Author: tirana

Presidenca hungareze e BE merr fund këto ditë. Si rregull një shtet anëtar i Bashkimit Evropian merr presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së. Por në rastin e Hungarisë, mund të flitet me siguri për një person të presidencës – sepse në politikën e qeverisë hungareze, Viktor Orban është i vetmi që ka rëndësi. Ai vendos politikat, përcakton zgjedhjen e retorikës dhe merr vendime, ndonjëherë deri në proceset më të vogla administrative. Kështu ndodhi edhe gjatë Presidencës Hungareze të Këshillit të BE këtë vit, e cila filloi më 1 korrik 2024. Në këtë moment, kishte njëfarë lodhjeje diplomatike me Orbanin në…

Read More

Gazetari i guximshëm, Vullnet Krasniqi, një nga banorët e ”Big Brother Kosova Vip 3”, ka hapur zemrën dhe ka ndarë me të gjithë të tjera pjesë të jetës së tij, duke përmendur disa prej vështirësive më të mëdha që ka kaluar. Ai ka folur për periudhën kur kuptoi se ishte homoseksual dhe për procesin e pranimit të seksualitetit të tij. Vullneti ka treguar se nuk ka qenë e lehtë për të pranuar veten dhe se ka kaluar shumë sfida përballë shoqërisë dhe opinionit publik. Ai përmendi momentet e vështira kur ndjeu pasiguri dhe frikë për të shpërndarë identitetin e tij…

Read More

Moti në këtë të shtunë. Qëndrueshmëria e kushteve atmosferike do të vijojë të jetë dhe për fundjavën me masa ajrore të ftohta. Moti sot pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta e mesatare kryesisht në relievet malore, ndërsa nesër mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era pritet të fryje nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10-12m/sek.

Read More

Dashi Fundjava premton të jetë energjike. Për sa i përket punës, mund të merrni mirënjohje për përpjekjet tuaja. Në dashuri beqarët do jenë veçanërisht magjepsës, ndërsa çiftet do përjetojnë momente bashkëpunimi. Demi Fundjava do të jetë një mundësi për t’u çlodhur dhe për të rimbushur energjitë tuaja. Për sa i përket punës, shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme: jepini vetes kohë për të reflektuar. Shumë prej jush do të përjetojnë një fundjavë stimuluese të mbushur me takime interesante. Për sa i përket punës, mund të merrni një mundësi të papritur. Në dashuri, lini vend për spontanitet: mund të habiteni nga…

Read More

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni thotë se pronat, prokurimi publik, tatimet-doganat dhe shëndetësia do të kenë fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit. ”Tani që reforma në drejtësi ka krijuar institucione të qëndrueshme, që, dita-ditës po prodhojnë rezultate të qenësishme, fokusi ynë më i madh është drejt parandalimit dhe masave me natyrë sistemike për të garantuar që në ato fusha ku korrupsioni është më prevalent ose ato fusha që janë më vulnerabël ndaj korrupsionit të mund të adresohen në mënyrë të qartë. Kemi parë të nevojshme që të gjitha masat në drejtim të luftës kundër…

Read More

”Dy banoret e Big Brother Kosova Vip 3”, Gresa dhe Sara i kanë acaruar raportet me njëra-tjetrën. Sherr u bë një gjë që e tha Sara në darkën e të nominuarve për Gresën, e cila tha se ajo ia ka ngulur thikën pas shpine. Në dhomën e rrëfimeve, Gresa tha sa herë që Sara kishte ndonjë debat me dikë në shtëpi, ajo i ka dalë në krah Sarës. Ndërsa, Sara tha se mbase sherri nisi tek pjesa ku u përmend çështja e profesionit të aktrimit.

Read More

Deputeti Enkelejd Alibeaj, komentoi faktin që Veliaj ishte sot pesë orë në SPAK. Ai theksoi se sot u thye një tjetër tabu. Për të po jep llogari në SPAK një funksionar i lartë shtetëror, që është në detyrë dhe nuk është një “ish-funksionar”. ”Hetimet për rastin duket se kanë kohë që kanë nisur. Në këtë rast, ka risi. Ata që janë goditur penalisht kanë qenë ish-a. Veliaj është funksionari i lartë në detyrë i proceduar penalisht. Është thyerje e një tabuje tjetër për skeptikët e SPAK. Është i dyti funskionar i lartë i shtetit për nga volumi i kompetencave. Drejtësia…

Read More

Rrugët e vendit kanë qenë më të qeta këtë fund vit. Gjatë muajit nëntor në vend ka pasur si më pak aksidente rrugore, ashtu dhe më pak të aksidentuar, ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur tendenca ishte në rritje të fortë. INSTAT bëri të ditur se në muajin Nëntor 2024 numërohen 147 aksidente rrugore, nga 167 aksidente që u shënuan në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në këto aksidente kishte 188 të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) nga 212 në nëtor të një viti më parë. INSTAT raporton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe…

Read More

Dielli po perëndon në vitin 2024, por pasojat e ngjarjeve të tij do të ndihen në mbarë botën edhe gjatë vitit tjetër dhe përtej tij. Këtë vit, lufta e Izraelit kundër Hamas në Gaza u përshkallëzua dhe u përhap në Liban, ku Izraeli shpalli luftë ndaj Hezbollahut deri në arritjen e një armëpushimi të brishtë muajin e kaluar. Në Siri, rebelët përmbysën përfundimisht Bashar al-Assadin me një ofensivë të shpejtë këtë muaj, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë hyri në vitin e tretë, sipas CNN. Por zgjedhjet e votuesve, në atë që ishte një vit rekord për zgjedhjet kombëtare, do…

Read More

Social Top 5 është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm. E gjithë vëmendja ka kaluar tek ”Big Brother Albania Vip 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave. Këngëtarja e njohur Rozana Radi, numëronte 390 mijë ndjekës deri në hyrjen e saj brenda BBV4. Tashmë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës dhe tashmë ka 391K ndjekës. Me po një mijë ndjekës më shumë këtë javë kemi dhe humoristin Xum Allushi. Nga 312K, tani ai ka…

Read More

Sali Berisha flet i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit në takimin me demokratët e njësisë 7. Ai tha se PD do të paraqesë para shqiptarëve një program, i cili i jep përgjigje emergjente varfërisë së frikshme, sipas tij që po largon shqiptarët. ”Uroj nga zemra një vit në lartësinë e pritshmërive tona, një vit të opozitës, një vit të fitores sonë. I dashur Belind, i dashur Lefter, Klevis, Avni, Grigels, Genti. Një përshëndetje të përzemërt dhe për ju, për punën që bëni dhe keni bërë gjatë këtij viti, në të cilin ne kaluam në situata në të…

Read More

Nën kujdesin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda u zhvilluan aktivitete festive me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut. Këto aktivitete u zhvilluan në shenjë vlerësimi dhe përkujtimi për sakrificën sublime të punonjësve të Policisë që ranë në krye ose për shkak të detyrës. Në njërin prej këtyre aktiviteteve, konkretisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ishte i pranishëm dhe Proda. Në fjalën e tij theksoi se “vlera më e madhe e organizatës sonë është jehona e sakrificës sublime të dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Vepra e tyre jehon ndër vite…

Read More