Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u paraqit të hënën në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në një rast që nuk është bërë publik nga prokuroria ndërsa mbështetësit e kryeminsitrit e shohin si një veprim të motivuar politikisht në kohën kur vendi po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Javën e kaluar Prokuroria e Posaçme e Kosovës e thirri kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë në një rast që lidhet me vepër penale të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës por pa dhënë ndonjë hollësi rreth rastit. Me këtë nen sanksionohen veprat që kanë të bëjnë…

Read More

Pas rrëzimit të Presidentit Assad, bota po njihet me dëshmi rrënqethëse. Rasti i Mazen al-Hamad i ka prekur të gjithë. Në videot virale të tij, sheh pafund komente të njerëzve nga çdo cep i botës. Një djalë i ri me lot në sy që flet për mënyrën si është torturuar. Ai ka ndërruar jetë, ndërsa intervista që po shfaqet kudo në rrjet është regjistruar në vitin 2016. Aktivisti u gjet i vdekur në burgun famëkeq Saydnaya të Damaskut në fillim të këtij muaji. Me qindra njerëz u mblodhën në Damask për funeralin e tij, ku e cilësuan “martir të lirisë…

Read More

Bashar al Assad ka lëshuar deklaratën e tij të parë që nga rënia e regjimit të tij në Siri. Ai pretendon se kishte planifikuar të vazhdonte të luftonte forcat rebele përpara se Rusia ta evakuonte. ”Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk e kam konsideruar dorëheqjen apo kërkimin e statusit refugjatit. E vetmja mënyrë veprimi ishte vazhdimi i luftës kundër sulmit terrorist”. Assad u largua nga kryeqyteti sirian pas një ofensive të rrufeshme nga forcat anti-regjim në të gjithë vendin, duke i dhënë një fund të papritur sundimit të tij 24-vjeçar. Ai pretendoi se kishte planifikuar të vazhdonte të luftonte.…

Read More

Në Manzë të Durrësit ka nisur puna për ndërtimin e gjimnazit të ri. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto gjatë momente nga nisja e punimeve për ndërtimin e gjimnazit. “Nis puna për ndërtimin e gjimnazit të ri në Manzë, një investim i bashkisë së Durrësit, e cila do të ofrojë kushte bashkëkohore mësimdhënie për 324 nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle”, shkruan Rama. Gjimnazi do jetë i pajisur me sistem ngrohje, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe bibliotekë të pasuruar. Kjo godinë do të ofrojë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të…

Read More

Qeveria propozon një tjetër shtyrje të afatit të ligjit për investimet strategjike deri në vitin 2026. Kjo për ti dhënë një shans tjetër bizneseve që duan të marrin statusin e “investitorit strategjik”. Një nismë e deputetes së PS-së, Pranvera Resulaj synon që afati për ligjin e investimeve strategjike të shtyhet për më 31 dhjetor 2026. Një tjetër propozim është edhe dhënia e statusit investitor strategjik edhe atyre bizneseve që propozojë projekte investimi në sektorë që nuk janë caktuar si strategjikë në ligj. “Statusin “investitor strategjik” e përfitojnë gjithashtu investitorët apo projektet investuese, për të cilat pavarësisht se nuk janë parashikuar…

Read More

Dashi Energjia e kësaj jave mund të sjellë një pikë kthese për ju që nxjerr në pah komunikime të rëndësishme, Dash. Kjo mund të jetë një kohë kur ju jeni duke bërë prekjet e fundit në një projekt të rëndësishëm. Mund të ketë disa keqkuptime dhe detaje për t’u rishikuar, kështu që lexoni midis rreshtave. Veçanërisht, ju mund të jeni të kufizuar rreth një marrëveshjeje të rëndësishme, që mund të përfshijë vizita në destinacione të afërta ose mbylljen e detajeve për javët në vijim. Demi Kur bëhet fjalë për financat, Dem, ju jeni një nga më të mirët përreth. Energjia…

Read More

Ilirjan Celibashi thotë se qeveria i ka dhënë KQZ-së buxhetin për të mbuluar shpenzimet për pagesën e postës për votimin nga Diaspora. ”Po punojmë me partitë politike, përfshirë edhe PD-në. Partitë kanë akses që nga hapi 1 e deri në përfundim të procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë”,-u shpreh Celibashi. Nga ana tjetër zbuloi propozimin që ka të bëjë me tavolinën ku do numërohen votat. ”Numërimi e vlerësimi i fletëve është në prani të partive politike, krahas dy punonjësve të KQZ-së në tavolinë, në draftin që i kam paraqitur Komisionit Rregullator, kam parashikuar që dy partitë PS dhe PD…

Read More

Gjykata e Kushtetuese bën me dije se ka shtyrë vendimin për kryetaren Holta Zaçaj. Kjo e fundit refuzon të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare. ”Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën…

Read More

SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa “arrest shtëpie”. Dy prokurorët që po hetojnë aferën “Partizani” janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, që tashmë dosjen e kanë kaluar në gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim, po zhvillohet sot me gjyqtare Flojera Davidhi, e cila i hoqi Berishës masën arrest shtëpie më datë 27 nëntor. Më datë 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit…

Read More

Teatri i Kukullave në Sheshin “Skënderbej”, është restauruar totalisht dhe ka hapur dyert për të gjithë vogëlushët me shfaqje të reja dhe emocionuese. I pranishëm ditën e sotme në përurimin e Teatrit ishte kreu i qeverisë Edi Rama, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Edi Rama: Kjo godinë ka një histori, ka një arsye të rëndësishme për tu mbajtur dhe për gjithë këtë investim që u bë. Unë besoj që ky teatër ka një rëndësi të posaçme dhe për faktin që në përgjithësi qytetet sot, vendet sot dhe zhvillimi i infrastrukturës dhe i qyteteve vihet…

Read More

Kryemadhi: Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel 5 minuta para se të hy në gjyq 10 policë zbarkuan në shtëpinë time, ishte një skenar interesant për të krijuar presion psikologjik, kanë ardhur edhe ditën tjetër, u vendos proces verbali u firmos nga unë dhe mamaja ime, erdhën dhe të agjencisë së sekuestros, duhet të dalim nga shtëpia, prokurori dhje gjyqtarja thanë a është e ligjshme prona që ata jetojmë, po tha, por mendojmë se duhet të dalim nga shtëpia. Po ku do jetoni? Po në çadër m, punë e madhe. Ku e keni vrarë këmbën? Kryemadhi: Ju e…

Read More

Më 14 korrik 2019 , tre shtëpi në Grijotë të Spanjës u sulmuan për të kryer grabitje të ndryshme brenda. Më shumë se pesë vjet më vonë, Garda Civile e Palencias ka arritur të zbardhë krimet që i atribuohen një 32-vjeçari me kombësi shqiptare . Për ta bërë këtë, në kuadër të Operacionit “Hajduti”, agjentëve u është dashur të hetojnë një person, i cili në këtë periudhë ka ndryshuar deri në tre herë identitetin e tij, me qëllim shmangien e arrestimit. Pas identifikimit të tij, Garda Civile ka vënë në dispozicion të gjykatës të gjithë hetimin dhe të dhënat e…

Read More