndërsa njëri prej tyre doli përtej banakut dhe bllokoi punonjësin, që fatmirësisht mbeti i padëmtuar, dy të tjerët thyen xhamat, duke marrë bizhuteritë dhe sendet me vlerë, për t’u…
Kohëve të fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm të De Jong në Arabinë Saudite. Agjenti i mesfushorit të Barcelonës, Ali Dursun, ka mohuar thashethemet, në një intervistë të dhënë për De Telegraaf. “Bisedimet me Arabinë Saudite? Totalisht e pakuptueshme. Kjo i pengon ambiciet e vërteta të Frenkie. Ai dëshiron vetëm një gjë: të jetë i gatshëm dhe të shkëlqejë më shumë tek klubi që e do dhe ku ndihet si në shtëpi. Kush e di, ndoshta ne do të qëndrojmë të lidhur për më gjatë”- tha agjenti. De Jong është pjesë e kësaj skuadre që nga viti…
Duke nisur nga viti i ri 2025 në spitalin Rajonal Memorial në Fier do të aplikohet autonomia financiare. Lajmin e dha zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjatë një bisedë me studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe Infermierisë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. ”Duke krijuar në sektorin publik autonominë financiare do të fillojë të krijohet një mundësi për një konkurencë të drejtë midis mjekëve specialist apo edhe infermierëve në varësi të performancës së tyre. Angazhimi i qeverisë shqiptarë siç e dini shumë kapitali njerëz për sa i përket mjekësie është padyshim kollona më e rëndësishme mbi të cilën…
Me një gjuhë të ashpër i është përgjigjur Erion Veliaj, akuzave që Sali Berisha hodhi sot, kur tha se kreu i Bashkisë së Tiranës është arratisur. Veliaj thotë se po shkon në SHBA për takime zyrtare. ”Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani…
Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje ambasadorëve të veprojnë me vendosmëri dhe shpejtësi ndaj sulmeve të Serbisë, që siç tha po përdor propagandën dhe dezinformatat si armë të politikës së jashtme, me synimin për ta dëmtuar Kosovën. Deklaratat i bëri gjatë edicionit të 7 të Konferencës së Ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Sipas tij, partneriteti strategjik dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë prioritet. “Ju duhet të veproni me vendosmëri, qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime. Për secilën gënjeshtër që shpërndanë Serbia…
Sali Berisha thotë se Erion Veliaj është larguar nga Shqipëria. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha e konsideron këtë veprim si një akt të rëndë dhe thotë se është organizuar dhe orkestruar nga kryeministri Edi Rama. ”Lajme të shumta bëjnë të ditur se Erion Veliaj, bashkëpronari i vërtetë i djegësit të Tiranës, sot në ora 5:15 të mëngjesit është nisur jashtë vendit, sipas thashethemit për në SHBA, por në të vërtetë drejtimi është i panjohur. Zonja dhe zotërinj, ky është një akt nga më të rëndët në historinë e një shteti, i organizuar, i orkestruar direkt nga…
Këtë të shtunë, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët e grupit kriminal për trafikun e kokainë në lëkurën e kafshëve. Apeli nuk ka pranuar ankimin për një masë më të butë sigurie ndërsa mes të arrestuarve në operacionin e 15 nëntorit ishin dhe 3 të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian që dyshohet se do të bënin ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive. Kokaina e shkrirë në lëkurë gjedhi që u kap brenda laboratorit të sofistikuar të drogës në Qerekë të Fushë-Krujës i është nënshtruar analizave, që do të përcaktojnë…
Nga Prel Dedaj, New Jork Edhe nëqoftëse gjëndesh mirë ekonomikisht, kurrësesi një dhe i huaj, atdhe nuk të bëhet. Është pikrisht ky fakt, që njëlloj si unë edhe shumica absulute e shqipëtarëve emigrantë kudo janë në vëndet perendimore, ani pse të integruar e disi komodë nga pikpamja ekonomike, gjysmën e mëndjes vazhdimisht e kemi tek vëndlindja. Do ishte zgjatje pa vënd, pasqyrimi i kronikës së ngjarjeve në këto 34 vite postdiktaturë në vëndin tonë , pasi ato që do të thuheshin, tashmë janë gjëra që dihen nga të gjithë. Por ajo që duhet shtruar për diskutim e analizë, që është…
Gadishulli i Karaburunit është një vend unik dhe mjaft tërheqës në vijën bregdetare shqiptare, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe gjatë stinëve të tjera, ku grupe turistësh zgjedhin të eksplorojnë natyrën e paprekur. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga grupet e turistëve që eksplorojnë kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Plazhet e gadishullit të Karaburunit janë kthyer në destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, ndërsa për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrë, parku…
I pranishëm në ceremoninë e çmimeve “Globe Soccer” të zhvilluar në Dubai, Vinicius Jr i Real Madrid u shpall lojtari më i mirë i vitit 2024. Në këtë turne u vlerësua edhe Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme. Pas çmimit portugezi “ndezi sërish xixa” dhe tha se “Topin e Artë” më shumë e meritonte Vinicius, ndërsa trofeu shkoi për Rodrin e Man.City dhe u bojkotua nga Real Madrid. “Topin e Artë e meritonte Vinicius, nuk ishte një vendim i drejtë për mendimin tim. Edhe Rodri e meritonte, por mendoj se këtë vit e meritonte Vinicius…