Himara i ka pritur krishtlindjet ndryshe, këtë vit babagjyshi erdhi nga deti. Me qindra fëmijë e pritën atë në breg të detit duke marrë edhe dhurata prej tij. Për kryebashkiakun Vangjel Tavo, Himara ngre siparin e shumë aktiviteteve që do të pasojnë për të gjallëruar jetën kulturore të qytetit dhe mbi të gjitha për të ofruar një atmosferë edhe më të bukur për turistët në 4 stinët e vitit. “Sot për herë të parë pas shumë vitesh vendosëm që të hapim siparin e festave të Krishtlindjeve këtu në Himarë për të vazhduar më pas me aktivitete të tjera gjatë gjithë…
Author: tirana
Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë të Serbisë zhvilluan një marshim proteste në rrugët e Beogradit. Ata dorëzuan plot 1 mijë letra identike në adresë të Prokurores së Lartë Publike, Zagorka Dolovac, duke i kërkuar që të fillojë të bëjë punën e saj për të bërë drejtësi për tragjedinë në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona. “Studentët presin që ju të luftoni për ligj dhe drejtësi, pa keqpërdorime politike apo korrupsion”, lexohet në letrat e dorëzuara. Prokurorja ka kërkuar një ballafaqim me organizatorët e protestës, por që nuk është pranuar nga studentët. Ndër kërkesat e tyre është dorëheqja e…
Endri Shabani ka komentuar rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të kërkesës së partive të vogla për hapjen e listës dhe ndryshimin e kodit zgjedhor. Shabani tha se ndryshimi i amendamenteve kushtetues për kodin zgjedhor nga Rama dhe Berisha, e bën më të vështirë ndërhyrjen e Kushtetueses. ”Nuk dua të jep pjesë e atyre që sulmojnë gjyqtarët apo gjykatën sa herë që nuk u pëlqen vendimi. Ne këtë debat e kemi bërë në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi dhënë argumentat tona, gjykata nuk e ka gjykuar siç e gjykojmë ne, por unë dua të shoh rezultatet. Rezultati është se ky system zgjedhor, që…
Papa Françesku hapi Portën e Shenjtë, duke nisur zyrtarisht Vitin Jubilar i Shpresës. Pas lutjes së ratit, Ati i Shenjtë iu afrua derës së Jubileut, e fundit në të djathtë të pesë dyerve që lejojnë hyrjen në Bazilikën e Shën Pjetrit, dhe hapi strukturën e bronxtë.E pranishme në ceremoni ishte edhe kryeministrja Giorgia Meloni, së bashku me kryetarin e bashkisë së Romës Roberto Gualtieri dhe presidentin e Rajonit të Lazios, Francesco Rocca. Mes masash mbresëlënëse sigurie, mbi 30 mijë besimtarë ishin mbledhur sakaq në sheshin përpara bazilikës dhe përgjatë asaj që njihet si Via della Conciliazione. Fakti që Papa Françesku…
Qielli i Athinës u mbush me fenerë në prag të Krishtlindjeve gjatë “Natës së urimeve”. Nga sheshi Kotzia qindra qytetarë dërguan me anë të fenerëve prej letre mesazhe të përjetshme të shpresës dhe paqes. Ishin qytetarë të të gjitha moshave, por edhe vizitorë që u mblodhën jashtë bashkisë së Athinës duke ju përgjigjur thirrjes së kryebashkiakut Haris Doukas dhe për të dërguar urimet e tyre në pragun e Krishtlindjeve .“Është një natë urimesh. Mblodhëm mijëra njerëz dhe mijëra urime. Fenerët po udhëtojnë aktualisht në qiellin e Athinës. Jemi shumë të lumtur. Athina feston, bëhet një përqafim i madh dhe një…
Pjesë të tëra të Bosnje Hercegovinës mbetën pa energji elektrike pas reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të fuqishme që shkaktuan gjithashtu kaos edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Kroacinë, Serbinë e Slloveninë. 170 mijë vetë në Bosnje janë pa energji elektrike, pavarësisht përpjekjeve tona për t`i riparuar sa më shpejt difektet, pohoi kompaninë kryesore e energjisë në vend, Elektroprivreda.Autoritetet kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë. Disa zona janë përballur edhe me një bllokim total të trafikut hekurudhor. Zyrtarët në perëndim të Bosnjes, shpallën gjendjen…
Ministria e Emergjenca në Kazakistan që në momentet e para ka njoftuar se mund të ketë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit, brenda të cilit gjendeshin mbi 70 persona, bashkë me ekuipazhin. Avioni i kompanisë ajrore “Azerbaijan Airlines” u rrëzua në qytetin Aktau në Kazakistan. Mediat e huaja shkruajnë se paktën 28 persona kanë shpëtuar, ndërsa të tjerët dyshohet të kenë humbur jetën. Katër trupa të pajetë deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat e avionit.Aeroplani po udhëtonte nga Baku në Azerbajxhan dhe kishte për destinacion Grozny në Çeçeni të Rusisë – duke bërë ulje emergjente rreth tre kilometra larg…
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka ndarë një lajm të veçantë, ardhjen në jetë të një djali në orët e para të mëngjesit të 25 dhjetorit. “Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, shprehet Rama ndërsa ka ndarë edhe foto duke shtuar se në orët e para të 25 dhjetorit erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, shprehet kryeministri Rama. Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, duke përcjellë mesazhe paqeje…
Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit. Blutë njoftojnë se re prej tyre janë arrestuar pasi drejtonin makinën nën efektin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë shkaktuar aksidente, një prej të cilëve me pasojë vdekjen. Njoftimi: Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit: B.V, 53 vjeç, B.Sh,36 vjeç dhe S.G, 37 vjeçe, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur; A.Xh, 37 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale; P.H, 45 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Kukës-Krumë. Sipas informacioneve, ka vetëm dëme materiale.Drejtuesi i një mjeti tha se mungesa e kripës e nxori nga rruga. Probleme nga bora po shfaq edhe autostrada “Ibrahim Rugova” sapo futesh në Kosovë, ku në afërsi të fshatit Zhurë ka disa automjete të bllokuara.Fshatrat Kishaj, Cahan, Muje, Pogaj, Perollaj e Dobrun janë të bllokuara nga trashësia e borës.Disa automjete kanë ngelur të bllokuara në rrugën Kukës-Has.
Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i aksidentit me një viktimë, i ndodhur dy ditë më parë në aksin Vorë-Rinas. Duke drejtuar mjetin, 49-vjeçari është përplasur me mjetin me drejtues një 45 vjeçar. Ky i fundit humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Një avion pasagjerësh Embraer 190, i kompanisë Azerbaijan Airlines, u rrëzua këtë të mërkurë pranë qytetit Aktau të Kazakistanit, gjatë një fluturimi nga Baku drejt Groznyt, kryeqytetit të Çeçenisë. Avioni kishte 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord. Autoritetet raportuan se 27 persona arritën të mbijetonin, përfshirë tre fëmijë, të cilët po trajtohen në një spital të zonës. Sipas Ministrisë së Urgjencave të Kazakistanit, zjarrfikësit shuan flakët pas aksidentit. Një video, ende e paverifikuar zyrtarisht, tregon avionin e përfshirë nga flakët teksa godet tokën, duke u ndjekur nga një re tymi. Pasagjerë të plagosur u panë duke dalë…