Në emisionin Koha për t’u zgjuar në Neës 24 ishte i ftuar mjeku neurologjik, Genci Çakçiri. Ai tha se sëmundjet neurologjike janë të shumta. Sipas tij, disa prej tyre kanë simptoma të lehta, si mpirje të njërës dorë apo njërës këmbë. Edhe për këto raste, duhet t’i drejtohemi specialistit. Çarçiri deklaroi se nëse një person ka mpirje të këmbëve dhe më pas mpirja vijon edhe në pjesë të tjera të trupit, duhet të merrni mjekim urgjent. Genci Çarçiri, mjek neurolog në QSUT: Sëmundjet neurologjike janë të shumta. Nisin nga disa simptoma të lehta, por ka raste edhe kur pacientët vuajnë…
Author: tirana
Pedagogia Jonila Godole ka komentuar rastin e këngëtares shqiptare Parashqevi Simaku në një postim të saj në Facebook, pas ndryshimit të papritur të jetës së saj, nga artiste në një grua të pastrehë në Nju Jork, një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar. Në postimin e saj, Godole shprehu një këndvështrim ndryshe nga shumica, duke thënë se ndjesia e parë që pati për Parashqevinë ishte keqardhja. “Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj që të rehabilitohet dhe të jetë mirë”, shkruan ajo. Megjithatë, Godole theksoi…
Procesi i Integrimit Europian të Shqipërisë vijon sot me zhvillimin e Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e Grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”, që përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një…
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe relativisht të ftohtë. Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në…
DashiTë lindurit e kësaj shenje duhet të jenë më aktiv gjatë ditës së sotme. Përpiquni të përfundoni detyrat në mënyrë cilësore dhe më pas mund t’i përkushtoheni vetes. Aspekti financiar paraqitet i këndshëm sot.DemiMos ia kushtoni të gjithë kohën e lirë punëve të shtëpisë. Është e rëndësishme të flini gjatë për të rimarrë energjitë e humbura, të shëtisni ose të relaksoheni me miqtë tuaj.BinjakëtGjendja jo e mirë emocionale e dikujt pranë jush mund të ndikojë edhe tek ju. Mos bini preh e provokimeve dhe mbani veten nën kontroll. Rekomandohet të pasuroni botën tuaj të brendshme duke lexuar libra të mirë…
Organizata Amnesty International tha të hënën se shërbimi i fshehtë dhe policia e Serbisë, kanë përgjuar gazetarët dhe veprimtarët e opozitës, duke instaluar programe spiunazhi në telefonat e tyre celularë. Raporti i grupit për të drejtat e njeriut, i mbështetur nga dëshmitë e atyre që pretendojnë se telefonat e tyre janë hakuar në muajt e fundit, thotë se programi i përgjimit është përdorur për të zhbllokuar telefonat, për të regjistruar pamje të ekranit dhe për të kopjuar listat e kontakteve, të cilat më pas u ngarkuan në një server të kontrolluar nga qeveria. Igor Bandoviç, drejtor i Qendrës së Beogradit…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar premtimet nga Sali Berisha, ku ky i fundit ka premtuar paga 500-1000 euro për pensionistët. ”Ata që thonë ”ne do ua bëjmë pensionet 500 euro, 1000 euro”, shesin qyla fluturues. Këtu është dallimi, në fund të ditës pensionistët qysh nga viti 2014 me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Ndërkohë më parë janë trajtuar si të njerkës. Ky është dallimi, shumë i dhimbshëm, por shumë i vërtetë. Mjafton të shohësh kolonat, të njëjtat kategori dhe vite pune, pensione me diferenca të ndryshme”, tha Rama.
Sulmuesi shqiptar i Cesena-s, Cristian Shpendi është në syrin e Juventus. Bardhë e zinjtë e kanë ndjekur me disa zbulues talentesh në javët e fundit dhe prania e tij te Manuzzi nuk ka kaluar pa u vënë re. Shpendi është gjithashtu një nga emrat që Fiorentina po monitoron për verën e ardhshme, e njëjta gjë vlen edhe për Napolin. Lojtarin po e monitorojnë edhe disa ekipe angleze dhe për këtë arsye Juventusi do të donte të përshpejtonte gjërat duke e blerë në janar dhe më pas duke e lënë në huazim te Romagna deri në fund të kampionatit.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë pasdite në një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit. Ai u shpreh se duan që të rrisin pagat dhe prestigjin e Policisë së Shtetit. ”Ne po bëjmë çmos për të rritur prestigjin, pagat, të përmirësojmë kushtet për Policinë e Shtetit. Të gjitha ato arritje të policisë që sot ne mund t’i numërojmë me krenari nuk do ishin arritur pa ju të gjithë, që edhe pse nuk jeni aktivë sot, por jeni baza që është ndërtuar…
Kancelari Olaf Scholz humbi një votë besimi në Bundestag, dhe Gjermania do përballet me zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Qeveria e tij ra në nëntor pas një mosmarrëveshjeje buxhetore, por koalicioni i tij kishte qenë i paqëndrueshëm për muaj të tërë. Scholz humbi votbesimin, të cilin ai e cilësoi vetëm si një hap drejt sigurimit të zgjedhjeve të parakohshme kombëtare, me 394 vota kundër tij, 207 pro dhe 116 abstenime. Data e zgjedhjeve në Gjermani është caktuar për në 23 shkurt të vitit të ardhshëm. Do të jenë shtatë parti të mëdha për të cilat do të votojnë gjermanët.…
Këngëtarja Rina Balaj ka ndarë mendimet e saj për artistët e nënvlerësuar dhe të mbivlerësuar në industrinë muzikore shqiptare. Kur u pyet për tre artistë të nënvlerësuar, Rina vendosi të mbështesë disa emra të rinj, duke përmendur Mak Zogaj dhe Bejta. ”Rrugës kur po vija këtu, dëgjova një këngë të Mak Zogaj. Mendoj që ka nevojë për më shumë mbështetje”,-tha ajo, ndërsa për Bejtën shtoi: “Është ende në fillim, njerëzit s’e dinë çfarë do të sjellë, por mendoj që ka shumë për të dhënë. Nga ana tjetër, kur u pyet për artistët e mbivlerësuar, Rina nuk hezitoi të thoshte mendimin…
E dërguara me punë e Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn i bëri thirrje SPAK-ut që të vijojë të hetojë çështjet më sensitive korruptive. ”I është bërë shumë rezistencë Reformës në Drejtësi dhe kjo rezistencë vijon edhe sot e kësaj dite në disa vende. Komisionerët dhe gjykatësit kanë bërë sakrifica të mëdha, profesionale dhe personale, duke marrë vendime jo popullore. Populli shqiptar duhet të dijë se zyrtarët e neverisë po mbahen përgjegjës çdo ditë dhe kjo do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve guximtarë si ju. Të gjithë duhet të jenë krenarë”, tha ajo në ceremoninë e mbylljes së procesit të…