Author: tirana

Dritat e festave janë ndezur edhe në Sarandë këtë dhjetor, duke sjellë atmosferën e magjisë së fundvitit. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga zbukurimet për festat e dhjetorit në qendër të qytetit të Sarandës ku zhvillohen koncerte të shumta. Fëmijë dhe qytetarë mblidhen çdo natë në sheshin qendror të qytetit të Sarandës, ku ndodhet pema Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në qytetin bregdetar, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime.

Read More

Një raketë ruse tokë-ajër ose copëza të saj bënë që të rrëzohej avioni i nisur nga Azerbajxhani në Aktau, të mërkurën. Nga qeveria azerbajxhanase pretendojnë se avioni i dëmtuar nuk u lejua nga autoritetet ruse të ulej në asnjë aeroport pavarësisht kërkesave të pilotëve për të bërë një ulje emergjente në tre aeroporte ruse. Ata besohet se janë urdhëruar të fluturojnë përtej Detit Kaspik për në Aktau të Kazakistanit. Dialogu mes pilotit dhe kullës së kontrollit përpara rënies së avionit: 8:12 Piloti: “Të dy GPS-të humbën. Ne kemi nevojë për udhëzime për t’u kthyer në aeroportin e ngritjes në Baku.”…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau sot një lajm të mirë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, duke njoftuar shpërblimin e fundvitit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse. ”Ata janë heronjtë e heshtur të qytetit, këtu përfshihen pastruesit, ata që merren me mirëmbajtje, sepse do të duam që për mbi 4360 punonjës, ne të kishim një mundësi për t’iu dhënë një pagë shtesë, ose një asistencë shtesë financiare për vitin e ri”, tha Veliaj. Ky vendim vjen si një shenjë vlerësimi për përpjekjet dhe kontributin e vazhdueshëm të këtyre punonjësve, veçanërisht në një periudhë festive që mbledh…

Read More

Lezha është një nga qytetet me potencial të lartë arkeologjik që përbëjnë një vlerë të rëndësishme historike për qytetin dhe vendin. Sot u prezantua projekti “Hartografimi dhe Dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik të Lezhës (Lissus)”. Kjo do t’i hapë rrugën “Planit të Menaxhimit Strategjik të Parkut Arkeologjik, Lezhë”, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme për zhvillimin ekspeditave arkeologjike. Kryebashiaku Pjerin Ndreu tha se ky projekt që do të zbatohet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Bashkinë e Lezhës. Drejtues i këtij projekti, do të jetë prof. dr. Neritan Ceka. Për të…

Read More

Parashqevi Simaku pas kaq shumë viteve ka biseduar me kompozitorin e njohur shqiptar, Pirro Çakon, gjatë një lidhje telefonike. Ikona e muzikës dukej tejet e buzëqeshur në momentin kur bisedonte me kompozitorin Çako, i cili edhe e shkroi këngën ikonike të artistes “E duam lumturinë”. ”Jam shumë, shumë mirë me ato dramat që mbaruan shyqyr Zotit për Elvirën edhe Eltoni më tha do të flasësh? I thashë unë patjetër sepse kemi shumë vite që s’kemi folur qëkur bëmë një fotografi qëkur morëm çmimin e parë nuk jemi takuar i thashë, të lutem”, i tha artistja, derisa shpërfaqte ngrohtësi. Po ashtu…

Read More

Kryetari i bashkisë së Tiranës, ishte sot në SPAK, ku pas daljes tha para mediave se do të flasë për këtë cështje gjatë mbledhjes së këshillit. Veliaj tha se është denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që nuk ekziston. ”Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një Nesti Angoni. Ky person nuk ekziston, e dimë çfarë emri dhe kulture linçuese përfaqëson ky stil. Është një kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer pas te praktika e letrave anonime. Disa që nuk na mundin në betejë, kthehen te zanati i letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston,…

Read More

Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka rregjistruar një procedim penal për Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendor. Zoti Veliaj shmangu deklaratat në përfundim të marrjes së tij në pyetje. Pak ditë më parë në Prokurori kishte qenë dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, në zyrat e së cilës u zhvilluan kontrolle në fillim të këtij muaji ndërsa iu sekuestrua edhe celulari. Zoti Veliaj u paraqit në dyert e Prokurorisë së Posaçme pak para orës 09.00, i shoqëruar nga drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës. Ai doli prej andej…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ishte sot në SPAK ku ka qëndruar për rreth 2 orë, ndërsa është marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj. Këlliçi u shpreh për gazetarët se është pyetur për gjithçka nga diploma e shkollës së mesme, te pasuria, madje edhe për foton me Donald Trump. ”Më kanë kërkuar të ruaj sekretin hetimor. Për çdo gjë më kanë pyetur, edhe për foton me Trump, meqë është thënë në media se kam paguar dhjetra mijëra dollarës. Më pyetën për partneren time, megjithëse unë nuk bashkëjetoj me të. Ajo po kujdeset për familjen e saj, por meqë media…

Read More

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar sot për ndryshime të përkohshme në qarkullimin rrugor për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve gjatë ditëve festive. “Rruga “Besnik Sykja” që lidh sheshin Dervishaj me pedonalen rruga “28 Nëntori”, do të bllokohet nga ora 17:00 – 00:00, duke nisur që nga dita e sotme deri në datën 1 Janar 2025. Të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë segment rrugor, qarkullimi do të kryhet nga rruga “Babej” në drejtim të rrugës “Dragushej” e cila vijon trafikun drejt rrugës “Edith Durham” në sheshin “Perash”. Udhëtarët do të orientohen për lëvizjen e tyre nga efektivë të Policisë…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas dy orëve dëshmi. Ai la të kuptohej se është pyetur në lidhje me hetimin për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme. Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi kalon pragun e SPAK, pasi është paraqitur edhe më parë për kallëzimet që ai ka depozituar. ”Shkoni pyesni në Harri Fultz, kam shokë klase, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime, nëse keni interes për korrupsionin, një nga krenaritë e mia është që unë e kam denoncuar. Kushdo të dali ballë për ballë, kushdo…

Read More

SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen 5D, ku ishin të përfshirë ish-drejtorët e bashkisë Tiranë. SPAK ka ngritur akuza për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash ndaj Redi Mollës, Mariglen Qatos, dhe disa personave të tjerë, si dhe ndaj vetë shoqërisë “5D Konstruksion”. Njoftimi i plotë Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75 datë 24.04.2023, të rregjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i…

Read More

Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin me misione për garantimin e sigurisë rajonale. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji përcollën sot kontingjentin e radhës për në grup-batalionin e NATO-s në Bullgari, si dhe pritën një pjesë të trupave shqiptare që shërbejnë në misionin e KFOR në Kosovë. ”Në Bullgari, njerëzit tanë janë të angazhuar në përforcimin e krahut lindor të NATO-s, ndërsa në KFOR kontribuojnë në një tokë shumë të dashur për të gjithë ne, Kosovën që aq shumë ka nevojë për kontributin e të gjithëve si pjesë e…

Read More