Author: tirana

Partitë e vogla që nuk janë më krah Sali Berishës, po tentojnë që të krijojnë një alternativë. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Djathtas 1912 paraqitën platformën. Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj theksuan se demokracia ndodhet në një moment të rrezikshëm. Alibeaj thotë se ka vend për Bashën me të cilin ndau rrugët. Për të ky koalicion opozitar do jetë i bazuar në 3 vlera thelbësore. Garimi me lista të hapura, mbështetja për drejtësinë dhe raporte të shëndetshme me partnerët ndërkombëtarë. ”Ka hapësirë për këdo, për Bashën, për deputetë të tjerë, figura publike, për lëvizje të tjera. Por të jemi të…

Read More

The Plein Hotel, marka e njohur e stilistit me famë botërore Philipp Plein, e përuruar vetëm tre muaj më parë në Milano, ka zgjedhur Tiranën si qytetin e parë për t’u zgjeruar jashtë Italisë. Një lajm i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar, pasi për herë të parë një brand i këtij liveli vjen në Shqipëri. Grupi Plein ka nënshkruar së fundi marrëveshje ekskluzive me kompaninë shqiptare që operon në fushën e pronave të patundshme, X One shpk, e drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, e cila nga ana e saj ka nisur punën për ndërtimin e projektit ambicioz, Grand Park…

Read More

Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko thotë se platforma elektronike që u jep mundësinë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet në 2025, ka disa fasha sigurie. Për të kjo do e bëjë të pakontestueshme votën e emigrantëve shqiptarë. ”Platforma ka disa fasha sigurie, e bën një platformë të pakontestueshme. Nuk mund të kontestohet për sigurinë. Aty janë disa elementë që duhet të përfshihen në platformë, të dhënat personale, edhe të dhënat biometrike. Sot pamë që kjo platformë është një platformë serioze, që do të jetë e pakontestueshme për votën e…

Read More

Analisti Ergys Mërtiri, ka dhënë mendimin e tij për situatën politike në vend. Për të opozita e nisi vitin 2024 me protesta të fuqishme, por se përfundoi duke bërë marrëveshje me qeverinë, që janë të rënda për vendin. ”Opozita e nisi me protesta, tym e flakë dhe më pas u kompromentua. Marrëveshjet Rama-Berisha ishin të rënda për vendin. Një prej tyre ishte që u falën dënime për korrupsion nga SPAK dhe është e rëndë nga ana e opozitës, që fal hajdutët. Akoma më e rëndë ishte edhe marrëveshja Rama-Berisha për Kodin Zgjedhor, për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën…

Read More

Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit bregdetar të Vlorës, që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror, por edhe në stinët e tjera të vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga atmosfera e ngrohtë që ofron Vlora për festat e fundvitit. Pamje spektakolare ofron edhe bregu i Lungomares, ku reflektimi i dritave mbi det shumëfishon ngjyrat festive. Përgjatë këtyre ditëve festive bashkia e Vlorës organizon aktivitete të ndryshme kulturore, që ndezin akoma më shumë atmosferën e festave të fundvitit.

Read More

Bashkia e Matit si çdo qytet tjetër në vend, ka ndezur dritat e festës dhe nesër në orën 19:00, do të mbahet koncerti festiv tek sheshi “Kastriotët” në Burrel. Nën prezantimin e moderatores ikonë të ekranit, Hygerta Sako, në skenë do të ngjitet grupi muzikor ”Burn”, për të dhuruar një natë magjike nën tingujt e një muzike të mirë LIVE.

Read More

Sali Berisha ka folur për Erion Veliaj, dhe thotë se personazhi misterioz me emrin Nesti Angoni, nuk është askush tjetër veçse kryeministri Edi Rama. ”Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014 me të cilin ka udhëtuar Veliajt. Këto nuk mund t’i çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama. Ju garantoj se nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga 1, por nga disa institucione shtetërore së bashku dhe këtë fuqi e…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përcjellë një mesazh urimi për festat e fundvitit. Spiropali ka renditur edhe të gjitha angazhimet e saj politike dhe profesionale, në krye të këtij institucioni që prej marrjes së detyrës, ndërsa ka bërë thirrje që palët politike në Kuvend të jenë në një proces mirëkuptimi të vazhdueshëm dhe të përhershëm. ”Gjatë vitit të kaluar zhvilluam 45 seanca plenare, ndër të cilat 42 të zakonshme, dy të posaçme dhe një sesion të jashtëzakonshëm. Miratuam 129 akte ligjore, ndër të cilat 25 akte parësore, 45 akte ndryshuese, 52 marrëveshje dhe 7 akte normative. Miratuam ligje që…

Read More

Gjermania do të mbajë më 23 shkurt zgjedhje të parakohshme. Presidenti Frank-Walter Steinmeier vendosi sot për shpërbërjen e parlamentit, një vendim që pasoi rrëzimin e koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz, i cili humbi votëbesimin më 16 dhjetor. Fushata zgjedhore ka filluar tashmë dhe sondazhet tregojnë se opozita konservatore e udhëhequr nga Friedrich Merz, kryeson. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier urdhëroi sot shpërbërjen e parlamentit dhe mbatjen e zgjedhjeve më 23 shkurt, 7 muaj para zgjedhjeve të rregullta të përgjithshme. Ai tha se kjo është mënyra e vetme për të siguruar një qeveri të qëndrueshme, të aftë për të trajtuar problemet…

Read More

Zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka konfirmuar se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunit. ”Jemi njoftuar për rastin e konfirmuar në Kosovë. Është një rast i importuar që do të thotë se personi nuk është infektuar në Kosovë, por në Afrikën Perëndimore. Kjo nuk do të thotë që të flemë mbi dafina, por do të vazhdojmë punën tonë për parandalimin dhe sensibilizimin në radhë të parë të bluzave të bardha. Sigurisht kemi rritur masat e survejancës së sëmundjeve infektive, janë sensibilizuar, është shpërndarë përcaktimi i rastit. Nuk kemi rast të konfirmuar.…

Read More

Gjatë muajit dhjetor, trafiku në Tiranë bëhet edhe më i rënduar. Kjo për shkak se edhe një numër i lart i emigrantëve vijnë në Shqipëri për festat. Jetnor Shira, shefi i trafikut urban për Tiranën rendit një sërë arsyesh që bëjnë që kryeqyteti të ketë trafik të rënduar në orë të ndryshme të ditës. “Edhe këtë vit ka një shtim fluksi, ndoshta më tepër edhe për kantieret e ndërtimit, siç është pjesa e kantierit të ndërtimit nga mbikalimi i Casa Italias deri në mbikalimin e rrugës interurbane Kashar-Thumanë dhe pjesën e vazhdimit të segmentit të Unazës nga ish-sheshi Shqiponja në…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i bën thirrje qytetarëve që nga ora 18:00 e deri në mesnatë të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike. Për të gjatë ditëve të fundit ka pasur shqetësime të shumta nga qytetarët në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike, shqetësime të cilat janë adresuar tek operatorët. “Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me energji elektronike në disa komunat të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjell vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës KOST dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime. Përkushtim intensiv në terren…

Read More