Më 14 korrik 2019 , tre shtëpi në Grijotë të Spanjës u sulmuan për të kryer grabitje të ndryshme brenda. Më shumë se pesë vjet më vonë, Garda Civile e Palencias ka arritur të zbardhë krimet që i atribuohen një 32-vjeçari me kombësi shqiptare . Për ta bërë këtë, në kuadër të Operacionit “Hajduti”, agjentëve u është dashur të hetojnë një person, i cili në këtë periudhë ka ndryshuar deri në tre herë identitetin e tij, me qëllim shmangien e arrestimit. Pas identifikimit të tij, Garda Civile ka vënë në dispozicion të gjykatës të gjithë hetimin dhe të dhënat e…
Author: tirana
Bombardimet e rënda, “më intensivet në rajon që nga viti 2012”, u kryen nga Izraeli të dielën mbrëma në zonën e Tartous në Siri, ku ndodhen bazat ushtarake ruse. Sipas mediave ndërkombëtare, objektivi i bombardimeve ishin njësitë ushtarake, përfshirë formacionet kundërajrore, duke shkaktuar shpërthime të mëdha. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se objektivi ishte Brigada e 23-të e Mbrojtjes Ajrore. Studiuesit sizmikë vërejnë se një nga shpërthimet në një depo municionesh në Tartous u regjistrua nga sizmografët si një tërmet 3 ballë.
Meterologia Lajda Porja nga Meteoalb solli për shikuesit e News24 parashikimin e motit për këtë javë duke zbuluar dhe të papriturat e tij në fundjavë. “Java nis me temperatura të ulëta në zonat verilindore dhe veriore ku temperaturat shkojnë deri në -4 gradë. Duke filluar nga dita e martë kemi rritje të temperaturave deri në 2-3 gradë, po ashtu një rritje kemi dhe ditën e mërkurë. Dita e premte ndryshe nga të gjitha ditët e kësaj jave do na risjellë një sistem vranësirash. Kemi reshje dëbore në verilindje dhe juglindje të vendit”- tha Porja.
Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë natës, të shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës. Sipas burimeve, rreth 15 persona janë shoqëruar ndërsa akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Të gjithë personat janë transportuar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.
Turizmi i dimëror apo turizmi i bardhë sikurse thuhet zakonisht po merr zhvillim të vrullshëm në të gjitha zonat malore të bashkisë së Librazhdit pasi kjo zonë është shumë e pasur me to. Prej disa vitesh turizmi malor në këtë bashki është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera jo vetëm të shqiptarëve por edhe të huajve të cilët vizitojnë vendin tonë. Dimri i këtij viti e ka rritur edhe më shumë tendencën e turistëve drejt zonave malore të Librazhdit .Që nga mesi i Nëntorit dëbora ka mbuluar malet e kësaj zone dhe është kthyer në një mundësi e…
Shoqata Shqiptare e Bankave po finalizon hartimin e një projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kredisë, që do t’i propozohet qeverisë shqiptare për të marrë rrugën ligjore të miratimit vitin e ardhshëm. Në koncept, projektligji do të parashikojë që Byroja e Kredisë të ngrihet nga një subjekt privat me eksperiencë në një aktivitet të tillë jashtë vendit. Byroja e Kredisë do të përmbajë informacion për detyrimet që subjektet kanë ndaj institucioneve financiare, ndaj autoriteteve fiskale dhe atyre shtetërore në përgjithësi, si edhe ndaj operatorëve të shërbimeve utilitare. Që prej vitit 2008, Shqipëria ka një regjistër kredie që administrohet…
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të hënën se i dërguari i bllokut për Sirinë do të shkonte në Damask për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë, ndërsa fuqitë perëndimore po intensifikojnë angazhimet pas rrëzimit të Bashar al-Asadit. Kjo lëvizje nga Brukseli vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe thanë se kishin kontaktuar autoritetet e reja në Damask, të udhëhequra nga grupi rebel, Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Fuqi rajonale dhe ndërkombëtare kanë nisur kontaktet me liderët e rinj në Siri pas rrëzimit të Asadit përmes një ofensivë, duke i dhënë…
Australia është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, me temperatura në disa vende që pritet të kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, pjesë të rajoneve Uellsi i Ri Jugor, Victoria, Queensland, Australia Jugore dhe Territori Verior mund të përjetojnë temperatura deri në 45 ose 46 gradë të hënën, raportoi transmetuesi lokal SBS News. Byroja e Meteorologjisë (BoM) ka paralajmëruar për një “gjasë të lartë” të paralajmërimeve për zjarre dhe valëve të forta të të nxehtit në të gjithë vendin në ditët në vijim, pasi i nxehti ka përfshirë një brez të gjerë nga veriu në juglindje të…
Tregu i Krishtlindjeve në natyrë Heumarkt në Këln u evakuua pak më parë (e dielë 15/12) kur në vend u gjet një valixhe e braktisur. Ky është incidenti i dytë i tillë në qytet, pasi dje tregu në Rudolf Platz u evakuua për të njëjtën arsye.Tregu në Rudolph Platz u mbyll 10 minuta herët dje kur policia urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të tij pasi u gjet një valixhe e braktisur. Siç u konstatua nga mjekët piroteknikë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje, në valixhe ka pasur më në fund 5-10 kilogramë rërë. Hetimet për pronarin e valixhes po vazhdojnë.
Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të paktën nga dita e hënë deri të enjten vendi ynë të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë kalimtare. Kjo situatë me vlera jo normale dhe atipike për stinën që ndodhemi vjen si pasojë e anomalive të motit, duke na dhënë një ‘shije’ të një jave pranverore, por kjo situatë ndryshon të premten ku parashikohet rikthim i reshjeve të shiut në të gjithë territorin. Era më së shumti do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa…
DashiNjë rritje e vetëbesimit ju ngre humorin. Po ndiheni dinamikë dhe të gatshëm për të marrë përsipër projekte të reja në punë. Financat duken të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Në dashuri, durimi bën mrekulli.DemiËshtë një ditë e mirë për strategjitë e ndërtimit të pasurisë. Në punë, përpjekjet e shumta do t’ju çojnë drejt rrugës së duhur. Në dashuri do të kaloni momente të ëmbla.BinjakëtNë planin financiar do të vijnë fitime të vogla, por shmangni shpenzimet impulsive. Marrëdhënia në çift do të përfitojë nga bisedat e përzemërta. Shëndeti është i qëndrueshëm. Mund të lindë një mundësi udhëtimi së shpejti.GaforrjaFinanciarisht,…
SHBA- Publiku amerikan është i ndarë në perspektivë e një mandati të dytë të Donald Trumpit, zbulon një sondazh i ri i CNN i kryer nga SSRS, me 52% që janë përgjigjur pozitivisht dhe dhe 48% negativisht. Këto emocione të kundërta burojnë nga grupe shumë të ndryshme shqetësimesh dhe prioritetesh. Një nga shtytësit më të mëdhenj për amerikanët që shprehin entuziazëm ose optimizëm për qëndrimin e ardhshëm të Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpresa se ai do të përmirësojë ekonominë, me shumë që po ashtu përmendin me miratim mandatin e tij të parë në detyrë. Në të kundërt, ata që janë…