Author: tirana

Avioni me pasagjerë i Azerbaijan Airlines me 67 persona në bord, i cili u rrëzua dje në Kazakistan pranë qytetit Aktau dyshohet se është goditur gabimisht nga sistemi mbrojtës kundërajror rus. Në trupin e avionit ka shenjat e plumbave, dhe sipas dëshmive të të mbijetuarve, ishte dëgjuar një shpërthim i jashtëm. Mendohet se avioni, për shkak të motit të keq, kishte tentuar të ulej tri herë, duke ngatërruar sistemin kundërajror. Nga të dhënat e Flightradar24, avioni kishte ndërruar shpesh lartësinë gjatë fluturimit mbi Detin Kaspik përpara se të rrëzohej, 433 kilometra larg destinacionit fillestar. Në kushte normale, fluturimi nga Baku…

Read More

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë. Në rrjetin social “Facebook” të Simakut, është publikuar një foto me mbishkrimin “I jam mirënjohëse njerëzve që më zgjatën dorën dhe ndryshuan plotësisht jetën time”.Krah këngëtares duklet Elvira Tata, zonja që e takoi në Penn Station dhe e ndihmoi të largohej nga aty, biznesmeni Elton Ilirjani, bashkë me Julia Ilirjanin, si dhe analisti Arjan Curi. Një ditë më parë, Parashqevi Simaku vizitoi edhe shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.Në një shkrim të…

Read More

Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë vendit përfitime afatgjata, janë në rënie pa kthim. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me -2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica. Sipas të dhënave në grafikun e mëposhtëm bujqësia ra për të tetin 3-mujor rresht. Për 9 mujorin sektori bujqësor ka shënuar rënie të prodhimit…

Read More

Dashi Ndonjëherë nuk keni nevojë të njihni çdo hollësi të veçantë para se të përfshiheni në diçka të re. Shumë detaje mund t’ju ngatërrojnë, t’ju trullosin ose, më shumë gjasa, t’ju japin arsye për të hequr dorë nga diçka që duhet të ndiqni tani. Demi Tani që keni vënë topin në lëvizje, bëni kujdes sepse dikush mund të përpiqet të marrë meritat për të gjithë punën tuaj të lodhshme. Ju e dini se kush është kandidati i mundshëm, kështu që bëni gjithçka për të mos e lejuar këtë. Binjaket Një nga leksionet më të rëndësishme që ju duhet të mësoni…

Read More

Këtë të enjte, pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonën e verilindjes, reshje shiu dhe dëbore të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Gjithashtu reshje shiu të dobëta dhe lokale parashikohen lokalisht edhe në zonën e qendrës dhe jugperëndim, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 14-22m/s, shoqëruar me dallgëzimin në…

Read More

Sali Berisha, mbajti sot (25 Dhjetor) një pritje dhe takim me Lidhjen Demokratike të Gruas, pikërisht në ditën e Krishtlindjes. Të pranishëm edhe forumi rinor demokrat dhe përfaqësuese të strukturave të PD. Takimi nisi me një fjalim përshëndetës dhe urim për festat, por edhe me mbi 300 ditët e ”qëndresës”, referuar arrestit shtëpiak të Berishës për dosjen e aferës “Partizani”, teksa drejtueset e LDG-së e quajtën ish-kryeministrin edhe si simbolin e rrugës së shpresës. ”Është një nder i veçantë për mua, në këtë ditë të bekuar, të përshëndes zonjat, zonjushat demokrate, motrat tona, duke kujtuar ditën e shënuar të lindjes…

Read More

2025 po vjen, dhe të gjithë ne duam që të kemi informacione se çfarë do të na presë, në një vit që po lëmë pas me shumë ngjarje. E njohur si “Nostrodamusi i Ballkanit”, Baba Vanga shquhet për parashikimin e eventeve historike si: Sulmi mbi kullat binjake në SHBA, vdekjen e Princeshës Diana si dhe pandeminë që pushtoi botën në vitin 2020. Disa nga parashikimet për vitin 2025: Lufta e Tretë Botërore: Baba Vanga parashikoi se rritja e tensioneve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të ndezë një luftë të tretë botërore. Ajo parashikoi gjithashtu një konflikt të madh…

Read More

Gazeta e përjavshme greke ”Documento”, ka zbuluar detaje të reja nga dosja “Sky ECC” në Greqi, ku u zbuluan disa grupe kriminale me lidhje me njëra-tjetrën, të cilat trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja. Një prej personazheve të implikuar në këtë dosje, është edhe 27-vjecari Aleksandër Sadikaj, i vrarë në Tiranë në vitin 2022. Sipas dojes hetimore, Aleksandër Sadikaj rezulton përdorues i “Encrochat” me kodin “loneeagle” dhe i “Sky ECC” me PIN “BSPN6M”. Sadikaj rezulton person me precedentë të pasur kriminalë në Greqi, i skeduar edhe me mbiemrin Kalemi. Policia greke e ka hetuar atë në këtë dosje prej marsit…

Read More

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka ndarë me ndjekësit një ftesë që ka marrë për të qenë në partinë e deputetit Agron Shehaj, por e ka refuzuar. Malaj tregon arsyet që e çuan në refuzimin e kësaj ftese, mes të cilave thekson se u ka kujtuar se ka qenë prej vitesh deputet i PS. ”Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë…

Read More

Enkelejd Alibeaj, thotë se nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e partive të vogla për listat e mbyllura, do të penalizohen shqiptarët dhe jo partitë. Për të me këtë sistem pjesa që nuk mbështet as Ramën dhe as Berishën nuk kanë arsye të dalin në votime dhe shqiptarët do të qeverisen nga pakica. “Ligji zgjedhor është i partive, por mbi të gjitha i shqiptarëve. Penalizimi që u bëhet shqiptarëve është ky; që lista e mbyllur është e fshehtë nuk del as në fletën e votimit se këta i mban në xhep si njëri, si tjetri. Elektorati është i…

Read More

Numri i të pastrehëve në Bruksel ka arritur në 10 mijë, por numri i strehimoreve është i pamjaftueshëm dhe duhet të merren masa shtesë në kushtet e vështira të dimrit. Në rrugët e kryeqytetit jetojnë rreth 10 mijë të pastrehë. Në qytet ka vetëm një strehimore emergjente për 3.250 persona. Një hotel në rrethin qendror të qytetit Schaerbeek është shndërruar në qendër strehimi për të pastrehët me 104 shtretër. 14 prej shtretërve janë vendosur meshkuj beqarë, ndërkaq në 90 anëtarët e familjeve. Shërbime të tilla si shpërndarja e ushqimeve dhe veshjeve filluan në 12 nga 19 komunat e lidhura me…

Read More

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar se ‘situata do të bëhet kaotike’ nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri më 20 janar, ditën kur ai merr zyrtarisht detyrën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara i hedh një vështrim mundësive për arritjen e paqes, ndërsa administrata e Presidentit Biden po kërkon arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Vuajtje të papërshkrueshme gjatë 14 mujave të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon operacionin ushtarak në Gazë, si hakmarrje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor…

Read More