Astronautët e bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kanë dërguar një mesazh me rastin e Krishtlindjeve. Sunita Williams, Barry Wilmore, Don Pettit dhe Nick Hague u nisën në hapësirë më 5 qershor në atë që do të ishte një mision testimi tetë-ditor. Por anija kozmike Starliner e prodhuar nga Boeing pësoi disa probleme teknike dhe që atëherë nuk ka qenë në gjendje të kthehet. Në video-mesazhin, të regjistruar më 23 dhjetor, Hague thotë: “Sezoni i festave, ka të bëjë me kalimin e kohës me miqtë, familjen dhe njerëzit e dashur – këtë vit ne do të jemi në orbitë larg…
Author: tirana
NASA ka publikuar pamje mahnitëse nga hapësira, ndërsa ndodhemi në atmosferë festash. Një Pemë Krishtlindjesh është shfaqur në Rrugën e Qumështit, rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.Silueta e pemës është krijuar nga një grup yjesh të rinj midis 1 milion dhe 5 milion vjeç. Këta yje shihen në foto si drita blu dhe të bardha.Ata janë të rrethuara nga gaz në ngjyrë jeshile.Në imazhin e parë, të dhënat optike në ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë u kapën nga astrofotografi Michael Clow nga teleskopi i tij në Arizona në nëntor 2024.Në imazhin e dytë të grupit, të lëshuar në 2023,…
Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth 180 kilogramë dhe i gjatë 120 centimetra. Shkencëtarët që ekzaminuan fosilin që u shfaq gjatë shkrirjes së akullit në qershor, konstatuan se ishte i një këlyshi mamuthi, që jetoi afërsisht 50 000 vjet më parë. Mendohet se mamuthi ka qenë rreth një vjeç kur ka ngordhur, ndërsa është emërtuar Yana për shkak të pellgut të lumit ku u zbulua fosili. Shkencëtarët rusë theksojnë se ky fosil ishte në…
Një avion pasagjerësh me 72 persona në bord (67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit) është rrëzuar sot – në ditën e Krishtlindjeve – në afërsi të qytetit Akhtau në Kazakistan. Sipas informacioneve të para të agjencisë Reuters, janë 12 të mbijetuar. Avioni drejtohej nga Azerbajxhani Airlines dhe ishte nisur nga Baku në Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të mjegullës në Grozny fluturimi u devijua. Shërbimet zjarrfikëse po përpiqen të vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa të mbijetuarit po trajtohen në një spital aty pranë.
Mbrëmjen e Vigjiljes së Krishtlindjes, besimtarë të shumtë u drejtuan drejt Katedrales së Shën Nikollës në Lezhë për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, e cila u celebrua nga Padër Otavio Vitale. Në atmosferën e ngrohtë dhe të përshpirtshme të kësaj nate të shenjtë, Ipeshkvi i Lezhës përcolli një mesazh të fuqishëm për solidaritet dhe humanizëm.Ai bëri thirrje për t’u qëndruar pranë të varfërve, për t’i ndihmuar ata dhe për t’u dhënë shpresë në momentet më të vështira. Po ashtu në mesazhin e tij, Ipeshkvi u ndal edhe te roli i politikanëve shqiptarë, duke i ftuar ata të jenë…
Këngëtarja Parashqevi Simaku ka përçuar një mesazh të ngrohtë urimi për të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve. Përmes një video teksa feston me bashkatdhetarët në SHBA, Simaku ka shprehur dashuri dhe respekt për shqiptarët.“Ju uroj Krishtlindjet të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, me shumë dashuri dhe respekt. Ju përqafoj, zoti ju faltë e ju bekoftë,” ka thënë këngëtarja.
Ndërsa viti po i afrohet fundit, miliona njerëz anembanë botës me padurim pritën këtë periudhë për të vendosur dekorime, drita shumëngjyrëshe, ushqime të shijshme, muzikë të këndshme dhe dhurata emocionuese. Por përtej këtyre, sa dimë ne për Krishtlindjen, tashmë të transformuar në një festë super argëtuese? National Geographic sjell 10 kuriozitete rreth Krishtlindjes: -Krishtlindja është një festë e krishterë që kremton lindjen e Jezu Krishtit, për të cilin të krishterët besojnë se ishte biri i Perëndisë. Për shumicën e njerëzve, festa zhvillohet çdo vit më 25 dhjetor, ditën që Kisha Katolike Romake zgjodhi për të shënuar ditëlindjen e Jezusit. Por,…
Qeveria synon të rehabilitojë linjën hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë si dhe të shtojë këtë linjë me aeroportin e Vlorës në një model të ngjashëm që po aplikohet tashmë në hekurudhën Tiranë-Durrës me shtesën në Rinas. Në një procedurë prokurimi të çelur një ditë më parë Hekurudha Shqiptare sh.a njoftoi se po kërkon një operator që do të kryejë studim projektimin për hekurudhën në fjalë. Në objekt të kontratës është ‘Studimi dhe hartimi i projekt idesë përfundimtare për rehabilitimin e linjës ekzistuese hekurudhore Rrogozhinë – Vlorë dhe studim dhe hartimi i projekt idesë përfundimtare për lidhjen e vijës hekurudhore të aeroportit të Vlorës…
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa vranësirat më të theksuara do të paraqiten në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje – Juglindje duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në orët e para të mëngjesit, por do të…
Festat e fundvitit, pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe ndryshimeve në sjelljet e konsumatorëve, vazhdojnë të mbeten një periudhë ku shqiptarët janë të prirur të shpenzojnë më shumë për të ruajtur traditat dhe atmosferën festive. Ky sezon krijon një kombinim të traditave të njohura dhe të trendeve të reja duke gjallëruar aktivitetin ekonomik dhe duke nxitur blerje në disa kategori specifike. Përtej blerjeve të zakonshme si veshje, dekorime dhe ushqime të posaçme, vihet re një interes gjithnjë në rritje për produkte teknologjike dhe artikuj unikë, që krijojnë një përvojë të veçantë për festat. Një tjetër prirje është rritja e kërkesës për…
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. “Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, shkruan Begaj. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka bërë thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta të njerëzimit, si dashuria, solidariteti, mirëkuptimi dhe falja. “Në këtë ditë të shenjtë të Kruishtlindjes dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.Krishtlindja kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqe, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë…
Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjes, me një mënyrë të veçantë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë me ndjekësit veprën “Krishtlindja”, nga mësues Kostandini shekulli XVII, origjina Vithkuq, Korçë, tashmë të restauruar. Kreu i qeverisë shkruan se kjo vjen si dëshmi arti dhe besimi që nga shekulli i 17. “MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.