VLORË- Dy të mitur janë ndaluar nga Policia e Vlorës për veprën penale të vjedhjes. Policia thotë se të miturit, në bashkëpunim me një të tretë i kanë vjedhur me dhunë portofolin një 66-vjeçari mbrëmjen e së shtunës. Sipas Policisë, 66-vjeçari kishte në portofol një shumë monetare të konsiderueshme. Të miturit janë dërguar në komisariat dhe priten të merren në pyetje në prani të psikologut.
Author: tirana
SPANJE – Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, pranoi se skuadra e tij ishte me fat që fitoi 2-1 ndaj Barcelonës. Argjentinasi ka thënë se Barcelona e meritonte plotësisht fitoren, por ky është futbolli dhe se është i lumtur që morën tre pikët. “Ishte një ndeshje që Barça meritonte ta fitonte disa herë, por ky është futbolli. Jam i lumtur, nuk mund të gënjej. Ne vuajtëm. Barça luajti shumë mirë, ata sulmuan gjatë gjithë kohës”. “Patëm një natë të mrekullueshme në mbrojtje. Lojtarët janë gati për të garuar. Gjëja më e fortë që kemi është grupi që është ajo që ne…
Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive. Gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar 6303 hyrje dhe 2444 dalje. Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar më pas në varësi të situatës. Ndërkohë ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.…
HIMARË– Kryeministri i vendit Edi Rama në Himarë, ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme. Ai theksoi se ky proces nuk ka qenë aspak i lehtë, por falë punës intensive është realizuar. Shefi i qeverisë vlerësoi kryebashkiakun e Himarës Vangjel Tavon. “Ky proces nuk ka qenë aspak I lehtë. Ne do të vazhdojmë me AMTP-të, që janë një tjetër sfidë më vete si rezultat i problematikash, që e kemi thënë, e kemi shpjeguar, që të gjithë e dimë, pasi zona e Himarës, ashtu dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur problem…
ITALIA- Italia po forcon masat e sigurisë pas sulmit të së premtes në Gjermani në sheshin Magdeburg në një treg rrugor që shkaktoi 5 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur. Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, rekomandoi kështu “vëmendjen maksimale” për drejtuesit e forcave të sigurisë për ngjarjet në rrugë, duke i ftuar gjithashtu që të intensifikojnë monitorimin e qarqeve radikale islamike. Vëmendja maksimale për të garantuar miratimin e të gjitha nismave për mbrojtjen e ngjarjeve në rrugë (tregje Krishtlindjesh, procesione, ceremoni jubilare, koncerte) është rekomandimi i ministrit për forcat e policisë. Dhe masat nuk duhet të merren vetëm në qytetet…
Një taksist 26-vjeçar, me iniciale A. P., është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka grabitur një klient. Blutë e kryeqytetit sqarojnë se në kuadër të operacionit “Night” në pranga u vu 26-vjeçari, shoferi i taksisë, i cili i vodhi me dhunë klientit një shumë parash dhe dy aparate celularë. “Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat…
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për funksionimin e Starlink tashmë edhe në Kosovë. Kurti shkruan se është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi për qasjen në internet në çdo lokacion të territorit të Republikës së Kosovës. Më tej shprehet se Starlink ka pasur rëndësi të madhe në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare. POSTIMI I PLOTË I KURTIT: Starlink tash edhe në Kosovë. Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet…
Një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në Ahaia të Greqisë, është shkatërruar nga antidroga e Patras. Sipas Policisë, janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar sasi kokaine dhe marijuane. Sipas informacioneve, katër persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, kishin krijuar një grup kriminal dhe shpërndanin sasi të mëdha kokaine në Patra dhe Kato Ahaia. Mirëpo, ata nuk i kanë shpëtuar radarit të efektivëve të Departamentit të Drogës në Policinë e Patrës, të cilët i kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre për më shumë se 4 muaj. Kontrollet në banesat e 4 trafikantëve dhanë rezultat, pasi u sekuestrua…
SHBA- Aktrimi i Blake Lively me Justin Baldoni në filmin “It Ends With Us” solli 350 milionë dollarë fitime, por duket se bashkëpunimi i tyre ka pasur shumë probleme. Aktorja 37-vjeçare së fundmi ka ngritur një padi kundër kolegut të saj për ngacmim seksual gjatë xhirimeve. Sipas ankesës së Lively, gjërat u përkeqësuan aq shumë gjatë prodhimit të filmit, i cili u shfaq në gusht të këtij viti, sa u mbajt një takim për të adresuar akuzat e saj për një mjedis pune armiqësor, ku mori pjesë edhe bashkëshorti i aktores, Ryan Reynolds. Si pjesë e takimit të tensionuar, Lively dhe Reynolds kërkuan që “nuk…
Nëse aprovohet rregullorja e miratuar nga Kongresi në Brazil, përdorimi i celularëve do të ndalohet në shkollat fillore dhe të mesme. Duke marrë parasysh efektet negative në shëndetin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, Kongresi miratoi një rregullore për ndalimin e përdorimit të celularëve në shkollat fillore dhe të mesme. Nëse rregullorja miratohet nga presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, përdorimi i telefonit nuk do të lejohet në shkollat fillore dhe të mesme. Lidhur me këtë çështje, ministri i Arsimit, Camilo Santana deklaroi se do të ishte vendimi i duhur për të kufizuar përdorimin e pajisjeve celulare në…
Autoritetet në shtetin Victoria kanë leshuar urdhra për evakuim pas një zjarri të përhapur në rajonin Grampians. Mediat raportojnë se policia ka informuar komunitetet lokale në pjesën perëndimore të shtetit Victoria për kërcënimin dhe u ka kërkuar njerëzve që të largohen menjëherë, me një zjarr në rajonin Grampians më shumë se i trefishuar brenda 24 orëve. Policia gjithashtu u ka kërkuar pushuesve që të shmangin zonën pasi zjarri atje po përhapet. Njerëzve në Bellfield, Bellfield Settlement, Flat Rock Crossing, Fyans Creek, Halls Gap dhe Grampians u është kërkuar që të evakuohen menjëherë. Zjarri është përhapur në një madhësi prej më…
Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet në Korçë. Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme. Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë. Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori. Grupi…