Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se strehimi i Milan Radojçiçit në Serbi, mbështetja që i ofron Beogradi me infrastrukturë për trajtime nuk mund të quhet ndryshe përveç koordinim i shtetit të Serbisë me Milan Radojçiqit dhe grupit të tij terrorist për ta zhvilluar më tej luftën hibride kundër Kosovës. Në një konferencë për media ka deklaruar se tanimë Radojçiç nuk mund të organizojë aksione të tipit rus, por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri. Ai ka dhënë detaje për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në veri. ”Kjo është kronologjia e 15 sulmeve nga…

Read More

Ne nuk dimë shumëçka mbi emocionet e njerëve, por diçka e themi me siguri: Nuk dimë asgjë rreth emocioneve të Xumit. Në pak më shumë se dy ditë qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, Xumi na ka ofruar një shumëllojshmëri emocionesh që burojnë nga dashuria: Ajo e humbura dhe ajo e rigjetura. Po, po e dimë: Edhe dashurinë për mamin, por për këtë mbase flasim në një artikull tjetër. Historia e dashurisë me ish-in Ëndrra e Xumit e sinkronizuar me ish-të dashurën ka “pushtuar” çdo rrjet social, ku dikush e quan si një lloj energjie e dikush…

Read More

Në vigjile të festës së Krishtlindjes, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka përcjell një mesazh për të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste. ”Krishti, Princi i Paqes dhe i Dashurisë, me shembullin e Tij na tregon se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës. Gëzuar Krishtlindjen, të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve”,-shkruan Spiropali.

Read More

Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi ankimimin e partive të vogla për listat e mbyllura. Për të kjo Gjykatë nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve. Basha akuzon kryeministrin Rama dhe kreun demokrat Sali Berisha për pazar me votën në 11 maj dhe thotë se nuk do të dorëzohet ndaj këtyre padrejtësive. ”Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.…

Read More

Në vigjile të festës së Krishtlindjes, Imzot Angelo Massafra, president i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare ka përcjell një mesazh për të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste. Mesazhi: Shumë të dashur; jemi duke kremtuar solemnitetin e madh që i bashkon të krishterët anembanë botës në adhurimin e thellë të misterit të parë themelor të fesë sonë: Mishërimi i Fjalës së Hyjit, i cili, me dëshirën e tij, zgjodhi që të bëhej anëtar i familjes njerëzore. Në fakt, “Hyji që të krijoi pa ndihmën tënde, nuk mund të të shpëtojë pa këtë ndihmë”: kështu shprehej Shën Agustini (Sermoni CLXIX, 13), duke…

Read More

Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga partitë e vogla kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes PS dhe PD, sa i përket listave të kandidatëve preferencialë. Formula garanton parashikimin kushtetues që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohet jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore”, pohon Gjykata Kushtetuese. Përmes një njoftimi Gjykata thekson se nuk konstatoi cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët. Sipas trupës kushtetuese, parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve. Për rrjedhojë, ato…

Read More

Një akt i thjeshtë dashamirësie, që u kthye në histori ndërkombëtare. ABC 7, që publikoi videon e Parashqevi Simakut teksa merrte ndihma, raporton historinë e ikonës së muzikës shqiptare. Gazetarja Nina Pineda rrëfen se si në 10 dhjetor, me ekipin e televizionit ndoqën një grup fëmijësh duke shpërndarë ndihma për njerëz të pastrehë. Një dhuratë e thjeshtë që gëzoi zemrën e Simakut. Eleganca e saj më bëri përshtypje, pohon gazetarja, që shton se gjithçka ndodhi më pas quhet mrekulli. Kjo video e shkurtër mjaftoi që njerëzit në Shqipëri ta njihnin menjëherë. Parashqevi Simaku është këngëtare dhe aktore, një thesar kombëtar…

Read More

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë si shkak i një ngjarjeje që dyshohet se është aksidentale. Policia njofton se 68-vjeçari kishte dalë për gjah, por arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje. është shkrepur pa dashje. Krumë/Informacion paraprak Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi H. U., 68 vjeç, banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti. Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Read More

Pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së djeshme ku humbi ndjenjat, ka reaguar deputeti i DP dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. shprehet se nuk i humbi ndjenjat për arsye të tjera shëndetësore, por sepse u shty me forcë nga efektivët e policisë, edhe pse u kishte deklaruar se ishte deputet dhe nënkryetar Kuvendi.Deklarata: Nuk do të kisha reaguar persa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaraten e vet publike e dizinformuese!Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as nxitur ballafaqime…

Read More

Saranda është tronditur sot nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Metoq, ku një 49-vjeçare ka vrarë bashkëshortin me sëpatë. Raportohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt mes çiftit, por duket se gruaja ka pritur që 55-vjeçari të flinte për t’i marrë më pas jetën. Mësohet se çifti Tahiraj kishin 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Read More

Ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në SPAK. Spahia, më 26 Mars të këtij viti u kallëzua në SPAK bashkë me 21 kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale të 14 Majit. Ende nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim. Kujtojmë se Bardh Spahia ishte në SPAK, më datën 2 tetor ku qëndroi për rreth 30 minuta.

Read More

Nuk është hera e parë që kemi parë ndryshime si ky në teknologji, por po ju themi se prej vitit 2025 aplikacioni më i përdorur i komunikimit në botë, nuk do të funksionojë më në disa smartphonë. Nga 1 janari Whatsapp në celularë që janë të prodhimit 10 vjet dhe mbi, nuk do të ketë më akses përdorimi. Po ashtu kompania e Mark Zuckenberg do të ndërpresë punën në modelet e mëposhtme: HTC (One Motorola (Moto G gjenerata e parë, Droid Razr HD dhe Moto gjenerata e parë), Samsung ( Galaxy S3, Galaxy Note II, Galaxy Ace 3 dhe Galaxy…

Read More