Irakli Davella, 45 vjeç është shqiptari i cili u ekzekutua në një atentat të ndodhur mesditën e së dielës në Athinë. Ndërsa i plagosuri është Edi Lolo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones. Mësohet se është hapur zjarr nga një automjet i bardhë, që rezulton i vjedhur në mëngjes në zonën e Patisias në Athinë. Viktima ka ndërruar jetë në vend ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë e bark. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërkaq dyshohet edhe për një të plagosur…
Author: tirana
Pas një hetimi 8- mujor, Forcat e Posaçme Operacionale në Vlorë kanë arrestuar 3 persona dhe kanë shpallur në kërkim një person tjetër nën akuzën e shitjeve të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar ‘Ndalesa’ i cili u krye me metoda speciale të hetimit dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore u finalizua me arrestimin e tre shtetasve dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, peshore elektronike si dhe 3 aparate telefonike. Shtetasit e arrestuar dyshohen se vepronin si grup, duke siguruar lëndën narkotike, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin për shitje…
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Athinë. Ngjarja ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones, ku është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër, të dy shtetas shqiptarë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim.
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se të arrestuarit kanë kryer vepra penale si “Dhuna në familje”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: N. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 47-vjeçari ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar…
Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, i cili të marten e 17 dhjetorit do të udhëtojë drejt Brukselit, për konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Shqipëria do të hapë negociatat për klasterin e 6-të “Marrëdhëniet me Jashtë”, që përfshijnë politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Grup-kapitull ky që parashikohet të përmbyllet më shpejt në negociata edhe përshkak se vendi ynë ka qënë në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE-së, kryesisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë apo edhe për cështje të tjera që lidhen me sigurinë e kontinentit europian…
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga një 43-vjeçar që ishte shpallur në kërkim që prej tetorit 2023, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 20-vjeçar, që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike. Njoftimi i Policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Brothers” Kapet dhe vihet në pranga vëllai tjetër i shpallur në kërkim gjatë operacionit të zhvilluar në muajin Tetor 2023. Gjatë kontrolleve për kapjen e këtij shtetasi, Policia vuri…
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se Rusia ka filluar të vendosë ushtarë të Koresë së Veriut për të sulmuar pozicionet ukrainase në rajonin e Kurskut. Zelenskyy tha në fjalimin e tij se ai kishte prova paraprake që rusët kanë filluar të përdorin ushtarë nga Koreja e Veriut në sulme. Ai tha se sipas informacioneve të tij, rusët përfshijnë (koreanët e Veriut) në njësitë e kombinuara dhe i përdorin ato në operacionet në rajonin e Kurskut, ku Ukraina ka kryer një inkursion që nga gushti. Zelenskyy tha se ai gjithashtu ka dëgjuar se koreano-veriorët mund të përdoren në pjesë të tjera të vijës së frontit dhe se humbjet në…
Një 24-vjeçar ukrainas, Oleh Kulsha, është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se trafikonte shtetas të huaj, kryesisht nga Ukraina në Shqipëri, për punë të kundërligjshme. “Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, kanë finalizuar me sukses një tjetër fazë të operacionit policor “TRANSNACIONAL”, i cili ka për qëllim goditjen e një rrjeti që trafikojnë qenie njerëzore dhe i shfrytëzojnë ato për veprimtari të paligjshme, ka vijuar me kapjen dhe ndalimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Si rezultat i këtij operacioni, u bë e…
Dy ditë më parë, një video e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, u bë virale në rrjetet sociale, ku shihej teksa fliste për ndihmat duke thënë se “na mbajnë gjallë”. Shqiptarja që gjeti në Nju Jork të shtunën e kaluar ish-divën e skenës shqiptare, Elvira Tata ka arritur të bisedojë me Simakun në shqip e anglisht dhe sic ajo vetë shkruan, ka edhe video të tjera me këngëtaren e njohur. “Për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte në gjendje vërtet të varfër, por me një dinjitet të fortë dhe…
RUSI- Kur e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte i bindur se forcat ruse do ta rrëzonin Qeverinë ukrainase brenda javësh dhe se Moska do ta rimerrte nën kontroll të plotë vendin pas 30 vjetëve pavarësi. Putini e kishte gabim, dhe lufta që e nisi ai është duke vazhduar gati tri vjet më vonë. Është e vështirë ta paramendosh se Putini nuk mendoi gjatë për keqllogartijen e tij, kur forcat opozitare të udhëhequra nga rebelët e pushtuan Damaskun dhe e rrëzuan nga pushteti presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, vetëm rreth dy javë…
Policia ka arrestuar administratorin e një lokali në Fier dhe 5 persona, që dyshohet se luanin poker. Në pranga ranë administratori i lokalit Eduart Varfi dhe 5 personat që po luanin poker, Haxhi Kallashi, Mikelian Begaj, Avni Tahiri, Klodian Hoxhaj dhe Elsjan Xhaferi. Policia ka sekuestruar shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, kanë finalizuar operacionin “Poker”, dhe arrestuan shtetasit: – E. V., 47 vjeç, H. K.,…
Kryeqytetit do t’i shtohen dy muze të rinj përgjatë vitit 2025. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një dëgjese për buxhetin e vitit të ardhshëm në shkollën “Sami Frashëri”. Ai theksoi se në kuadër të vitit kur Tirana do jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, do të investohet në dy muze lokalë. “Një muze tashmë e kemi blerë, është në pronë të bashkisë, janë Sarajet. Fillimisht, na u desh ta mbronim që të mos digjej, pastaj e bleu Bashkia e Tiranës për ta kthyer në një muze të qytetit, një shtëpi që është vërtet monument kulture. Shtëpia tjetër është garnizoni,…