Policia e Dibrës ka bërë të ditur arrestimin e shtetasit G.Gj., 40 vjeç, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Urakë të Matit. Në këtë aksident, një këmbësor humbi jetën. Sipas njoftimit, Sektori i Policisë Rrugore ka vepruar duke ndaluar drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë me hetimet dhe procedurat ligjore për këtë rast.
Author: tirana
Mot me diell por i ftohtë. Meteorologia Lajda Porja thotë se kthjellimet do të jenë prezente gjatë fundjavës në territorin shqiptar, por temperaturat do të jenë të ulëta. Problematikë do të jetë edhe parametri i erës, duke bërë që moti i ftohtë të ndihet më shumë. “Diell por shumë ftohtë. Kthjellimet do të jenë prezente ditën e sotme, herë pas here do të ketë vranësira, nuk do të mungojnë reshjet e pakta të dëborës vetëm në zonat juglindore dhe verilindore. Temperaturat mjaft të ulëta do të ketë gjatë ditës së sotme. -4 dhe -5 minimalja dhe maksimalja deri në 14…
Në fillim të dhjetorit, shumica e ministrave të Shëndetësisë të Bashkimit Evropian sinjalizuan mbështetjen e tyre për zgjerimin e zonave pa duhan në një përpjekje për të reduktuar vdekjet nga kanceri. Rekomandimi kaloi me të gjitha vendet që votuan pro, përveç Gjermanisë dhe Greqisë, të cilat abstenuan, duke nënvizuar disa ndarje politike për këtë çështje. Qëllimi i udhëzimeve të reja është të kufizojë pirjen e duhanit në zonat publike ku fëmijët ose njerëz të tjerë të cenueshëm mblidhen jashtë, si këndet e lojërave, parqet argëtuese, pishinat publike, tarracat e restoranteve dhe transporti publik. ”Rekomandimet synojnë gjithashtu produktet e reja të…
Dua Lipa dhe Callum Turner duket se kanë shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tyre personale, pasi mendohet se aktori britanik i ka propozuar këngëtares gjatë festimeve të Krishtlindjeve, me një gjest të ngrohtë dhe romantik. Çifti është në një lidhje për më shumë se një viti dhe janë pothuajse të pandashëm nga njëri tjetri. Callum gjendet gjithmonë pranë Duas në çdo moment të veçantë për të, për ta mbështetur. Mund të themi se ata e preferojnë shumë privatësinë duke dashur të qëndrojnë larg syrit të mediave. Postimi i fundit i Dua Lipas ka ngritur dyshime për një…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës. “Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi bëri të ditur se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë 27 dhjetorit dhe më pas KQZ-ja do të ketë një raport përfundimtar për numrin e qytetarëve…
Më 20 janar 2025, Donald Trump do të marrë përsëri drejtimin e Shteteve të Bashkuara pas një periudhe katërvjeçare të administratës Biden, një ndërrim që pritet të sjellë ndryshime të mëdha në politikën amerikane dhe atë globale. Në vend të parashikimeve të sakta për zhvillimet e ardhshme, është më e dobishme të shqyrtojmë disa çështje kryesore që pritet të jenë në fokus. Prioritetet e presidentit të ri Trump do të nisë mandatin e tij me një avantazh të rëndësishëm: Partia Republikane kontrollon Kongresin dhe Senatin, një situatë që i ofron mundësinë të çojë përpara një agjendë ambicioze legjislative. Megjithatë, ai…
Ditën e sotme (27 dhjetor), në orën 11:00 do të prezantohet dhe testohet Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) për emigrantët që do të votojnë. Kjo platformë, e krijuar dhe mirëmbajtur nga KQZ, synon të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, çka iu mundëson atyre ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2025. Për do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje. Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët këtë të premte tha se Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE deri në 2027. Ministri Hasani theksoi se në vitin 2025 Shqipëria synon të hapi të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë. Gjithashtu shtoi se duhet të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Hasani: Viti 2024 filloi me angazhime diplomatike të rëndësishme për Shqipërinë, që ishin po ashtu mundësi për të pasqyruar angazhimin tonë për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Dy samitet kyçe…
SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehur për trafikun e lëndëve narkotike Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, në ngarkim të 4 të pandehurve; i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 9 episode (ai para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021 si…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve. I infektuari me këtë virus është një shtetas i Kosovës i moshës 30-vjeçare. IKSHPK tha se ai ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 24 dhjetor, pasi ishte kthyer nga Afrika Perëndimore dhe kishte simptoma sikurse temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë, në fytyrë në duar dhe kruarje. “Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të…
“Ky vit ka shënuar 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO një hap në rëndësishëm. Shqipëria mbetet e angazhuar në aleancë. Hapja e bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë ëshë shembull i shkëlqyer i investimeve të aleancës duke siguruar stabilitet për rajonin. Nënshkrimi i letrës nga ministrat e mbrojtjes për projektet në Korridorin 8 është fakt domethënës. Kemi nisur edhe organizimin e samitit të NATO-s në 2027, ku Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme nga vendet e rajonit. Në 2025, do të kemi hapje të ambasadave të reja të republikës…
Postimi i plotë i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit: 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭 𝐯𝐢j𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐧𝐚 𝟕 𝐞 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢: 𝐕𝐢𝐯𝐚 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐪𝐞𝐯𝐢, 𝐕𝐢𝐯𝐚! Edhe në errësirën më të madhe, rinia gjen mënyrën për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive të reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit. Tiranë, ora 21:34, data 21.03.1989. Në Qytetin e Studentëve, pas mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinën nr. 7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë të ulët këngë dashurie. Atyre iu bashkuan djem dhe vajza të godinave të…