Author: tirana

Analisti Ermal Hasimja, thotë maxhoranca dhe opozita po përpiqen që ta dobësojnë SPAK-un. Hasimja e sheh të gabuar edhe diskursin e PD kundër SPAK, pasi Struktura e Posaçme është institucioni më i vlerësuar nga qytetarët shqiptarë. ”Maxhoranca po përpiqet të dobësojë fuqinë e SPAK, me anë të Komisionit Xhafaj. Kjo, pasi të korruptuarit janë në pushtet. Çmimi për Altin Dumanin nuk jepet rastësisht, por u dha me mesazh politik. SHBA ka dashur të thotë që përkrah atë që po bën SPAK. SHBA i bën me dije kujtdo që sulmon SPAK, që pas këtij institucioni qëndron Uashingtoni. Një nga gjërat që…

Read More

Në Kosovë ka përfunduar afati i aplikimit të partive politike dhe subjekteve të tjera që kërkojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se nga 1 Shtatori deri më 11 Dhjetor pranë këtij institucioni kanë paraqitur interes 28 subjekte politike. ”Prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,280 kandidatë”. 3 partitë kryesore Lëvizja Vetvendosje, Partia demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paraqitur edhe numrin më të madh të kandidatëve, nga…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu takoi sot skiatoren Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet më të rëndësishme të skive në botë. Manastriliu e konsideron 18-vjeçaren një “supertalent të pistës së skive, e cila ka ngritur flamurin kuqezi në majat më të larta të botës, me fitoren fantastike të medaljes së argjendtë në një prej etapave të Kupës së Botës në Ski”. Lara Colturi është përfaqësuesja e Shqipërisë, që u rendit në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive që u zhvillua gjatë muajit nëntor. Skiatorja e Tiranës, garoi në pistën e skive në Slalomin e “Gyrgl”…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare, përfundoi me sukses operacionin “RYDOX”, duke goditur një treg të paligjshëm kibernetik dhe arrestuar tre administratorët e tij. Njëri nga administratorët, shtetasi kosovar Sh.S., i cili kishte banim dhe lejeqëndrim në Shqipëri, u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorit të çështjes. Që prej shkurtit 2016, Rydox ka kryer mbi 7,600 shitje të informacionit që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura. Platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18,000 individësh, duke përfshirë informacione personale…

Read More

Zv/kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur akuzave nga deputeti Agron Shehaj, i cili kërkoi sot llogari në Kuvend, kryeparlamentares Elisa Spiropali, se kur do të zhvillohet interpelanca e kërkuar prej tij me zv/kryeministren. ”Zonja kryetare, kam 6 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku. Keni 6 muaj që e shtyni. Si mund të ndodhë diçka e tillë? Pse i fshiheni interpelancave? A mund ta di kur keni ndërmend ta lejoni të ndodhë, apo prisni të mbyllet fare Parlamenti”, u shpreh Shehaj. Balluku në reagimin e saj shprehet se Shehaj e ka shmangur me vetëdije përballjen me të në Kuvend,…

Read More

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot në Kavajë një takim me qytetarë të moshës së tretë, pjesë e brezave që kanë dhënë kontribut gjatë veprimtarisë së tyre në fusha të ndryshme shoqërore për këtë qytet. Kreu i shtetit tha se takime të tilla duhet të shërbejnë për sjelljen e të rinjve ndaj prindërve dhe brezave që kanë lënë gjurmë në shoqëri. ”Sot është emocion tjetër, i veçantë, për faktin që unë takoj intelektualë të ndryshëm në kategori të ndryshme arsimore e kulturore të qytetit tonë. Është vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë kontributin tuaj ndër vite. Shpresoj shumë që ky takim…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se në vitin 2025 falë buxhetit prej 1 miliard eurosh të aprovuar për sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të rritet fondi për rimbursimin e ilaçeve. “Buxheti ynë për këtë listë është rritur duke shkuar në pothuajse 130 milionë euro për vitin e ardhshëm”, tha ajo. Sipas saj, bashkëpunimi në sektorin farmaceutik, si një shtyllë thelbësore e sistemit tonë shëndetësor është me rëndësi për të garantuar tregun me medikamentet e reja dhe inovatore që deri dje nuk ishin të diskutuara. “Sot që flasim si të zhvillohemi më shumë, si të…

Read More

Konsultimi publik në qeverisjen qendrore ishte akti i radhës së përplasjes mes qeverisë dhe opozitës. Taulant Balla në fjalën e tij foli për rritje të transparencës, ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e quajti fals procesin konsultativ. ”Jemi në një fazë ku konsultimin publik nuk mund ta bëjmë për sy e faqe, por ta bëjmë të plotë dhe rrënjësor”, tha Balla. Kurse deputetja e PD-së, Jorida Tabaku foli për diçka tjetër. ”Unë arrita që duke hyrë këtu të kapja thelbin e qeverisë për konsultimet publike. Pyet 100 vjet dhe bëj si di vetë”, u shpreh Tabaku. Balla tregoi për një projekt të ri…

Read More

Presidenti në largim i SHBA-së Joe Biden tha të enjten se ka falur 39 persona të dënuar për krime jo të dhunshme dhe se u ka reduktuar dënimet rreth 1500 të tjerëve që po vuajnë dënime afatgjata me burg. Ky zhvillim vjen një javë pasi presidenti nënshkroi një falje të pakushtëzuar për djalin e tij, Hunter Biden. Javën e kaluar zyrtarët thanë se Shtëpia e Bardhë po shqyrtonte thirrjet drejtuar zotit Biden për të faluar apo reduktuar dënimet e atyre mijëra njerëzve, që sistemi gjyqësor amerikan nuk i ka trajtuar drejtë. Reduktimet në dënime të enjten u njoftuan për ata…

Read More

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar lajmin që Prokuroria Speciale ka thirrur për dëshmi Albin Kurtin, kryeministri i Kosovës. Hajdari e sheh këtë si një lajm shumë të mirë, pasi tregon se kjo Prokurori është e stabilizuar, por nga ana tjetër e sheh si lajm të keq qëndrimin që mbajti Lëvizja Vetëvendosja. ”Kjo tregon se prokuroria e Kosovës është e stabilizuar, që tregon se thërret edhe kryeministrin apo disa ish ministra, dhe lajm shumë i keq që VV si një goditje që i bëhet kryeministrit para zgjedhjeve”, u shpreh ai në Top Channel. Një nga lajmet me rëndësi ditët e fundit…

Read More

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Bashkia e Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikim në programin e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet dhe individët në nevojë për strehim. Kjo vjen falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Procesi i aplikimit nis më datën 12 dhjetor 2024 dhe përfundon më datën 13 janar 2025. Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar para datës së këtij njoftimi duhet të riaplikojnë në protalin qeveritar “e-Albania” pas shpalljes së njoftimit…

Read More

Interpelanca në Kuvend për vrasjen e Martin Canit vijoi me një kundërsulm të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, ndaj deputetes së PD-së Ina Zhupa. ”Tregove që je një bulliste. U ngrite për të folur për hallin e shqiptarëve dhe tregove se më në hall je ti për një karrige. Nuk do isha marrë fare”, tha Manastirliu. ”Karrigen unë e kam dhe i shërbej qytetarëve, kurse ti e ke shfrytëzuar për të bërë dëm qytetarëve. Ti ke faj edhe për vdekjen e qytetarëve. Nuk vjen dot të bësh moral këtu”, iu përgjigj Zhupa. Deputetja e PD pretendoi se vrasja e 14-vjeçarit,…

Read More