Jeta e shqiptarëve në Europë, ka qenë temë e një diskutimi mes banorëve në shtëpinë më të famshme në vend, atë të ”Big Brother Kosova Vip 3”. Janë në trend shqiptarët nëpër botë, u shpreh Driloni, duke pohuar se gjermanet kanë dëshirë të martohen me shqiptarë. Teksa edhe Xheneta foli për suedezet, për të cilat shprehej se kanë të njëjtin mendim si gjermanët.
Author: tirana
Qeveria ”Rama 3” është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku. Për të ndjekur këtë rast, është angazhuar Taulant Balla, i cili mban edhe një rol koordinues për diasporën. Balla dhe stafi diplomatik në Nju Jork të SHBA-ve, janë angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar. Në konsullatën shqiptare në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren në dy drejtime: ta pajisë me një pasaportë shqiptare dhe të…
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për ish zv/kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami. Ata janë nën hetim për kryerjen e veprës penale. Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore duke ju caktuar paraburgim 30 ditor ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorit të “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami. Për 4 persona të tjerë të përfshirët në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”, Penalja vendosi shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave. Dëmi i kryer në “Lotarinë Shtetërore”, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë Denarë ose rreth 8,2 milionë euro.
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet. Në pranga ra F.H., 29 vjeç, i cili shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në afërsi të gjimnazeve, në Fier. Atij i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se e kishte siguruar me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e tyre pranë gjimnazeve të Fierit. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një mjet prerës (biçak), grirëse për lëndën narkotike dhe 1 celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gruaja e Majlind Habibit, 35-vjeçarit që dyshohet që vrau Branko Shkozën një javë më parë në Durrës, tha se burri i saj është i pafajshëm. Ajo pretendon se deklarata e bashkëshortit se ajo është ngacmuar nga viktima nuk është e vërtetë. ”Situata nuk është e mirë. As djali nuk është mirë psikologjikisht. Kërkon të atin, o mami ku është babai, a është në burg apo ka ikur. I thashë që ka ikur në Greqi. Më trembet natën shpesh. Kam nevojë ta dërgoj djalin në psikolog. Kur shoh djalin e harroj veten. Ishte një bombë e madhe, mund të prisja shumë…
Presidenti Bajram Begaj priti Këshillin Koordinues të Diasporës Shqiptare në Ditën Ndërkombëtare e Emigrantëve. Kreu i Shtetit theksoi se duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë përkohësisht ose gjithmonë. “Ai do të vijojë të punojë për të përcjellë kudo në botë të gjitha vlerat e lidhura me trashëgiminë tonë historike dhe kulturore”, u shpreh Begaj. Kreu i Shtetit i cilësoi shqiptarët e Diasporës si energjinë më pozitive të Shqipërisë. “Jeni shembulli më frymëzues se si shqiptarët, pavarësisht vështirësive, kanë arritur të integrohen, të bëhen pjesë aktive e shteteve ku ata jetojnë por, nga ana tjetër, nuk…
Sot në një mujorin e vrasjes së Martin Canit, u mbajt një protestë. Në fjalën e saj, mamaja e Martinit, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk mbrojtën dot vogëlushin e saj. Prindërit e Martinit kërkuan dorëhqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut, drejtoreshës së shkollës “Fan Noli” dhe të mësueses kujdestare të klasës së djalit të tyre. ”Kam rritur e edukuar një fëmijë, kam punuar vetë në arsim, e kam rritur me vuajtje, por ma morën, ja morën ëndrrat, me morën jetën e shpresat. Kërkoj të japin dorëheqjen ata që nuk e mbrojtën Martinin, që nga dera…
Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas, i dënuar me 20 vite burg në Itali për trafik droge. Hatija njihet ndryshe si “Zoti i drogës”. “Konfiskohen disa pasuri të paluajtshme që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit Alket Hatija, i dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike. Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Konfiskimi”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e disa pasurive…
Bitcoin ka arritur një shifër rekord, duke vazhduar ritmin rritës që ka parë çmimin e kriptomonedhës të rritet me më shumë se 50% që nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit. Kriptomonedha më e madhe në botë kaloi për pak kohë 106.000 dollarë, përpara se të binte në rreth 105.000 dollarë të hënën. Administrata e ardhshme e Trump është shumë më miqësore ndaj kriptomonedhave sesa Shtëpia e Bardhë e Biden. Të enjten, presidenti i zgjedhur i SHBA-së përsëriti se po konsideron krijimin e një grumbullim kombëtar të monedhës dixhitale, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës të…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim “sapo të arrestohet” si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare. Ajo tha në një njoftim se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit. Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut tha se e bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami. Në kuadër të hetimeve, dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, janë siguruar prova që ngjallin dyshime…
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli ku është për Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e Grupkapitullit të VI. “Duhet të vijojmë para dhe synimi ynë është të hapim më shumë kapituj me shpresë në Pranverë dhe vitin e ardhshëm ta mbyllim me kapituj të hapur. Është një ditë e mirë për vendin dhe një hap motivues për te gjithë ne”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar një ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve. Ai ka zgjedhur që të postojë disa pamje nga Spitali Universitar i Traumës, shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme. Rama thekson se investimit në infrastrukturë, kujdesi ndaj pacientëve përmirësohet çdo ditë falë teknologjisë së avancuar. “MIRËMËNGJES dhe nga ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme, ku krahas investimit në infrastrukturë, kujdesi ndaj pacientëve përmirësohet çdo ditë falë teknologjisë së avancuar dhe stafit të përkushtuar, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai.