Author: tirana

Nga av. Gurali Brahimllari   Në datën 19 Dhjetor 2024, Dhoma e 25-të Penale e Gjykatës Rajonale të Berlinit, ka përfudnuar shqyrtimin e çështjes 525 KLs 8/22, 279 Js 30/22, ndaj një personi të paraburgosur me akuzat e trafikimit të gjërë të lëndëve narkotike. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëherëshëm të të akuzuarit, për shkak se vlerësoi të papërdorshme të dhënat (rezultatet e pergjimeve) të EncroChat, të cilat u paraqitën nga Prokuroria, si prova, për disa episode, të ndodhura në pranverë të vitit 2020 Nga publikimi i përmbledhjes së vendimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Klimke, sqarohet se baza e akuzës ishin ekskluzivisht mesazhet EncroChat sipas bisedave të përgjuara nga autoritetet franceze. Gjykata ka shqyrtuar detajet e mënyrës së mbledhjes të të dhënave nga autoriteti i vendit të origjinës si dhe ka analizuar procesin formal të dërgimit të tyre për autoritetet ligjzbatuese në Gjermani dhe ka arritur në përfundimin se të dhënat e EncroChat ishin të papërdorshme në këtë gjykim. Duke shqyrtuar çështjet e mënyrës teknike dhe procedurale tëpërftimit dhe marrjes së të dhënave EncroChat, Gjykata Rajonale e Berlinit, shpjegon…

Read More

Dy persona të shpallur në kërkim kanë përfunduar nën pranga. Autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës, kanë arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe një 46-vjeçar i kërkuar për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, masë e vendosur për veprën “grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ky shtetas ishte i përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilat ishin të…

Read More

Ditën e sotme, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport. Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Read More

“Shkodra Elektronike” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku. Elvana Gjata arriti të marrë vendin e dytë me këngën “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë. Të parat që u numëruan ishin votat e jurisë profesioniste, të cilat përsëritën rezultatin përfundimtar me “Shkodrën Elektronike” në vend të parë, Elvana Gjata në vend të dytë dhe vendi i…

Read More

Sistemet mbrojtëse ruse ka shkatërruar një numër të konsiderueshëm dronesh ukrainas gjatë natës. Sipas informacioneve që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes ruse, gjatë natës janë shkatërruar nga sistemet mbrojtëse mbi 42 dronë ukrainas mbi pesë rajone ruse. Njëzet dronë u rrëzuan mbi rajonin e Oryolit, tetë dronë u shkatërruan në secilin nga rajonet e Rostovit dhe Bryanskut, pesë në rajonin e Kurskut dhe një mbi Krasnodar Krai, tha ministria në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram. Një sulm shkaktoi një zjarr në një objekt të infrastrukturës së karburanteve në fshatin Stalnoi Kon. “Faleminderit, falë reagimit të shpejtë, pasojat e…

Read More

Një i ri hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës të shtunën në mbrëmje, ndërsa u largua menjëherë pasi sistemi i alarmit të bankës u aktivizua. Pavarësisht se personi u kap nga kamerat e sigurisë ai ende vijon të jetë i paidentifikuar. Policia e Korçës po vazhdon hetimet për të identifikuar të riun që dyshohet se hyri me forcë në ambientet e bankës, duke mbajtur një celular në dorë që dyshohet se e ka përdorur për të bërë foto apo video. Sipas të dhënave, kërkimet e policisë janë shtrirë…

Read More

TIRANË- Shqipëria pritet të përfshihet nga mot i keq dhe me reshje shi të dendura në ditët në vijim. Ministria e Mbrojtjes ka apeluar për strukturat qendrore dhe vendore, që të jenë në gatishmëri, të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjtes, më 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Ndërkohë në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore. Ministria e…

Read More

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol. Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të plagosur. Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 3-4 persona por  19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë. Ata kanë të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe…

Read More

Informacion paraprak Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Materialet procedurale u referuan…

Read More

VLORË- Dy të mitur janë ndaluar nga Policia e Vlorës për veprën penale të vjedhjes. Policia thotë se të miturit, në bashkëpunim me një të tretë i kanë vjedhur me dhunë portofolin një 66-vjeçari mbrëmjen e së shtunës. Sipas Policisë, 66-vjeçari kishte në portofol një shumë monetare të konsiderueshme. Të miturit janë dërguar në komisariat dhe priten të merren në pyetje në prani të psikologut.

Read More

SPANJE – Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pranoi se skuadra e tij ishte me fat që fitoi 2-1 ndaj Barcelonës. Argjentinasi ka thënë se Barcelona e meritonte plotësisht fitoren, por ky është futbolli dhe se është i lumtur që morën tre pikët. “Ishte një ndeshje që Barça meritonte ta fitonte disa herë, por ky është futbolli. Jam i lumtur, nuk mund të gënjej. Ne vuajtëm. Barça luajti shumë mirë, ata sulmuan gjatë gjithë kohës”. “Patëm një natë të mrekullueshme në mbrojtje. Lojtarët janë gati për të garuar. Gjëja më e fortë që kemi është grupi që është ajo që ne…

Read More