Author: tirana

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë. Flakët kanë përfshirë automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një automjet zjarrfikës për të shuar flakët. Si pasojë e rrjedhjes së gazit, makina ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Read More

Me uljen e temperaturave, janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të qarkut Shkodër. Reshjet vazhdojnë me intensitet të ulët edhe këtë të shtunë në zonën e Vermoshit në Malësi të Madhe si dhe drejt Thethit. Trashësia e borës është rreth 20 cm. Mjetet në këto akse duhet të lëvizin të pajisur me zinxhir.

Read More

Policia e Korçës ka goditur një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës në doza. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi” u vunë në pranga katër persona, mes tyre një shtetas turk. Efektivët e policisë, pas informacionit të marrë në rrugë operative për disa shtetas nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionin e marrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për një automjet me targa të huaja që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, automjet me…

Read More

Rusia ndërmori një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë pas dy të vrarë e dhjetëra të plagosur. Bombardimet e orëve të fundit shkaktuan një valë të madhe tymi e flakësh mbi Kiev, ndërsa raketat prekën edhe ambasadën shqiptare. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller në një postim në rrjetin e tij social ‘X’ shprehet se SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi ambasadën e Shqipërisë në Ukrainë.“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit sot që vrau një civil…

Read More

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjetorit, Armenia i njeh të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Sipas tyre, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve. Kjo do të thotë se shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Armenisë, pasi të pajisen me vizë. Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – të shpallur në shkurt të vitit 2008 – kryesisht për shkak të implikimeve për pretendimet e veta territoriale. Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në mbi…

Read More

Dy ditë pas bombardimit të rebelëve shiitë Houthi, Izraeli tha sot se një raketë e lëshuar nga Jemeni kishte goditur Tel Avivin, duke plagosur 16 persona. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023, Houthi-t kanë nisur disa sulme kundër Izraelit, duke pretenduar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët. “Pasi u dëgjuan sirenat në Izraelin qendror, u zbulua një raketë e lëshuar nga Jemeni dhe u bënë përpjekje për ta kapur atë, por pa sukses”, tha ushtria izraelite në Telegram. Pas sulmit, 16 persona janë plagosur lehtë nga xhamat e thyer, mes tyre një…

Read More

Ulja e temperaturave në Bulqizë ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit. Reshjet e dëborës janë të pranishme edhe në disa fshatra të thella të Njesisë administrative Zerqan, Ostren dhe Martanësh.Prezencë të reshjeve ka edhe tek minierat e Zones D, Ternovë dhe Martanesh. Aktualisht nuk ka vështirësi në rrugët qe të çojnë për tek mimiera, e megjithatë policia bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes pasi terreni ku kalojnë rrugët është i vështirë.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”. Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin Eugen Meka, 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje Eugen Meka, dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Read More

Një makinë u përplas në një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut të premten mbrëma. Sipas mediave, të paktën 2 persona kanë humbur jetën. Raportohet se rreth 80 të tjerë janë plagosur. Kryeministri i shtetit të Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff tha se policia ka marrë në paraburgim shoferin, një shtetas saudit dhe beson se ai ka vepruar i vetëm. Policia e Magdeburgut njoftoi gjithashtu një arrestim në internet. Haseloff tha se burri ishte një mjek me status të përhershëm qëndrimi dhe se ai ka jetuar në Gjermani që nga viti 2006. Ai kishte përdorur një…

Read More

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në rrugën “Vllazërimi”, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si Denis.H.Top Channel mëson se ka ndodhur një përplasje mjetesh ku mjeti me targa angleze tip Volkswagen është përplasur me një kamion tip ‘Scania’ me targa AA 445 HX që ka qenë i ndaluar. Si rezultat ka humbur jetën një person.

Read More

Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitkave të Kosovës. Rreth 800.000 kosovarë jetojnë e punojnë aktualisht në vendet e BE-së. Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë 90 përqind të popullsisë, serbët mbi tre përqind. Të dhënat lidhur me popullsinë serbe, sipas Entit të Statistikave të Kosovës bazohen në vlerësime, sepse shumë prej pjesëtarëve të minoritetit serb e kanë bojkotuar censusin. Censusi në Ballkan çështje delikate Kosova vuan prej emigracionit masiv prej nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Sipas tij pritet që puna të përfundojë verën e vitit 2025.“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i rrugës së re Shëngjin-Velipojë, një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër që pritet të përfundojë këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More