Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Hasani: Synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në 2027

11:00 / December 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 148 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët këtë të premte tha se Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE deri në 2027.

Ministri Hasani theksoi se në vitin 2025 Shqipëria synon të hapi të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë.

Gjithashtu shtoi se duhet të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Hasani: Viti 2024 filloi me angazhime diplomatike të rëndësishme për Shqipërinë, që ishin po ashtu mundësi për të pasqyruar angazhimin tonë për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Dy samitet kyçe që mbajtëm, ato për Agjendën e Rritjes dhe Konvergjencës dhe për Ukrainën, ishin platforma ku Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm për të forcuar pozitat e saj në rajon dhe për të kontribuar në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.

Një moment historik i këtij viti ishte mbajtja e Konferencës së Dytë dhe të Tretë Ndërqeveritare (K2NQ dhe K3NQ) me Bashkimin Evropian, më 15 tetor 2024, në Luksemburg, ku hapëm kapitullin e parë të negociatave, “Themeloret” dhe 17 dhjetor në Bruksel për hapjen e grupkapitullit 6 “Marrëdhëniet me jashtë”. Këto hapa shënuan një fazë të re dhe të rëndësishme në procesin e anëtarësimit, duke i dhënë një impuls të ri gjithë procesit të integrimit.

Objektivi ynë është i qartë: në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë, ndërsa deri në fund të vitit 2027, planifikojmë të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz, dhe diplomacia do të luajë një rol kyç në realizimin e tij, me komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së.

Në këtë kuadër, pjesëmarrja e Shqipërisë në Procesin e Berlinit, i cili u mbajt këtë vit në Berlin në dhjetëvjetorin e tij, ka qenë gjithashtu një mundësi për të shpejtuar integrimin dhe intensifikuar mbështetje për stabilitetin në rajon dhe në Evropë.

BE igli hasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.