Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme kulturore në qytetin e Beratit. “Mangalem’s Shades” synon të bashkojë njerëzit për të shijuar një shfaqje të teknologjisë së lartë dhe për të përjetuar diçka ndryshe nga rutina e tyre e përditshme, ndërsa fantazojnë për një jetë plot ngjyra. Në këtë aktivitet do të ngrihet një skenë ku DJ do të performojnë elektromuzikë. Shfaqjet do të përfshijnë ndriçim dekorativ dhe shfaqje lazer. Projeksioni mund të shihet nga çdo kënd dhe nga çdo anë ku…

Read More

PZAP-ja vendos që të certifikojë “Listën SRPSKA” për zgjedhjet e 9 shkurtit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur të hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e këtij subjekti politik. Në vendimin e PZAP, urdhërohet KQZ-ja që të certifikojë subjektin politik “Lista serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Sipas PZAP-së, Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk e certifikoi “Listën serbe”, për pjesëmarrje në zgjedhjet…

Read More

Këngëtarja ikonë Parashqevi Simaku vizitoi shoqatën ”Vatra”, që bashkon komunitetin shqiptar në Amerikë. Kreu i Vatrës, Elmi Berisha, vlerësoi kontributin e vyer të Simakut në muzikën shqiptare dhe rolin e saj në përçimin e vlerave të kulturës shqiptare në SHBA. Postimi i plotë: Vatra priti divën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Vatra priti në një takim të ngrohtë e shumë të përzemërt divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku. Ajo shoqërohej nga aktivisti i të drejtave të njeriut, biznesmeni Elton Ilirjani, aktivistja Elvira Tata, aktorja Julia Ilirjani e patriotë të tjerë. Në fjalën e ngrohtë e plot dashuri Parashqevi Simaku e…

Read More

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë një premtim të fortë. Ai ka thënë se do të ndalojë ”çmendurinë transgender”, ku theksoi se do të firmosë urdhra ekzekutivë për të ndaluar “deformimin seksual të fëmijëve,” për të larguar çështjet transgjinore nga ushtria dhe sistemet arsimore amerikane. ”Unë do të nënshkruaj urdhra ekzekutivë për të ndaluar derformimin seksual të fëmijëve, për të larguar çështjet transgjinore nga ushtria, shkollat fillore, të mesme dhe gjimnazet”,-tha Trump. Ai shtoi gjithashtu se do të “mbajë burrat larg sporteve të grave,” duke theksuar se do të jetë politika zyrtare e qeverisë amerikane që ekzistojnë vetëm dy…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se festat janë një moment shumë i veçantë për t’u rikujtuar njerëzve vlerën e solidaritetit. Ministrja Koçiu ka uruar Krishtlindjen nga “Familja e Madhe e Mbrojtjes Sociale”, ku përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, duken momentet e festës së bashku me përfituesit e shërbimeve sociale nga qendrat ditore dhe ato rezidenciale, duke ndarë momente të ngrohta, buzëqeshje dhe gëzim. “Ky është një çast i veçantë që na bashkon dhe na kujton vlerën e solidaritetit. Kjo Krishtlindje na kujton se fuqia e bashkimit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin është dhurata më…

Read More

Koordinatori i Programit Ekonomik në PD, Dorian Teliti, kritikoi qeverinë lidhur me shpërblimet e fundvitit. Për të shpërblimet e fundvitit janë kthyer tashmë në një bonus elektoral që shpërndahet vetëm në prag të zgjedhjeve. Duke krahasuar periudhën kur Partia Demokratike ishte në pushtet, Teliti deklaroi se varfëria ishte zbutur, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Ai kritikoi rritjen e pamjaftueshme të pensioneve gjatë qeverisjes së Ramës, duke theksuar se rritja e çmimeve ka përkeqësuar situatën për pensionistët dhe shtresat e varfra. Në fund, ai e cilësoi edhe bonusin e pranverës si një tjetër lëvizje elektorale. ”Kemi kërkuar nga mazhoranca…

Read More

Festa e Krishtlindjes është festa e paqes, harmonisë dhe solidaritetit mes njerëzve. Këtë e ka treguar edhe në Shkodër, jo vetëm mesazhi i krerëve të besimeve fetare, por edhe të institucioneve. Kjo festë ka zbutur edhe politikën, teksa shohim që në Shkodër kryebashkiaku Benet Beci, ka uruar dhe ka shtrënguar duart me drejtuesin politik të PD-së, Luçiano Boçi gjatë vizitave zyrtare në katedralen e Shkodrës.

Read More

Një banor i ri nga Kosova, jo Vip, u bë pjesë e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 4”. Bëhet fjalë për një kameraman nga Prishtina të quajtur Gramos Bajçinovci. Pak minuta sa hyri, ai duket se nuk u prit mirë nga tjerët, veçanërisht nga Xum Allushi. Një gjest i pakëndshëm nga ana e tij tashmë u bë viral në rrjete sociale dhe po komentohet gjithandej. Ai u ngrit në këmbë qëndroi përpara tij, derisa në një moment preku edhe organin gjenital. ”Ma tërbo dhe ma qetëso. Proteinën a ma thith, se yndyrën ma merrke”, iu drejtua ai. Më pas…

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku informon se të gjitha ekipet e punës dhe borëpastrueset janë në terren për të garantuar lëvizjet e mjeteve pa asnjë problematikë. Balluku ka publikuar pamjet nga Qafa e Thores e mbuluar nga petku i borës. ”Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë me mjete të sofistikuara për të garantuar akses për një qarkullim pa problematika”, thotë Balluku në postim. Në njoftimin e një dite më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar u shpreh se në Qafë Thore vazhdon puna pa u ndalur. Një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi…

Read More

Në lutjen tradicionale për Krishtlindje, Papa Françesku apeloi për paqe, përkushtim dhe angazhim. Në këtë festë ai hapi edhe Portën e Shenjtë në Vatikan, që simbolizon se viti 2025 do të jetë “vit i shenjtë”. Kjo Portë hapet vetëm çdo 25 vite. Papa mori pjesë edhe personalisht në lutjet festive, ndonëse është i ftohur dhe me shëndet jo të mirë. Lutja ishte në shenjë të “Portës së Shenjtë”, me të cilën shënohet hapja e një “viti të shenjtë”, që përshkon me shumë shpresa për paqe në botë dhe për një jetë më të mirë për të gjithë. “Kjo është nata…

Read More

Festat dhe ardhja e emigrantëve ka shtuar trafikun në Tiranë. Për ekspertin rrugor, Arben Luzi shkak i trafikut të rënduar janë numri i lartë i semaforëve në kryqëzime. Për numri i lartë i semaforëve krijon bllokime në kryqëzime dhe pengesa për rrjedhjen e normalizuar të trafikut. Eksperti thotë se një tjetër problem që ka rënduar trafikun është ndërtimi i segmenteve rrugore të reja, të cilat janë ende në punë, duke sjellë bllokime të mëtejshme. “Ne i kemi pasur rrugët më të vogla, me një korsi, tani janë bërë me dy dhe tre korsi. Por, nëse do i referohemi këtyre rrugëve,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik ajror të ndodhur sot në Kazakistan. Teksa ka shprehur ngushëllimet në emër të Shqipërisë, kreu i qeverisë shkruan në X, se urimet e përzemërta janë që paqja të mbizotërojë në Azerbajxhan dhe Kazakistan. “Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama. Avioni që u rrëzua ishte një Embraer 190. Sipas Ministrinë së Emergjencave të Kazakistanit janë 39 të…

Read More