Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak më parë në Kurbin. Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Author: tirana
DashiDita e sotme është e përkryer për t’iu përkushtuar shtëpisë. Në punë, energjia juaj frymëzon kolegët. Në dashuri, është një ditë të shkëlqyer për biseda intime. Për sa i përket shëndetit, balanconi aktivitetin me relaksimin për të shmangur stresin.DemiPrania e Jupiterit në shenjën tuaj sjell një këndvështrim filozofik, duke e bërë këtë një ditë të shkëlqyer për të mësuar dhe zgjeruar horizontet tuaja. Në planin financiar, merrni parasysh investimet afatgjata që premtojnë rritje. Vendi juaj i punës mund të përfitojë nga idetë tuaja vizionare, ndaj mos hezitoni t’i ndani ato.BinjakëtNë planin financiar, përpiquni të tregoheni të kujdesshëm. Në punë, elasticiteti…
Avokati Spartak Ngjela, teksa flet për aktet e dhunës në mosbindjen civile të PD-së, thotë se ndodh sepse nuk ka mbështetje popullore për këtë parti. Për të Berisha duhet të largohet pasi nuk ka mbështetje. ”Është humbje ekuilibri. Nëse s’ke numër mbështetësish duhet të ikësh në shtëpi. Një protestë e bën masiviteti popullor, po s’ke masivitet do krijosh momente dhune. I merr në qafë edhe ata mbështetës që mund të shkojnë në procese penale. Nuk ka mbështetje PD, duhet të ndërrojë lidershipin. Edhe sondazhet dalin shumë keq. Këto metoda e dëmtojnë më shumë. Dje do i kenë rënë pikët edhe…
Kryeministri Edi Rama në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, tha se fati i rajonit të Ballkanit Perëndimor në këto kohë është në duart tona si kurrë më parë. Për të Shqipëria do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për integrimin duke nxitur paqen dhe duke bashkëpunuar përmes dialogut me këdo. ”Duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se mundësitë nuk janë të mirëqena dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku që ato të mos zhduken, por të marrim maksimumin prej tyre. Nuk biem dakord për çdo gjë dhe kjo është normale. E kundërta…
Për festat në vend po vijnë emigrantët dhe trafiku është në kaos. Këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan ka një trafik të rënduar. Mësohet se trafiku i makinave shkon 6 deri në 7 kilometër. Ndaj dhe sot Policia ka bërë të ditur se për ditët e festave të fundvitit dhe ditët e para të vitit 2025 do të ketë masa shtesë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë.
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan të padevijueshëm e të padiskutueshëm, atë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, Rama u shpreh edhe se brenda kësaj dekade, do të japim gjithçka kemi, që kjo të bëhet realitet. ”Ndërsa i qasemi një viti të ri zgjedhor, jam i sigurt që pyetjet për zgjedhjet e përgjithshme që po vijnë, do të zënë shpejt vend në shkresat e raportet tuaja. Kam një ide mjaft të mirë se kush do të dalë fitues. Përtej shakave,…
Dita e nesërme shënon kremtimin e Krishtlindjeve, një festë mjaft e rëndësishme për të krishterët në mbarë botën. Zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri Don Mark Pashkja shpjegoi se çfarë përfaqëson kjo festë. ”Krishtlindja për të krishterët është ardhja e Zotit në Tokë, zbritja e Zotit në mes të njerëzve. Njëherë e përgjithmonë merr fund ajo distanca dhe humnera e jashtëzakonshme që ekziston mes njeriut edhe Zotit. Zoti nuk është më larg njeriut, nuk ka një hapësirë ndarëse, bëhet njeri. Nga ana logjike duket si e pamundur, por duke qenë se për Zotin gjithçka është e mundur, edhe e paimagjinueshmja…
Grupi parlamentar i PD-së ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës kundër Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, drejtorit të Drejtorisë Vendore Tiranë, Elton Alushi dhe zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit. Për PD-në këta zyrtarë penguan tubimin e djeshëm të opozitës, ushtruan dhunë, duke konsumuar 6 vepra penale. Në kallëzimin e opozitës thuhet se tubimi ishte i ligjshëm, ndërsa pendimi sipas opozitës ishte i kundërligjshëm dhe kriminal. Sipas PD-së dhuna e djeshme në protestë ka qenë e motivuar politikisht. ”Janë evidentuar faktet dhe provat që dëshmojnë se tubimi i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se strehimi i Milan Radojçiçit në Serbi, mbështetja që i ofron Beogradi me infrastrukturë për trajtime nuk mund të quhet ndryshe përveç koordinim i shtetit të Serbisë me Milan Radojçiqit dhe grupit të tij terrorist për ta zhvilluar më tej luftën hibride kundër Kosovës. Në një konferencë për media ka deklaruar se tanimë Radojçiç nuk mund të organizojë aksione të tipit rus, por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri. Ai ka dhënë detaje për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në veri. ”Kjo është kronologjia e 15 sulmeve nga…
Ne nuk dimë shumëçka mbi emocionet e njerëve, por diçka e themi me siguri: Nuk dimë asgjë rreth emocioneve të Xumit. Në pak më shumë se dy ditë qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, Xumi na ka ofruar një shumëllojshmëri emocionesh që burojnë nga dashuria: Ajo e humbura dhe ajo e rigjetura. Po, po e dimë: Edhe dashurinë për mamin, por për këtë mbase flasim në një artikull tjetër. Historia e dashurisë me ish-in Ëndrra e Xumit e sinkronizuar me ish-të dashurën ka “pushtuar” çdo rrjet social, ku dikush e quan si një lloj energjie e dikush…
Në vigjile të festës së Krishtlindjes, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka përcjell një mesazh për të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste. ”Krishti, Princi i Paqes dhe i Dashurisë, me shembullin e Tij na tregon se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës. Gëzuar Krishtlindjen, të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve”,-shkruan Spiropali.
Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi ankimimin e partive të vogla për listat e mbyllura. Për të kjo Gjykatë nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve. Basha akuzon kryeministrin Rama dhe kreun demokrat Sali Berisha për pazar me votën në 11 maj dhe thotë se nuk do të dorëzohet ndaj këtyre padrejtësive. ”Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.…