Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare do të mbyllë platformën TikTok për një vit, shkruan La Republica”. Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla. Muajin e kaluar një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një debati që filloi në rrjetet sociale. Qeveria shqiptare do të bllokojë aksesin në TikTok në të gjithë territorin, të paktën për një vit, duke filluar nga javët e para të 2025. Lëvizja e shpallur sot nga kryeministri Edi Rama kundër platformës së rrjeteve sociale, e cila, sipas kryeministrit,…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter është regjistruar pak minuta më parë në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 38 km në veriperëndim të Patrës, në një thellësi fokale 10 km. Nuk raportohet për të lënduar, teksa lëkundja e parë është pasur nga disa tërmet me magnitudë më të vogël.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se deputeti Agron Shehaj është në shërbim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Noka tha se jo çdo njeri, babai i të cilit kapet duke vjedhur qilimat e vilës së Petrit Dumes, konsiderohet i burgosur politik. Noka i drejtoi 3 pyetje për të cilat tha se priste përgjigje nga Agron Shehaj. “A ke ngrënë drekë në Firence me Engjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe vëllain e Kryebashkiakut të Tiranës? A ke biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali? A ju ka sjellë nga Italia Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj dhe të çuan te Lulzim…

Read More

Jurgen Uldedaj ia ka dalë të mbrojë titullin IBF International Cruiser pasi mposhti pas dy raundesh rivalin boshnjak Edin Puhalo. Në arenën “The Hall”, boksieri lezhjan mposhti rivalin që në karrierë shënon 24 fitore, 23 nga të cilat me K.O. (knockout) dhe vetëm dy humbje. Në raundin e dytë Uldedaj fitoi me K.O. teknik dhe të ngrinte flamurin kuqezi. Ky është suksesi i 19-të në karrierë për Jurgenin, 8 mes të cilave me K.O.; ndërkohë që shqiptari ka vetëm një humbje. Fitorja e rendit 27-vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë për 4 federatat e boksit…

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vendosur kurora me lule në vendin e tragjedisë së mbrëmshme në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, ku deri tani janë 5 jetë të humbura. Scholz tha që janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme dhe se do të veprohet me forcën e ligjit. “Çfarë akti i tmerrshëm është të plagosësh dhe vrasësh kaq shumë njerëz me një brutalitet të tillë. Kemi mësuar se mbi 200 persona janë plagosur. Pesë kanë vdekur deri më tani. Një numër i pabesueshëm, gati 40 janë plagosur rëndë. Është e rëndësishme që ne të sqarojmë situatën dhe kjo…

Read More

Të paktën 8000 qytetarë shqiptarë kanë hyrë vetëm sot prej Kakavijës dhe sipas autoriteteve dyndja e njëkohshme e ka shkaktuar radhën. Në Kakavijë radha e mjeteve në hyrje për në Shqipëri është rreth 1 km. Koha e pritjes në radhë aktualisht është rreth 2 orë ndërsa pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 në dalje. Situata të ngjashme krijohen në mënyrë periodike në vigjilje të festave të fundvitit dhe pashkëve ndërsa fluksi pritet të vijojë me ritme të larta në hyrje për në Shqipëri deri në fund të dhjetorit. Rreth 700 qytetarë janë duke…

Read More

Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prishtinë, vijon të ketë jehonë. Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi edhe fjalimin e kryeministrit Albin Kurti si të ftohtë, madje shumë më larg edhe se kryeparlamentares Elisa Spiropali. “Po t’i referohesh fjalimit të Elisa Spiropalit, fliste më shumë për bashkimin kombëtar shqiptar, sesa fjalimi i Albin Kurtit. Edhe Vjosa Osmani foli më shumë se Kurti për bashkim kombëtar. Kurti para 4 vitesh i premtoi këto, një shtet, një flamur etj., por në fjalimin e tij i përmendi më pak se të tjerët, madje edhe se Glauku (Konjufca)”, shprehet Spahiu. Pse nuk…

Read More

Laçi mori një fitore me përmbysje 3-1 ndaj Tiranës,në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligë. Kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh minimal, pas golit të shënuar nga Ndreca në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë ndeshja foli për kurbinasit. Cordeiro Melo, me dy gola të shpejtë për Laçin, në minutat 47 dhe 51 përmbysi rezultatin, duke kaluar festën te vendasit. Takimin e vulosi Traore, që shënoi të tretin në minutën e 60, duke i dhënë goditjen përfundimtare Tiranës. Laçi ngjitet në vendin e shtatë me 20 pikë, duke parakaluar bardheblutë, të cilët tani zbresin…

Read More

Një festë e madhe do të jetë edhe Nata e Nostalgjisë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Këngët që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite do të vijnë të interpretuara në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63. Sonte do të jepet edhe një video ku Parashqevi Simaku do të përshëndesë shqiptarët. Vota e jurisë do të përcaktojë sonte 15 finalistët, të cilët do të performojnë në natën e 4-tërt finale të Fest 63, ndërsa në natën finale, gjykimit të jurisë do t’i bashkohet edhe vota e publikut. Në këtë edicion do të ketë vetëm një këngë…

Read More

Psikologu i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Elidon Shehu, tha se një sërë veprash penale kryhen nga të miturit. Ai tregoi se janë një sërë faktorësh që i shtyjnë të miturit të kryejnë vepra penale. Por, përveç rasteve kur të miturit kryejnë vepra penale, jo në pak raste ata bien pre e tyre, e kryesisht të dhunës në familje. Psikologu thotë se fenomeni i dhunës, ndryshe nga vitet e mëparshme po denoncohet në polici. Gjatë vitit 2024, statistikat tregojnë se të miturit kanë rënë pre e dhunës, e kryesisht në familje. Janë regjistruar 14 raste të keqtrajtimit të tyre,…

Read More

Të hënën demokratët kanë mosbindjen civile. Njësoj si në tubimin e fundit edhe në 23 dhjetor, demokratët do të shpërndahen në 5 pika në Tiranë dhe do të synojnë bllokimin e trafikut në kryeqytet. Protesta do të të nisë në orën 17:00 dhe do të bllokohen disa nyje kryesore në Tiranë, të cilat janë kryqëzimi te Xhamia e Namazgjasë, Pallati me Shigjeta, sheshi Willson, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe rruga pranë Bashkisë Tiranë. Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, lideri i opozitës i cili prej 27 nëntorit…

Read More

Dramat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” vazhdojnë të marrin vëmendjen e publikut. Drenusha dhe Xheneta kanë shfaqur shqetësime të mëdha, duke krijuar një atmosferë paniku mes tyre. Drenusha shprehu frikën për mënyrën se si njëri prej lojtarëve po i eliminon të tjerët nga gara. “E qiti Anisën, e qiti Lelën, ky ka me na hongër krejtëve,” tha ajo, duke aluduar për strategjinë agresive të banorit në fjalë. Xheneta, e cila ndante të njëjtin mendim, pranoi se shqetësimi për këtë situatë e kishte mbajtur zgjuar gjatë natës. “Edhe unë të njëjtin gjë po e mendoj, kurrë gjumi mbrëmë s’më…

Read More