Botërori “SHBA-Meksikë-Kanada 2026” merr formë ditën e sotme sa i përket kombëtareve europiane, ku në Zyrih të Zvicrës, goglat do të vendosin fatin e shumë shteteve, përfshirë dhe Shqipërinë. Në total 54 skuadra, do të shortohen në 12 grupe të ndryshme. Gjashtë grupe do të jenë me nga 4 ekipe dhe gjashtë grupet e tjerë me nga 5 të tilla, teksa ndeshjet do të fillojnë nga muaji mars dhe do të përfundojnë në nëntor. Shqipëria është vendosur në vazon e tretë, së bashku me shtete si: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Finlanda, Gjeorgjia, Islanda, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Bosnja, Mal…
Author: tirana
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i kërkuar Kryeparlamentares Elisa Spiropali, duke vënë në dijeni edhe Trupit Diplomatik në Tiranë, për zbatimin e opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhacka. Duke përmendur qëndrimin e plotë të Komisionit të Venecias, në letrën drejtuar Kuvendit, Gazment Bardhi kujton se “Opinioni këshillimor i Komisionit të Venecias arrin vetëm në një konkluzion/këshillë: Detyrimin e Kuvendit që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si element bazë i shtetit të së drejtës. Ashtu siç qartësisht Komisioni i Venecias është shprehur, në rastin…
Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shqyrtonte çështjen e Holta Zaçajt, është shtyrë për në fillim të javës së ardhshme. Shtyrja ka ardhur për shkak të nevojës që gjyqtarët të kenë në dispozicion një dokumentacion të plotë lidhur me problematikën që është paraqitur në këtë çështje. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të shqyrtojnë të gjithë materialet dhe rrethanat që lidhen me rastin e Zaçajt për të marrë një vendim përfundimtar.
No që vendos transparencën buxhetore si prioritet. I pranishëm gjatë prezantimit të platformës ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Edi Rama: Sot do të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Një hap që lidhet me angazhimin e marrë nga Shqipëria në kuadrin e planit të ri të rritjes së BE. Nuk bëhet fjalë për një faqe të re ose një faqe më shumë në internet për informim publik, por bëhet fjalë për një instument të ri, bëhet fjalë për një urë të re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi…
Në përmbyllje të ‘Javës së Integritetit’, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, prezantoi detaje nga platforma ‘Transparent Albania’, një model inovativ për rritjen e transparencës. Iniciativa ‘Transparent Albania’, u prezantua në forumin “Ndërtimi i Besimit: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së për qeverisje transparente”, organizuar në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shqipëri/EU4GG. Në forum morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, ministri i Financave Petrit Malaj dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi etj. Kjo iniciativë e re e qeverisë Shqiptare ka…
Zbulohet rasti i rëndë në Vlorë. Drejtori i policisë së Vlorës Elidon Çela: Dua tju bëj me dije, gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese. Një shembull konkret është rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që,…
Reperi Sean ‘P. Diddy’ Combs akuzohet se ka sulmuar seksualisht tre burra. Midis tyre, një prej tyre pretendon në ankesën e tij, të siguruar nga ‘The Mirror’, se ishte droguar nga Diddy dhe bashkëpunëtorët e reperit përpara se të “udhëzohej… të ulej në fund të krevatit”. Ndërsa dyshohet se ndihej “i çorientuar”, burri, i cili mbeti anonim, pretendoi se Diddy “e pa atë dhe njerëzit e tjerë në dhomë dhe tha: “ai është gati të festojë”. John Doe pretendoi se atij iu dorëzuan 2,500 dollarë në para nga një individ, i cili dyshohet se tha se ishte në emër të…
Drejtoria e Policisë së Vlorës ka finalizuar operacionin “Transnacional” kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, në një konferencë të mbajtur në DVP Vlorë ka prezantuar rezultatet e operacionit. Gjatë këtij operacioni u goditën dy raste të trafikimit të personave të rritur nga shteti i Ukrainës. Pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme. Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se spitali Bashkiak Mirditë është kthyer në një qendër kyçe të shërbimit shëndetësor në veri të vendit, falë investimit në pajisje dhe infrastrukturë. Ministrja theksoi se ky spital i shërben rreth 15 mijë banorëve të zonës, ndërsa shërbimet që ofrohen janë Shërbimi i Urgjencës; Mjekësia e Përgjithshme; Pediatria; Obstetrikë-Gjinekologjia; Kirurgjia e Përgjithshme, përfshirë sallën e operacionit; Laboratori Klinik Biokimik; Radiologjia dhe Poliklinika. “Modernizimi i infrastrukturës është shoqëruar me pajisje mjekësore të teknologjisë së fundit, duke siguruar shërbim cilësor për qytetarët”, shprehet ministrja në një postim në Facebook. Ministrja Koçiu më…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjimnazin e fshatit Cakran në Fier. Rreth orës 08:30 në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle). Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).…
Forcat ruse vazhdojnë t’i afrohen qytetit strategjik në lindje të Ukrainës, Pokrovsk, derisa përpjekjet diplomatike janë rritur për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë ndër dekada. Sipas platformës online të hartave të luftës, Deep State, trupat ruse janë afruar 3 kilometra pranë pjesës lindore të Pokrovskut, i cili është kryqëzim kyç për Ukrainën, si dhe furnizuesi i vetëm i brendshëm i vendit për koks. “Duhet të ndërmerren vendime jokonvencionale për ta zgjatur qëndresën e mbrojtjes sonë dhe për ta shkatërruar më shumë pushtuesin”, tha gjenerali Oleksandr Syrskiy, kryekomandanti i Ukrainës. “Luftë jashtëzakonisht e ashpër në fushëbeteja. Rusët…
Disa paciente në fazat e para të kancerit të gjirit mund të shmangin në mënyrë të sigurt operacione të caktuara, sipas dy studimeve që eksplorojnë mënyrat për të lehtësuar barrën e trajtimit. Një studim i ri, i botuar në gazetën e përjavshme mjekësore ‘New England Journal of Medicine’, shqyrton nëse heqja e nyjeve limfatike është në çdo rast e nevojshme në fazat e hershme të kancerit të gjirit. Një studim tjetër i publikuar në ‘Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane’ sugjeron një qasje të re ndaj një lloji të kancerit të gjirit të quajtur “ductal carcinoma in situ”, ose DCIS. Hulumtimi…