SHBA- Organizata Botërore e Tregtisë është e dobët, partnerët nën presion: Nën Donald Trump, shpërbërja e rendit botëror tregtar të bazuar në rregulla ka të ngjarë të përshpejtohet. Institucionet shumëpalëshe si Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) nuk janë shumë të preferuara për Donald Trump. Për të, ato janë të drejtuara kundër interesave të SHBA-së dhe për këtë arsye nuk janë më të rëndësishme. “Ai e sheh punën e gjatë për kompromise në organizatat ndërkombëtare si humbje të plotë kohe”, u shpreh ish-ambasadori gjerman në Pekin, Michael Schaefer, në një intervistë për DW. Dy vizione krejtësisht të ndryshme të botës mund të…
Author: tirana
Pesë emigrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundosjes së anijes në brigjet e Kretës, ka bërë të ditur roja bregdetare e Greqisë. Sipas saj, rreth 40 persona janë të zhdukur, ndërsa 39 tjerë janë shpëtuar. Anija është fundosur në jugperëndim të ishullit të Kretës, kanë bërë të ditur autoritetet. Ato janë në kërkim të të zhdukurve qysh prej fundosjes së anijes në orët e para të mëngjesit. Mediat lokale kanë thënë se disa persona janë shpëtuar me helikopterë dhe janë në kujdes intensiv në spital.
GJERMANI- Rritja e vazhdueshme e çmimit të qirave në vitet e fundit e ka rënduar gjithnjë e më shumë kuletën e gjermanëve. Por qirasë i shtohen edhe shpenzimet për ngrohjen dhe rrymën elektrike. Kjo gjendje bën që sidomos personat me të ardhura të ulta të arrijnë në limitet e tyre financiare. Sipas të dhënave të Shoqatës së Përgjithshme të Barazisë, (Paritätischer Gesamtverband) shumë njerëz në Gjermani shpenzojnë më shumë se një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm për qiranë, disa madje më shumë se gjysmën. Shoqata publikoi së fundmi një studim, në të cilin bëhet një përllogaritjeje e re të dhënave të…
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ka zgjedhur Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misione speciale, një post ku ai ka të ngjarë të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë Korenë e Veriut. “Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, pa përshkruar më tej detyrat. Një burim nga ekipi i tranzicionit i Trump tha për agjencinë Reuters se Grenell do të fokusohet gjithashtu tek tensionet në Ballkan. Gjatë…
Kreu i Hezbollahut, Naim Qassem ka njoftuar se grupi i armatosur libanez ka humbur rrugën e furnizimit përmes Sirisë, në komentet e tij të para që nga përmbysja e presidentit sirian Bashar al-Assad gati një javë më parë nga një ofensivë gjithëpërfshirëse rebele. Nën Assadin, Hezbollahu i mbështetur nga Irani përdori Sirinë për të siguruar armë dhe pajisje të tjera ushtarake nga Irani, përmes Irakut dhe Sirisë dhe në Liban. Por më 6 dhjetor, luftëtarët anti-Assad e bllokuan atë rrugë dhe dy ditë më vonë rebelët pushtuan Damaskun, shkruan Reuters. “Po, Hezbollahu ka humbur rrugën e furnizimit ushtarak përmes Sirisë në…
Publikohet një tjetër video e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Dy ditë më parë ikona e muzikës shqiptare tronditi opinionin publik kur një televizion amerikan publikoi pamjet e saj si e pastrehë dhe teksa trajtohej me ndihma nga vullnetarët. Në pamjet e bëra publike në rrjetet sociale, Parashqevia duket teksa bisedon me 2 gra të tjera, edhe ato shqiptare. Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht. ”E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht,…
Dashi Fundjava aktuale është plot ngjarje. Gjatë orëve të ardhshme mund të lindin mosmarrëveshje të vogla me partnerin, por asgjë e pazgjidhshme nëse përballeni me qetësi. Kur bëhet fjalë për punën, kjo është koha për të qenë krijues dhe për të dalë me ide të reja. Shëndeti kërkon pak vëmendje. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox, fundjava sjell një stabilitet të madh. Marrëdhëniet romantike do përjetojnë momente intimiteti të madh. Puna? Merrni kohë për të planifikuar dhe organizuar. Shëndeti është i mirë, por duhet edhe të pushoni! Binjakët Ju pret një fundjavë plot dialog. Komunikimi do jetë vendimtar për të…
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë; në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin ndërprerje të përkohëshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit për të ri-kthyer sërisht kthjellimet. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale por rriten maksimalet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet…
Këngëtarja e famshme shqiptarë, Xhensila Myrtezaj lajmëroi fansat se ka anuluar të gjitha koncertet. Përmes një videoje në Intsagram ajo tregon se ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore, situatë e cila e e ka detyruar të mos dalë në skenë.Ajo shprehet se po i nënshtrohet një trajtimi dhe se do të bëhet mirë brenda ditësh. “Nuk më ka ndodhur kurrë që të anuloj një koncert ose një event për shkaqe shëndetësore apo personale, e kam mbajtur veten për gocë të fortë, por ndonjëherë shëndeti nuk pyet se sa dëshirë apo forcë ke ti për të punuar. Mjekja më…
Një lajm jo i mirë vjen për të gjithë adhuruesit e kafes të cilët do ta paguajnë më shtrenjtë atë. Duke nisur që nga viti i ardhshëm, kafeja do të kushtojë më shtrenjtë kanë paralajmëruar kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe importimit të kësaj lënde në botë. Një ekspert i tha BBC-së se markat e kafes po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së çmimeve në fillim të vitit të ardhshëm. Çmimi i kafes ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë një tregjet europiane. Të martën, çmimi për ‘fasulen’ Arabica, të cilat përbëjnë shumicën e prodhimit global, kaloi $3.44…
Në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200metër në veri-verilindje-juglindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar (majat e maleve). Era ditën e diel deri në orët e mesditës pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-21m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5 ballë. Pas orëve të mesditës intensiteti i erës do të jetë 7-16m/s. Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe momentin e reshjeve.
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një kamion është përlasur me një makinë të vogël. Sipas informacioneve të dhëna nga policia P. A, duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues E.Gj. Të dy drejtuesit e mjetëce kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital. Njoftimi: Më datë 14.12.2024, rreth orës 13:45, në autostradën Tiranë – Elbasan, sa kalon TEG-un, shtetasi P. A., duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë…