Tensionet nuk po mungojnë gjatë protestës së opozitës edhe tek ”Rruga e Elbasanit”. Policia e Shtetit po tenton të shpërndajë protestën teksa ka hasur në përplasjen e Flamur Nokës dhe protestuesve të tjerë. Noka ka shtyrë disa prej policëve, teksa ka qëlluar njërin prej efektivëve me grusht. Më herët aty ishte dhe Sali Berisha por me një grup të vogël u zhvendosën te Bashkia e Tiranës. ”Nuk të pyes ty as ministrin tënd, as Edi Ramën. Do më tregosh mua ti?”, i ka thënë Noka njërit prej efektivëve të policisë.
Author: tirana
Gjatë mosbindjes civile, Policia e Shtetit ka shoqëruar disa militantë tek Pallati me Shigjeta. Ka përpjekje të herëpashershme të policisë për të zhvendosur policinë me qëllim që të lirojë lëvizjen e makinave por ka hasur në rezistencën e protestuesve.
Mosbindja civile po vijon, dhe Polica e Shtetit aktualisht tek ”Pallati me Shigjeta” po tenton të shpërndajë protestuesit. Megjithatë protestuesit kanë kundërshtuar këtë vendim duke u përplasur me Policinë dhe duke thirrur emrin e Sali Berishës. Tensione mes protestuesve dhe policisë ka patur edhe tek zona e ”Zogut të Zi”. Policia tashmë po tenton shpërndarjen e protestuesve për shkak të bllokimit të rrugëve në 5 pika të kryeqytetit nga opozita dhe PD-ja. mesa duket policia ka nisur një aksion për shpërndarjen e protestuesve në 5 pikat në Tiranë. Protestuesit kishin arritur në ”Zogun e Zi” të bllokonin edhe rrugën dytësore…
Sali Berisha në protestën e pestë të mosbindjes civile, ku këtë herë është edhe vetë fizikisht, tha se diktaturat përmbysen me armë, ose me mosbindje civile. I pyetur nga mediat nëse paralajmëron skenar të njëjtë me atë në Siri, Berisha u përgjigj: ”Po nuk ka nevojë. Diktaturat përmbysen ose me armë, ose me mosbindje civile. Nuk i reziston dot ai mosbindjes civile. Ju e patë Asadin si përfundoi? 35 mijë ushtarë të Asadit me 300 rebelë. Por ia mbathën. Nuk i mbron kush diktatorët”. Nga ana tjetër, duke theksuar se me Ramën nuk ka zgjedhje, Berisha tha se nuk do…
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi i pranishëm në rrugë për mosbindjen civile, tha se kemi një protestë paqësore. ”Nuk na tremb as policia as kushtet e motit. Policia nëse provokon do të ketë përplasje. Nëse duan të provokojnë protestën, bujrum. Kanë bërë thirrje për të shkelur ligjin, jo për të liruar rrugën. Sa herë qytetarët bërtasin qytetarët ‘Rama ik’, del Policia me megafon dhe bën thirrje për lirimin e rrugëve”, tha Blushi. Nga ana tjetër, deputeti i PD-së Saimir Korreshi tha se është një protestë brenda pritshmërive. ”Mllefi është gjithkund. Edhe pse moti nuk na favorizon, protesta do…
Sali Berisha i është bashkuar mosbindjes civile. Për herë të parë pas lirimit nga ”arresti shtëpiak” pas 11 muajve, kreu i PD-së doli nga selia blu dhe iu bashkua protestës në rrugën e Elbasanit. ”Është një revoltë e qytetarëve kundër narko-diktatorit. Është një dimër i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe padronin e Beogradit. Në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë, argati nuk ka të ardhme”, tha Berisha. Nga ana tjetër, ai përshëndeti qytetarët e Tiranës dhe i siguroi se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë. ”Nuk…
Partia Demokratike sikurse e kishte paralajmëruar, ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërndarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar kështu qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të zgjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.…
Rrjeet sociale janë një pikë që qeveritë në Europë po marrin masa. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, thotë se do të marrë masa ndaj rrjeteve sociale, por nuk do të bëjë bllokime të rrepta. Pa demonizuar teknologjinë, ka thënë ai, ne do të fokusohemi në mbrojtjen e të miturve nga varësia dixhitale. Sipas kreut të qeverisë greke në 30 dhjetor, në një aktivitet të veçantë me të gjithë ministrat përkatës, ai do të prezantojë planin gjithëpërfshirës për të trajtuar këtë problem real. “Ne e dimë që të vetëm si vend nuk mund ta zgjidhim problemin. Prandaj synimi ynë është të marrim…
Ministrja Albana Koçiu pa nga afër sot pajisjet mjekësore moderne që i janë shtuar laboratorit të Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3 në Tiranë dhuruar nga drejtori i Fondacionit “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari. Koçiu theksoi se këto pajisje të teknologjisë së avancuar do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e analizave laboratorike, duke mundësuar diagnostikime më të sakta dhe efikase për 280 mijë qytetarët që marrin shërbime në këtë qendër. Ministrja deklaroi se “jemi duke punuar edhe për të shtrirë një plan mbështetje me aparatura të teknologjisë së lartë. Janë 100 milionë lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2025 që…
Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit te Liverpool. Egjiptiani ka gjetur formën e tij më të mirë dhe është shfaqur vendimtar me golat e tij. Dopieta e shënuar ndaj Tottenham, ka bërë që Salah të futet te shënuesit më të mirë në historinë e Liverpool. Me 15 gola dhe 11 asiste, Salah bëhet lojtari i parë në historinë e Premier League, që arrin numra dyshifrorë për gola dhe asiste para Krishtlindjeve. Sulmuesi është ngjitur në vendin e katërt, sa i përket golashënuesve më të mirë në historinë e Liverpool.
Këtë të hënë Gjykata Kushtetuese ka votuar pro qëndrimit të Gjykatës së Lartë për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt më 10 mars 2025. Vendimi është marrë nga mbledhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Qarku i Kukësit është prekur nga situata e motit të keq, ku ka pasur reshje bore dhe temperatura të ulëta. Për këtë shkak Policia e Kukësit ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane dhe rurale, për të këshilluar dhe ndihmuar drejtuesit e mjeteve. Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe me firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga bora. Në të gjitha akset rrugore ka prezencë të reshjeve të borës. ”Akset rrugore “Bajram…