Author: tirana

Nga një takim ku njoftoi mbylljen e TikTok për një vit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ironizoi deputetin Agron Shehaj, i cili në seancën plenare bllokoi për foltoren duke kërkuar interpelancë me Belinda Ballukun. Pa e përmendur me emër, Rama tha se nuk kanë çfarë i bëjnë një deputeti që pengon me trup të tjerët të flasin, duke theksuar se modele të tilla dhune i ndjekin edhe fëmijët. ”Kur fëmijët tanë, adoleshentë shikojnë një trim, apo një tufë me trima që nuk lënë të tjerët të falsin, atyre u pëlqejnë më shumë këta trima dhe duan t’i kopjojnë kur del…

Read More

Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho thotë se Ilir Meta, po mbahet në izolim ekstrem, vetëm për efektin elektoral që ai krijon. Ajo tha se Meta mban kontakte me kryedemokratin Sali Berisha dhe sekretarin e përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi, për organizimin e aksionit politik. “Meta po mbahet në izolim ekstrem, sepse jemi në vit elektoral dhe ai mbahet në burgim për efektin elektoral që ai krijon. Marrëdhëniet me Berishën i ruan Presidenti i PL-së, Ilir Meta. Patjetër ai është në kontakt me Berishën, qoftë edhe sekretari i përgjithshëm gjithashtu mban kontaktet me PD, ne në Parlament mbajmë kontaktet me deputetët…

Read More

Për atentatin ndaj Inez Hajrullahut, i njohur si “i forti i Vlorës”, SPAK ka shpallur pretencën për tre të dyshuarit. Për Leonard Luzin SPAK kërkon 11 vite burg, për Muharrem Koroveshin 10 vite burg dhe për të penduarin e drejtësis Amarildo Nikolli 2 vite e 9 muaj burg.Të tre të pandehurve u ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Raportohet se pretenca u shpall nga prokurorja e posaçme Dolireza Musabelliu.

Read More

Përveç pensionistëve është edhe një tjetër kategori qytetarësh që do të marrin shpërblim në fundvit. Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2024 me akt normativ ku përveç bonusit të pranverës për pensionistët ka përcaktuar edhe shpërblim për një kategori të caktuar punonjësish të administratës. Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për ‘Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike’. Bëhet e ditur se në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende…

Read More

Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg, është rritur në pesë të shtunën, njoftoi guvernatori i landit. Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, kur një burrë saudit i shkeli qëllimshëm njerëzit me veturën e tij BMW në tregun e Krishtlindjes të premten mbrëma.Burri saudit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje, si i dyshuar për shtypjen e njerëzve për këtë sulm. Policia nuk e ka komentuar të shtunën numrin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me prindër e mësues diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tiktok. Rama tha se ndihet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër dhe kjo platformë do mbyllet për një vit. “Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjithë faktorët që janë drejtpërdrejtë që janë të lidhur me këtë sferë të edukimit dhe sigurisë të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret, me masa konkrete dhe kemi sigurinë që duke zbatuar këtë…

Read More

Hakmarrja për vdekjen e një 5-vjeçari rom në Markopoulos më 1 nëntor ka qenë shkaku i të shtënave me armë zjarri të ndodhura në Greqi. Burime policore bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin ambientit më të gjerë të fëmijës 5-vjecar që humbi jetën nga një plumb në fillim të nëntorit në Markopoulos. Për vrasjen e tij janë shpallur në kërkim 4 romë shqiptarë, konkretisht Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjec dhe Dhimitrio…

Read More

Jehona e artistes së madhe Parashqevi Simaku ka mbërritur edhe te fëmijët e vegjël. Nga Kavaja, qyteti ku ka lindur Parashqevi Simaku, disa fëmijë kanë bërë një përshëndetje të veçantë për të.“Parashqevi Simaku, përshëndetje nga Kavaja”-thonë njëzëri fëmijët, të cilët këndojnë edhe këngën e njohur të saj ‘E duam lumturinë’.

Read More

Big Brother VIP çel sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4, që ka ndjekur e komentuar me kërshëri çdo sezon. Pas një pune kolosale, shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern, me ambiente të reja, plot ngjyra e drita. Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë…

Read More

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet ndodhën në tri valë midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 21 dhjetor. Shërbimi për shtyp i Rustam Minnikhanov, udhëheqësit të republikës autonome të Tataristanit, tha në një komunikatë se tetë dronë e sulmuan qytetin. Sipas komunikatës, gjashtë prej tyre i goditën ndërtesat e banimit, një e goditi një objekt industrial dhe një tjetër u rrëzua mbi një…

Read More

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg tani është rritur në katër, sipas transmetuesit publik gjerman ARD. ARD po raporton gjithashtu se mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra e mëparshme mbi 60. Megjithatë, ne nuk jemi ende të sigurt se sa të rënda janë këto lëndime. “Krishtlindjet në Magdeburg kanë mbaruar”, thotë këshilltari i qytetit të Magdeburgut Këshilltari i qytetit të Magdeburgut për rendin publik, Ronni Krug, thotë se tregu i Krishtlindjeve do të qëndrojë i mbyllur dhe se “Krishtlindjet në Magdeburg kanë mbaruar”, sipas transmetuesit publik gjerman MDR. Ministria…

Read More

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët ndërsa ishte në lëvizje në bypassin e Vlorës, pranë fshatit Kaninë. Flakët kanë përfshirë automjetin totalisht, ndërsa dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin.Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një automjet zjarrfikës për të shuar flakët. Si pasojë e rrjedhjes së gazit, makina ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Read More