Author: tirana

48-vjeçarja Elvira Tahiraj vrau bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj duke e goditur me sëpatë, sot ka dalë para trupit gjykues. Seanca është zhvilluar rreth orës 12.00, e në përfundim të saj gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”. Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtur nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.

Read More

Në vetëm 6 ditë ”Big Brother Albania Vip 4”, situatat kanë qenë të shumta dhe të forta. Gili dhe Redoni lanë në mes garën. Ata u futën të shtunën si një banor i vetëm. ”Redoni nuk mundet të përballojë izolimin dhe unë dua të vazhdoj me familjen time”, u shpreh Gili. Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej. Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend. Largimi i tyre solli…

Read More

Ministri i Sigurisë së Bosnjës, është vënë në pranga me dyshimin për korrupsion ndërsa ai drejtonte kompaninë e menaxhimit të rrugëve në njësinë serbe të vendit, njoftuan prokurorët. Nenad Nesic, 46 vjeç, dhe gjashtë persona duke përfshirë drejtorin aktual të ndërmarrjes rrugore, Putevi RS, në Republikën Serbe të Bosnjës. Ata akuzohen për “grup kriminal, pastrim parash, shpërdorim të detyrës dhe ryshfet”, thuhet në deklaratë. Policia e Republika Srpska (RS) deklaroi se kontrollet e lokaleve të banimit dhe afarizmit të përdorura nga të arrestuarit po kryheshin në Sarajevë.

Read More

5 orë qëndroi brenda në SPAK, dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për gazetarët ka thënë vetëm një fjali: “Do të flas live”. Pak para se të dilte nga SPAK Veliaj, në ato ambiente u fut Belind Këlliçi, i cili është një nga përfaqësuesit e opozitës që ka ngritur më shumë akuza ndaj kreut të bashkisë së Tiranës. Megjithatë, është e paqartë nëse Këlliçi është thirrur në SPAK për të njëjtën çështje. “Pa merak. Unë jam përherë transparent. Do të futem edhe do t’iu njoftoi”, tha Belind Këlliçi në hyrje të SPAK. Veliaj do të japë deklarime në…

Read More

Skena dhune dhe përplasje të forta mes konkurrentëve në vetëm pak ditë nga nisja e spektaklit. Kjo mes këngëtarit G-Bani dhe aktorit Laert Vasili, në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”. Vasili e ka quajtuar të pafe këngëtarin. G-Bani: Ca do më bësh, vetëm më prek. Laert Vasili: Blasfemues, i pafe, njeri i errësirës, në ferr do digjet shpirti jot. Do të bësh kallëzim ti se të kanë lënë ty të ushtrosh të drejtën fetare. Mbete duke kallëzuar ti. E di ca misioni ke këtu ik, kthehu aty ku ishe. View this post on Instagram A post shared by…

Read More

Mesditën e sotme, ish deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK i thirrur nga Prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj, i cili është duke hetuar një çështje aspak të zakontë. Këlliçi dyshohet se ka mashtruar me diplomën e shkollës së mesme, për të cilën ka dyshime se nuk e ka përfunduar, duke mbaruar vetëm 4 vite nga 5 të tilla në gjimnazin “Harry Fultz”. Gjithashtu, Këlliçi dyshohet se ka falsifikuar formularin e vetdeklarimit kur ishte deputet i PD. Dosja me provat dhe dokumentet për këtë çështje kanë përfunduar në duart e prokurorit të SPAK pas një kallëzimi penal nga…

Read More

275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social do të përfitojnë 150 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Nga shpërblimi përfitojnë familjet në nevojë që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë që kanë statusin e para apo tetraplegjikut, të verbrit dhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara. Ministrja Albana Koçiu: Me vendimin më të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Janë 15 mijë lekë ose 150 euro që i akordohen…

Read More

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim. Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Read More

KORCE Gjatë këtyre ditëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks të madh të shtetasve shqiptarë që kthehen në vendlindjen e tyre për të festuar. Sipas burimeve pranë policisë kufitare, në këto 5 ditë kanë hyrë dhe kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi 42477 shtetas ndërsa fluksi më i madh është shënuar në hyrje të shtetit tonë. Pala shqiptare ka punuar me 6 sportele duke u alternuar në varësi të situatës së krijuar. Për sa i përket Qafë Thanës edhe në këtë pikë kufitare ka pasur fluks por përveç turistëve numrin më të madh të dyndjeve e…

Read More

Dy ndërmarrje publike, të cilat kanë vepruar në sistemin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut – Drejtoria për Hapësirën Banesore dhe Biznesore dhe Drejtoria për Tokën Ndërtimore – u mbyllën më 26 dhjetor. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radio Evropën e Lirë se autoritetet lokale kërkuan ndihmë për të “çliruar disa zyra”. Zyrat e këtyre dy ndërmarrjeve gjendeshin në një ndërtesë banesore në Mitrovicën e Veriut dhe për momentin nuk dihet në emër të kujt janë këto ambiente, ku kanë funksionuar këto ndërmarrje. Elshani theksoi se është kontaktuar edhe prokurori i kompetent,…

Read More

Këtë të enjte në orën 13:30 nis raundi i 18-të i Premier League në Angli. Në “Etihad” luhet Manchester City – Everton dhe Armando Broja e nis ndeshjen nga stoli. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për trajneri Sean Dyche te Everton. Edhe pse ka marrë minuta në ndeshjet e fundit, 23-vjeçari duket se do futet në fushë vetëm në pjesën e dytë. Sulmi i Everton do përbëhet nga Harrison dhe Ndiaye në mbështetje të Calvert-Lewin. Kujtojmë se Manchester City është në krizë dhe në 12 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, duke mbajtur vendin…

Read More

Shtatë të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet u lanë në masën detyrim paraqitje. Para gjykatës së Tiranës u njohën me masën e sigurisë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani. Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se…

Read More