Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok. Duke folur pas mbërritjes të mërkurën në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Osmani tha se “duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”. Ajo tha se takimet si ky samit janë rast i mirë për ta çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit, por se, sipas…
Author: tirana
Përfaqësuesit e transmetuesit zviceran SRG SSR gjatë një konference për shtyp zbuluan detaje rreth temës dhe fazës së edicionit të 69-të të Eurovizion. Qyteti i Bazelit do të presë garën në Stadion St. Jakob Park. I frymëzuar nga tradita zvicerane e demokracisë së drejtpërdrejtë, drejtori artistik Artur Deyneuve zgjodhi “dëgjimin” si temë qendrore të konkursit, duke e quajtur atë “Uniteti i jep formë dashurisë”. ”Nëse dëgjojmë njëri-tjetrin, gjejmë dashurinë”-tha ai. Zemra e Eurovisionit simbolizon dialogun, unitetin dhe fuqinë e muzikës për t’i afruar njerëzit. ”Qëllimi ynë ishte të krijonim një koncept revolucionar skenik, një përvojë holistike që nuk e kemi…
Për herë të parë në historinë e saj, Tirana brenda një periudhe 9-vjeçare ka 109 çerdhe dhe kopshte, si dhe 45 shkolla të reja. Erion Veliaj prezantoi projektet e reja për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore. Në proces ndërtimi ose rikonstruksioni shtatë objekte të reja arsimore: • Ndërtim kopshti dhe çerdheje të integruar në zonën e ish-shkollës 9-vjeçare “Migjeni”;• Ndërtim i palestrës dhe ambienteve shtesë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”;• Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Kol Jakova”;• Ndërtim i shkollës 9-vjeçare në Rrugën “Muharrem Caushi”,• Ndërtim kopshti dhe çerdheje të integruar në Rrugën “Muharrem Caushi”,• Ndërtim shkollë 9-vjeçare (Tipi 2)…
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ka treguar kushtin ndaj Shqipërisë për të mbështetur rrugën e vendit tonë drejt BE-së. Kushti është që vendi ynë t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, gjatë një fushate për zgjedhjet lokale në qytetin e tij të Himarës vitin e kaluar dhe e burgosi atë për blerje votash. Beleri u lirua këtë vit pasi fitoi një vend në Parlamentin Evropian si kandidat i partisë konservatore të Mitsotakisit. “Ekziston një rrugë e vazhdueshme e kushteve drejt Bashkimit Evropian, ku…
Më 20 dhjetor, Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e përbashkët plenare të Kuvendeve respektive. Të pranishëm në këtë takim do jetë edhe kryeministri Edi Rama, bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike; Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi. Takimi do të nisë në orën 11:00, me ekzekutimin e Himneve të Shqipërisë dhe Kosovës. Pjesëmarrësit: Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë…
Presidenti Zelensky ka shprehur shqetësimin se Ukraina nuk ka ushtarë për të rimarrë territoret e pushtuara nga rusët. ”Duhet të mbështetemi tek trysnia diplomatike e komunitetit ndërkombëtar për të detyruar Putinin të ulet në bisedime”. Në një intervistë për shtypin francez, Zelenski e konsideron të pakufishëm shpirtligësinë e Putinit. ”Rusia nuk përdor vetëm trupa koreano-veriore për të sulmuar pozicionet ukrainase, por edhe i fsheh humbjet në radhët e tyre, duke djegur fytyrat e koreano-veriorëve të vrarë në beteja”. Pavarësisht se u mungojnë ushtarët, ukrainasit ia kanë dalë të reduktojnë që në ditët e para të luftimeve, kontingjentin e Penianit në…
Banka mban të pandryshuar në 2.75 % normën bazë të interesit për lekun. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2024. Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi. Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.75%. Në konferencë guvernatori Gent Sejko deklaroi se ata kanë shtuar blerjet e euros në treg për të stabilizuar kursin e këmbimit.
Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes të Italisë për shkak të marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në Romë më 6 nëntor të vitit të kaluar. Zbatimi i marrëveshjes ka kaluar një kalvar të gjatë pengesash deri më tani, pas kundërshtimeve nga opozita dhe pezullimit që i është bërë nga gjykatat italiane të zbatimit të saj. Shqipëria mori vëmendjen kryesore të mediave italiane përgjatë këtij viti në mediat italiane. Në këtë konkluzion arrin raporti për 2024-ën i shoqatës “Carta di Roma” me aktivitet 13-vjeçar në fushën e mbikëqyrjes së mbulimit mediatik dhe korrektësisë së informacionit të shpërndarë prej tyre në Itali,…
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos. Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku temë kryesore pritet të jetë zgjerimi i BE-së. Ky samit do të jetë rast për të diskutuar bashkëpunimin konkret në shumë fusha, prej asaj politike, të mbrojtjes dhe sigurisë, deri tek energjia. E gjithë kjo do t’u ndihmojë vendeve të rajonit që më shpejtë të bëhen gati për integrim në BE, duke forcuar në të njëjtën kohë edhe ekonomitë e tyre dhe duke rritur stabilitetin rajonal përmes zgjidhjes së…
Jeta e shqiptarëve në Europë, ka qenë temë e një diskutimi mes banorëve në shtëpinë më të famshme në vend, atë të ”Big Brother Kosova Vip 3”. Janë në trend shqiptarët nëpër botë, u shpreh Driloni, duke pohuar se gjermanet kanë dëshirë të martohen me shqiptarë. Teksa edhe Xheneta foli për suedezet, për të cilat shprehej se kanë të njëjtin mendim si gjermanët.
Qeveria ”Rama 3” është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku. Për të ndjekur këtë rast, është angazhuar Taulant Balla, i cili mban edhe një rol koordinues për diasporën. Balla dhe stafi diplomatik në Nju Jork të SHBA-ve, janë angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar. Në konsullatën shqiptare në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren në dy drejtime: ta pajisë me një pasaportë shqiptare dhe të…
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për ish zv/kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami. Ata janë nën hetim për kryerjen e veprës penale. Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore duke ju caktuar paraburgim 30 ditor ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami. Për 4 persona të tjerë të përfshirët në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”, Penalja vendosi shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave. Dëmi i kryer në “Lotarinë Shtetërore”, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë Denarë ose rreth 8,2 milionë euro.