Janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në port, si pasojë e motit të keq. Njoftohet se është ndaluar pajisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, që operojnë në det të hapur duke nisur nga ora 10:00 e ditës së shtunë. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorë të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurinë e tyre. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Author: tirana
Parashqevi Simaku, artistja e madhe e muzikës shqiptare në vitet ’80, ka prekur zemrat e shqiptarëve pas një video virale. E ndodhur në Amerikë, ajo u bë pjesë e një kronike tek emisioni më popullor atje, ”ABC7”, dhe shkaktoi shumë trishtim tek shqiptarët që panë gjendjen në të cilën ndodhej ikona e muzikës së atyre viteve. Gruaja u paraqit nën emrin “Simaku Nolfe”, të cilin dhe nga kërkimet në rrjetin social Facebook, mund ta dallosh qartësisht se i përket pikërisht Parashqevi Simakut. Në një mesazh të dërguar në llogarinë e gazetares Mira Kazhani, e afërmja e Parashqevisë, shpjegon se artistja…
Më keq se kaq nuk mund të shkonte. Shqipëria mësoi rivalët për në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shorti është treguar “mizor” pasi do të kemi dy përballje të ndezura me Serbinë dhe dy “beteja” shumë të vështira kundër Anglisë. Dy ekipet e tjera në grup, Letonia dhe Andorra, të paktën në letër janë lehtësisht të kalueshme. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjithashtu ka dhënë një koment sa i përket pikërisht ndeshjes, e cila do të jetë dhe e para për serbët në këto kualifikuese. ”Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zgjidhet president i SEPCA-s (Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore). Proda do ta mbajë postin deri në muajin dhjetor të vitit 2025. Asambleja e Përgjithshme e SEPCA-s (Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore) u mbajt këto ditë në Beograd. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë të vendeve anëtare të SEPCA-s dhe Koordinatorët Kombëtarë të saj. ”Ju siguroj për angazhimin tim maksimal në krye të SEPCA-s dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar bashkërisht duke thelluar më shumë bashkëpunimin e deritanishëm.…
Shqipëria në sytë e një britaniku që ka zgjedhur të jetojë këtu, ishte sot në fokus të podkastit ”Flasim”, ku i ftuar i kryeministrit Edi Rama ishte shtetasi nga Mbretëria e Bashkuar, Karl Roberts. Me një karrierë 40-vjeçare në industrinë e naftës, e ndarë kjo në disa vende të botës, duke nisur nga Kazakistani, në Singapor, Burma, Trinidad-e-Tobago dhe Australi, Roberts tregon se përse zgjodhi Shqipërinë për të jetuar. Roberts erdhi fillimisht në vendin tonë si menaxher i projektit të madh Trans-Adriatik dhe në përfundim të projektit vendosi të qëndrojë në Shqipëri, ku ka blerë edhe një banesë. Ai i…
Amerika është e shqetësuar për një seri pamjesh misterioze të dronëve që janë raportuar që nga fundi i nëntorit në disa qarqe të Nju Xhersit, por edhe në zona të mëdha të qytetit të Nju Jorkut, gjithashtu dhe në disa qarqe në Pensilvani. FBI ka nisur një hetim për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Disa nga këta dronë janë parë pranë një baze ushtarake dhe pranë fushës së golfit të Donald Trump në Bedminster. Edhe pse nuk paraqesin një kërcënim sigurie, agjencitë federale synojnë ta shohin qartë se çfarë po ndodh dhe kush qëndron pas dronëve. Komenti i Donald Trump…
Këtë të shtunë në podcastin ”Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar një shtetas britanik, që siç tha, ishte i dashuruar me Shqipërinë. Kreu i qeverisë bëri dallimin ndërmjet jetesës në Shqipëri dhe Britaninë e Madhe, teksa u shpreh se atje është shumë e vështirë të gjesh ndjenjën e komunitetit që ekzistonte dikur. Rama theksoi edhe se rrogat në krahasim me Shqipërinë kanë dallim të madh. ”Çfarë mbetet pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, faturat për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë. Duhet vendosur në peshore. Nuk di shumë për Britaninë,…
Me rënien e pushtetit diktatoriat të Assad, Europa po lëviz. Qeveria konservatore e Austrisë njoftoi se po u ofron refugjatëve sirianë një bonus kthimi prej një mijë eurove për t’u kthyer në Siri, pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad-it. Kancelari Karl Nehammer tha se situata e sigurisë në Siri duhet të rishikohet për të lejuar kthimin e refugjatëve sirianë. “Austria do të mbështesë sirianët që duan të kthehen në atdheun e tyre me një bonus kthimi prej një mijë eurosh. Vendi tani ka nevojë për qytetarët e tij për ta rindërtuar atë”, ka shkruar Nehammer në rrjetin X. Kthimi…
Pas rënies së Assad, Turqia do të rihapë ambasadën e saj në Siri. Ambasada turke u mbyll në vitin 2012, pas një luftë civile që po përhapej në Siri. Të dielën, një aleancë rebele e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ish krahu sirian i al-Kaedës, përmbysi regjimin autoritar të Presidentit Bashar al-Assad, në pushtet për 24 vjet. Turqia e cila mbështeti grupet rebele gjatë luftës, tani shihet si aktori i huaj ndoshta më me ndikim.
Mbrëmë në Prime e radhës të ”Big Brother Kosova Vip 3”, u shënua një nga skandalet më të forta. Xuxi dhe Drenusha u përballën në një përplasje të fortë pas një deklarate të Xuxit që përdori një situatë të ndodhur shumë vite më parë, lidhur me babain e Drenushës, për lojë. Drenusha shprehu zemërimin e saj të madh pasi Xuxi përmendi babain e saj, duke theksuar se ky ishte një temë shumë e ndjeshme për të, që nuk duhej të përdorej për interesa personale në lojë. Xuxi kishte deklaruar se babai i Drenushës, i cili ka qenë gjyqtar, kishte gjykuar…
Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50. Gjatë dëgjesës për buxhetin e vitit 2025, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja, qendra për fëmijët e spektrit autik dhe ato për të moshuarit. Kreu i Bashkisë njoftoi ndërtimin e disa shkollave të reja në zona kyçe të kryeqytetit, përfshirë lagjen “Rilindja” te Astiri, Saukun dhe zonën e Liqenit të Thatë. “Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm, kemi bërë mbi 100 kënde lodrash, 101…
Moti këtë të shtunë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut reshjet parashikohet të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur lokale mjegullinë kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe borës. Era…