Author: tirana

Policia greke ka zbuluar një sasi droge dhe një arsenal të madh armësh në Rethymno. Operacioni është zhvilluar në një vilë 4-katëshe, ku u zbulua një laborator i kultivimit të marijuanës. Brenda tij u gjetën 557 bimë marijuanë dhe 34 kg 476 gram marijuanë.Kontrollet e policisë kanë zbuluar edhe 10 armë zjarri automatike si dhe 13 mijë e 65 euro. Në prangat e policisë ra një grek 34 vjeç dhe një shqiptar 32 vjeç. Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas grek 43 vjeç.

Read More

Seanca e përbashkët e Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa policia e Kosovës do të sigurojë objektet dhe do ndërpresë përkohësisht qarkullimin e disa rrugëve. “Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizojë seancë të përbashkët me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet sot, më 20 dhjetor 2024, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.Me rastin e seancës së përbashkët, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, ka vendosur nën monitorim të menjëhershëm në terren çmimet e produkteve të shportës ushqimore gjatë periudhës së festave të fund vitit, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e atyre ndërmarrjeve tregtare të cilat abuzojnë me çmimet në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës Në një njoftim zyrtar, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se i siguron qytetarët se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta…

Read More

Dashi Mos u bëni imponues sot. Sigurohuni që të ngriheni për veten tuaj kur e dini se dikush po përpiqet t’ju injoroje. Sigurohuni që po merrni pagë të drejtë dhe mirënjohje të drejtë për shërbimet dhe punën tuaj të palodhur. Demi Njerëzit nuk kanë frikë t’ju japin opinionin e tyre sot, edhe nëse nuk ia keni kërkuar. Ndërsa këto mendime fluturojnë drejt jush, ka të ngjarë të ngatërroheni gjithnjë e më shumë. Në vend që të përpiqeni të kuptoni mendimin e të gjithëve, thjesht dëgjoni veten. Binjaket Njerëzit mund t’ju shikojnë sikur jeni të çmendur sot për shkak se thoni…

Read More

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare ku në zonat veriore-veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të dendura shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C…

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se një 62-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka humbur jetën në vendngjarje. “Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Read More

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka firmosur kontratën për fillimin e punimeve të autostradës, që lidh Janinën me Kakavijën. Rruga ka një gjatësi 68 kilometër, me vlerë 310 milionë euro. ”Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë”,-deklaroi Micotaqis gjatë nënshkrimit të kontratës. Projekti 68 km i gjatë fillon në kryqëzimin ekzistues të Autostradës Ionia me atë Egnatiadhe niset në veri-perëndim drejt kufirit shqiptar. Autostrada përmban 12 kryqëzime, duke siguruar akses në qytetin industrial të Janinës, si dhe në disa vendbanime në zonë, ndërsa lidh qytetin e Janinës dhe…

Read More

Alexandër Kasanof bën vizitën e parë në Shqipëri, pasi u emërua në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit i SHBA-ve për Ballkanin Përdëndimor. Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës. Vizita e Kasanof në Shqipëri lidhet vetëm me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5 vjetorin e SPAK. Puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka shkaktuar jo pak reagime politike në vend, për shkak të hetimit, arrestimit apo dërgimit për gjykim të zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë në vend. Takimin e parë Kasanof e zhvilloi në selinë e delegacionit të BE-së ku zhvilloi për gati 60 minuta një…

Read More

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2024–2025. Ky vendim synon të mbështesë financiarisht nxënësit që ndjekin arsimin bazë dhe të mesëm në institucionet arsimore publike të kryeqytetit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin dhe edukimin e tyre. ”Për sa përket solidaritetit dhe bursave, është në nderin e Bashkisë së Tiranës dhe këtij Këshilli Bashkiak, që jep 2500 bursa ekselentëve, për çunat e gocat me 10-a. Duam ta vijojmë këtë ritëm dhe dua të falenderoj të gjithë nxënësit e shkëlqyer. Të gjithë i kemi njësoj, por…

Read More

Ikona e muzikës, Parashqevi Simaku që preku zemrat e shqiptarëve ka komunikuar me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin përmes një video. Lajmin e ka dhënë Elton Ilirjani i cili po merret me Simakun, ndërsa një ditë më parë njoftonte se kishte rënë në kontakt me të birin e këngëtares, dhe se po mundohej që ata të kishin një komunikim. Ai tregoi se këngëtarja kishte 8 vite që priste ta takonte dhe të komunikonte me të birin.

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për dërgimin e 4 ushtarëve shqiptarë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani. Kjo për të kontribuar në ndihmën dhe trajnimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ky vendim ka si qëllim mbështetje direkte për forcimin e kapaciteteve të ushtrisë ukrainase në kuadër të luftës ndaj agresionit rus. Misioni i personelit shqiptar do të ketë një kohëzgjatje 3-vjeçare, me rotacion prej 180 ditësh për secilin ushtar. Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit, përfshirë dietat, akomodimin, ushqimin, sigurimet dhe shpenzimet për shërbimet e tjera të nevojshme, si transporti dhe mbështetje…

Read More

Këtë të mërkurë, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave ka pasur edhe disa ndryshime në përbërjen e kabineteve të dikastereve të ndryshme. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Osmani do të zëvendësojë në detyrë Nina Gugën, teksa vendimi hyn në fuqi menjëherë. Oriana Osmani ka punuar prej 22 vitesh si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ka dhënë mësim edhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë…

Read More