Author: tirana

Qarku i Kukësit është prekur nga situata e motit të keq, ku ka pasur reshje bore dhe temperatura të ulëta. Për këtë shkak Policia e Kukësit ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane dhe rurale, për të këshilluar dhe ndihmuar drejtuesit e mjeteve. Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe me firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga bora. Në të gjitha akset rrugore ka prezencë të reshjeve të borës. ”Akset rrugore “Bajram…

Read More

Sërish vendi është përfshirë nga një mot i keq, ku në Durrës kanë ndodhur përplasje, në Vlorë është dhënë një alarm për përmbytje si në herën e shkuar. Nga ana tjetër edhe veriu ka probleme. Durrës Manovrat për t’u ankoruar në det me mot të trazuar shkaktuan përplasjen e dy trageteve në portin e Durrësit. Nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që si pasojë e motit të keq një traget që nisej këtë mesditë nga Bari ka pezulluar lundrimin, ndërsa një tjetër do niset pa udhëtarë. Për anijet e tonazhit të ulët dhe…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, firmosën këtë të hënë një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën, Universiteti do të ndihmojë qeverinë në fushat e konsulencës dhe ekspertizës për kërkime shkencore për nevoja të qeverisë në fusha të ndryshme. Mazniku tha se ky bashkëpunim është i rëndësishëm në kuadër të aksesimit të fondeve të Bashkimit Europian ku do të duhen stafe të trajnuara dhe të afta për të thithur fonde. ”Unë mendoj që kjo është një farë, një element i parë, një embrion i një bashkëpunimi që mund të bëhet…

Read More

Biznesmeni Elton Ilirjani ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se edhe pse ka kaluar një javë nga gjetja dhe strehimi i Parashqevi Simakut, askush nga ata “donatorët” që thanë se do ta ndihmonin, nuk e kanë bërë. Ai tha se shifrat e arritura në “gofundme” është e ulët në krahasim me atë që nevojitet për të marrë një shtëpi për divën e muzikës. Sipas tij, persona biznesmenë që kanë deklaruar se do ta ndihmonin nuk e kanë bërë këtë.

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit rëndon pozitën e ish-kreut të Lezhës, Fran Frrokaj. Trupa gjykuese e gjeti fajtor për “shpërdorim të detyrës” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Lezhës. Ai u dënua me 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht, Frrokaj duhet të vuajë 2 vite dhe 8 muaj heqje lirie. Ai dyshohet se ka abuzuar dhe ka tjetërsuar 66 mijë metra katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhurn në Shëngjin. Frrokaj ishte dënuar me herët nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 3 vite burg…

Read More

Reshje të dendura bore kanë rënë në zonën e Korçës, teksa kushtet e motit janë përkeqësuar në të gjithë vendin. Në akset Boboshticë-Dardhë dhe Zëmblak-dogana Goricë vazhdon puna për largimin e dëborës nga rruga dhe kriposjen. Qarkullimi vijon normalisht në qarkun e Korçës dhe çdo aks po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.

Read More

Është shënuar debati i parë i këtij edicioni të “Big Brother Albania vip 4”, ku protagonist është G Bani. Ky i fundit është konfliktuar me disa banorë, ndërsa e gjitha nisi nga një debat fillestar me Valbonën. Teksa Valbona lahej, G Bani qëndronte pas xhamit duke e parë me “sytë ngulur”, gjë e cila ka bezdisur moderatoren. Pas disa momentesh, Valboni i kërkoi që të largohen nga xhami, por G Bani ka refuzuar me këmbëngulje. Në një moment këngëtari shprehet se është “i etur për të parë trup femre”. Situata përfshiu edhe banorë të tjerë që kanë kundërshtuar këtë veprim…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një deklarate pasi u rrëzua në Konferencën e kryetarëve Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit. Bardhi thekson se refuzimi i mazhorancës dëshmi e qartë se projekti nuk i shërben interesave të qytetarëve. “Një mazhorancë që ka bindjen se projekti është në interes të zhvillimit, pse ka frikë nga transparenca, pse ka frikë nga hetimi parlamentar, pse pengon ushtrimin nga opozita të të drejtës së saj për kontroll parlamentar? Pengimi ka vetëm një qëllim: Të fsheh për pak kohë aferën korruptive të Portit të Durrësit, edhe pse ajo po…

Read More

Një tjetër ngarkesë me mandarina shqiptare është bllokuar në Kroaci. Sistemi i alarmit për ushqimet në BE ka njoftuar për një tjetër sasi agrumesh që janë trajtuar me një pesticid të ndaluar për përdorim. Kjo është ngarkesa e katërt me mandarina shqiptare që Kroacia bllokon për të njëjtin problem. Autoriteti kombëtar i Ushqimit konfirmon se kjo ngarkesë është asgjësuar në Kroaci. Ministria e Bujqësisë nga ana tjetër njofton se po vijojnë kontrollet në terren për të gjetur nga kanë hyrë pesticidet që nuk duhet të përdoren nga fermerët shqiptarë. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjektet që tregtojnë Produkte…

Read More

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Shkodër. Një 29-vjeçar që fillimisht ka goditur babanë e tij me sende të forta dhe me mjet prerës, ka kërcënuar se do ta vriste.Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ku policia ka marrë njoftimin se djali dhunonte dhe kërcënonte babanë e tij. Policia thotë se u arrestua në flagrancë, R. L., 29 vjeç.Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari N.L., u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për…

Read More

Në festat e fundvitit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që rikthehen në atdhe, duke shtuar fluksin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e sigurisë në tërësi, si dhe u ndal tek lehtësimi i lëvizjes në pikat kufitare ndërmjet dy vendeve, ku konkretisht ka një rritje të fluksit të qytetarëve që kthehen në atdhe për festa. “Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, theksova nevojën për rritjen e komunikimit mes autoriteteve…

Read More

Nga av. Gurali Brahimllari   Në datën 19 Dhjetor 2024, Dhoma e 25-të Penale e Gjykatës Rajonale të Berlinit, ka përfudnuar shqyrtimin e çështjes 525 KLs 8/22, 279 Js 30/22, ndaj një personi të paraburgosur me akuzat e trafikimit të gjërë të lëndëve narkotike. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëherëshëm të të akuzuarit, për shkak se vlerësoi të papërdorshme të dhënat (rezultatet e pergjimeve) të EncroChat, të cilat u paraqitën nga Prokuroria, si prova, për disa episode, të ndodhura në pranverë të vitit 2020 Nga publikimi i përmbledhjes së vendimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Klimke, sqarohet se baza e akuzës ishin ekskluzivisht mesazhet EncroChat sipas bisedave të përgjuara nga autoritetet franceze. Gjykata ka shqyrtuar detajet e mënyrës së mbledhjes të të dhënave nga autoriteti i vendit të origjinës si dhe ka analizuar procesin formal të dërgimit të tyre për autoritetet ligjzbatuese në Gjermani dhe ka arritur në përfundimin se të dhënat e EncroChat ishin të papërdorshme në këtë gjykim. Duke shqyrtuar çështjet e mënyrës teknike dhe procedurale tëpërftimit dhe marrjes së të dhënave EncroChat, Gjykata Rajonale e Berlinit, shpjegon…

Read More