Author: tirana

Pas me shumë se 8 orësh që mbeti e bllokuar, rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve. Qindra qytetar mbetën të bllokuar gjatë mbrëmjes së djeshme në bypassin e Murrizit për shkak të pranisë së madhe të dëborës. Dhjetra automjete u braktisën dhe u lan në rrugë për shkak se e patën të pamundur të lëvizin në drejtim të Qarkut Dibër dhe në drejtim të Tiranës. Mësohet se qarkullimi është hapur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar ku është bërë e mundur që një pjesë e automjeteve të qarkullonin. Situata e mëngjesit të sotëm ishte kjo, me…

Read More

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në një spital pas etheve të vazhdueshme, sipas një zëdhënësi të demokratit. Sipas zëdhënësit të tij, Bill Clinton u shtrua në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetoën në Uashington, DC të hënën në mbrëmje për analiza dhe vëzhgim pas zhvillimit të etheve.“Ai mbetet në humor të mirë dhe vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që po merr,” shkroi Angel Ureña në X. Zëdhënësi nuk dha më shumë detaje mbi gjendjen e demokratit nga Arkansas, megjithëse raportet e mediave amerikane tregojnë se Clinton pritet të shërohet shpejt.Një burim i afërt me Clinton tha për NBC News se…

Read More

Inteligjenca artificiale mund të bëhet më e zgjuar se çdo njeri i vetëm deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas miliarderit të teknologjisë Elon Musk. CEO i Tesla dhe SpaceX bëri parashikimin menjëherë pasi kompania e tij e Inteligjencës Artificiale, xAI, lançoi zyrtarisht modelin e saj të parë të gjenerimit të imazheve, Aurora, në fillim të këtij muaji. Aurora, një version i përditësuar i modelit të parë të gjenerimit të imazheve që xAI prezantoi në tetor, i lejon përdoruesit të krijojnë pamje vizuale fotorealiste. Krahasuar me modelet e tjera të AI, Aurora ka më pak kufizime dhe mund të…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me thikë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja ka goditur burrin me sopatë në kokë teksa ishte duke fjetur gjumë. Policia ndodhet ne vendngjarje ndërsa rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen.

Read More

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë të prodhimit të municioneve në Turqi. Sipas një deklarate të guvernatorit të rajonit, Ismail Ustaoglou, ka viktima dhe të lënduar. Informacionet e para flasin për 12 persona që humbën jetën dhe 3 të plagosur. Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë. Balikesir ndodhet në rajonin Marmara të Turqisë. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sabotim apo sulm terrorist.

Read More

Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, TikTok është më shumë se një aplikacion social—është një mënyrë jetese. Çdo ditë, pas shkollës, ai kalon rreth katër orë të humbur në një rrjedhë të pafundme videosh. Është gjëja e parë që kontrollon në mëngjes dhe e fundit që bën para se të shtrihet për të fjetur. Raporti i tij i kohës së ekranit në iPhone tregon se ai kalon mesatarisht 5-6 orë në ditë duke “lundruar” në këtë platformë, duke u përhumbur në videot që janë trende. Sipas një raporti nga Kepios, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.5 milion përdorues, dhe…

Read More

Orët e paradites do të mbeten nën dominimin e vranësirave të shpeshta duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve duke ri-sjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë vendin duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin…

Read More

Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera (autobusë linje). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Nga mosbindja civile në rrugë, demokratët kanë denoncuar dhunën ndaj nënkryetarit të PD-së Agron Gjekmarkaj, që sipas Flamur Nokës aktualisht është në spital për kujdes shëndetësor. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzoi policinë dhe tha se ky është një akt kriminal dhe i paprecedentë dhe kushdo që e ka urdhëruar e zbatuar do të mbajë përgjegjësi. ”Jam këtu për të dënuar aktin kriminal bandistesk të narkopolicisë të urdhëruar nga narkoministri dhe të zbatuar nga ushtari i krimit të organizuar Proda dhe vasalët e tij kundër nënkryetarit të PD dhe nënkryetarit të Kuvendit zotit Gjekmarkaj. Të…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia për mosbindjen civile që po mban opozita. Për të kryeministri ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës sot, por ka bllokuar rrugën e Shqipërisë. ”Me sundimin e tij Edi Rama ka asgjesuar zgjedhjet e lira, institucionet e pavarura çka ka sjellë rrënim të shtetit të së drejtës të lirive dhe garancive, të gjitha të replikuara nga çizmja me humor të luhatur e një individi”. Postimi i plotë Reagim nga qelia nr.6/ Edi Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës sot, por ka bllokuar rrugën e Shqipërisë së zhvilluar dhe demokratike.…

Read More

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga përplasja me policinë dhe është rrëzuar në tokë, duke humbur ndjenjat. Teksa shumë protestues e kanë rrethuar duke i hedhur ujë dhe duke qenë të irrituar me policinë. Siç bën me dije Albana Vokshi, e cila gjendet tek zona e bashkisë Gjekmarkaj është goditur nga policia dhe është rrëzuar. Gjekmarkaj nuk u ndje mirë pas kësaj përplasjeje dhe siç bëhet me dije është larguar nga protesta.

Read More

Protestuesit dhe policia janë përplasur te sheshi “Wilson”. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se kjo është e papranueshme. Sipas saj policia po përcjell mesazhin që kush proteston, dhunohet. “Ju ishit dëshmitarë si po rrinim në mënyrë paqësore në mes të sheshit dhe në një moment u shtymë në mënyrë të dhunshme, të papranueshme. Këtë tokë nuk e ka Rama, por është e shqiptarëve dhe kur vendosin shqiptarët të protestojë e vendosin shqiptarët. Dhe të mos japin urdhra politikë për të dhunuar gratë, vajzat e të moshuarit. Këta duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë. Ky mesazh jepet që…

Read More