Dashi-Për beqarët, mundësitë për takime të reja janë të pranishme, sidomos në mjedise sociale, mos hezitoni të tregoni më shumë besim në vetvete. Nëse jeni në një lidhje, dita është e përshtatshme për të biseduar për planet e përbashkëta dhe për të forcuar marrëdhënien. Në punë, aftësitë tuaja për të ndërmarrë veprime të shpejta dhe të sakta do të vlerësohen, është koha të tregoni iniciativë. Demi-Beqarët mund të ndiejnë nevojën për introspeksion dhe për të kuptuar se çfarë duan vërtet nga një marrëdhënie, merrni kohën tuaj. Për çiftet, kjo është një ditë për të ndërtuar komunikim të thellë dhe për…
Author: tirana
Këtë mbrëmje është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD-së, ku në fjalën e tij Sali Berisha deklaroi se ndërkombëtarët e dinë tashmë se kryeministri Edi Rama nuk bën zgjedhje dhe se bën farsë elektorale. ”Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar mblidhet në një moment kthese të madhe, të drejtuesve, anëtarëve, mbështetësve të PD të cilët u dëshmuan në këto kohëra të vështira, mbrojtës të palëkundur të atyre vlerave dhe parimeve që njerëzit e lirë mbrojnë në të gjithë botën, dhe ne e bëmë këtë detyrë”,-tha Berisha. Nga ana tjetër, Berisha tha se opozita është shpresa e vetme dhe natyrisht nuk ishin ne…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave në Fier për ngjarjen e ndodhur në një shkollë të mesme në Cakran të Fierit, ku një nxënës ka goditur me mjet të mprehtë një nxënës tjetër. Manastirliu i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale të Fierit pezullimin e drejtuesve të shkollës dhe oficerit të sigurisë, deri në përfundim të verifikimit për zbatimin e protokolleve të sigurisë të ndjekura dhe në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje. Në takim është diskutuar edhe marrja e masave shtesë për kontrollet fizike në çdo shkollë, dhe angazhimin e plotë të komisioneve…
Nga: Mira Kazhani Nuk mund t’i numëroj sa mesazhe kam lexuar në 4 vjet që unë të ftoj Parashqevi Simakun. Nëse ka pasur një njeri që do kisha bërë çdo sakrificë për ta intervistuar, ajo ka qenë Parashqevia. Jam rritur në vitet ‘80, fiks në momentin e shkëlqimit të Parashqevisë që ishte ëndrra e burrave, modeli i grave, muza e një shoqërie. Sepse Parashqevia kishte edhe bukurinë, edhe talentin dhe sot e kësaj dite nuk gjejmë dot një këngëtare që të ketë atë lloj bukurie qëkur hap gojën. Parashqevia iku në Amerikë menjëherë pas rënies së komunizmit. Ambicioze për të…
Pas zjarrit që dogji nënstacionin elektrik të Draçinit dhe 4 transformatorë në lagje të ndryshme, në qytet pati probleme me energjinë elektrike. Anëtarja e kryesisë së PD-së së qytetit verior, Izmira Ulqinaku, akuzoi OSHEE-në e Shkodrës, pasi nuk ka kontrolluar dhe zëvendësuar pjesët e amortizuara të nënstacioneve. Vetë kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, thotë se dëmi është riparuar dhe qyteti i Shkodrës furnizohet normalisht me energji elektrike, kjo paçka dëmit të shkaktuar nga situata e zjarrit në nënstacion dhe disa kabina elektrike në lagjet e qytetit. “Pas avarisë së krijuar nga zjarri në nënstacionin e Draçinit, punonjësit e OSHEE-së kanë…
PS-ja është drejt mandatit të katërt, teksa pëlqyeshmëria për liderin e PD-së Sali Berisha ishte në rënie, janë të dhënat e një sondazhi që u publikua mbrëmë në ”Report Tv” dhe sot u komentua nga analisti Mentor Kikia. Për të rikthimi i Berishës ka motivuar militantët e PD-së dhe ka krijuar një energji të re brenda partisë dhe në protestat publike. Megjithatë, ai theksoi se ngërçi kryesor për PD-në nuk është thjesht pëlqyeshmëria për qeverinë aktuale, por gatishmëria e qytetarëve për të mbështetur rikthimin e Berishës. ”Rikthimi i Berishës i ka dhënë një puls të ri angazhimit të demokratëve, duke…
Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 dhe e shpërndarë nga gazetari Blendi Fevziu ka ngjallur një diskutim të madh në rrjetet sociale. Në pamje shfaqet një grua, e cila dyshohet se është këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, teksa merr një “Çantë Bekimi” nga një grup fëmijësh, e dedikuar për të pastrehët. Në kronikën e televizionit amerikan, ata i referohen kësaj gruaja si “backpack recipient” një term që iu, referohet të pastrehëve që marrin si ndihmë një çantë të mbushur me gjëra të nevojshme. Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë ndarë profile në Facebook që mbajnë emrin Simaku…
Majlind Habibi ka dalë këtë të premte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi ai është autori i dyshuar i vrasjes së Branko Shkozës. 35-vjeçari ka ndryshuar qëndrim lidhur me ngjarjen, duke thënë se nuk është ai autori i vrasjes së Shkozës. Ai tha se në dëshminë e tij të parë e ka pranuar autorsinë e krimit, pasi është dhunuar nga efektivët e Policisë. “Më datë 27 kam qenë pushim dhe e kam taku se nuk vinte te lokali i lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm, e kam pranu kot, jam hallexhi, kam djalin 4 vjeç dhe…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i inkurajuar ata të protestojnë përpara ambasadave të Shqipërisë dhe të godasin ato me vezë dhe domate. Kjo thirrje erdhi në kuadër të akuzave të tij ndaj qeverisë, të cilën ai e akuzon se është përfshirë në “vjedhjen” e zgjedhjeve të vitit 2025 duke përdorur misionet diplomatike jashtë vendit. Ai u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të reagojnë dhe të dërgojnë një mesazh të qartë përmes protestave të fuqishme, që do të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj atyre që ai…
Policia në Durrës ka ndaluar aktorin e humorit Rezart Veleshnja. Sipas raportimeve të gazetarit Sokol Dema, Rezart Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra. Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur’, thotë policia.
Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie Rexhë Byberin. Kryebashkiaku i Tropojës iu drejtua Gjykatës me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë. Por Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, ka vendosur këtë të premte rrëzimin e kërkesës së Byberit. Kryebashkiaku socialist ndodhet prej muajit shtator 2024 në arrest shtëpie për shpërdorim të 2,8 mln euro. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrim të pronës”, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 3 miliardë lekë. Njoftimi…
Nënstacioni elektrik në Draçin të Shkodrës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Si pasojë Shkodra ka mbetur pa energji elektrike. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se zjarri ka përfshirë disa kabina elektrike. Gjithashtu nga flakët është përfshirë edhe salla e komandimit të nënstacionit. Tre zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. “Rreth orës 11:30, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”. Si pasojë,…