Author: tirana

Temperaturat e ulëta të këtij dimri dhe dëbora kanë zbardhur malet e lumit të Vlorës. Kjo zonë, që përgjatë vitit ofron një kombinim të freskisë natyrore dhe biodiversitetit të pasur, në dimër bëhet edhe më magjike, duke tërhequr kështu vëmendjen e banorëve lokalë dhe pak turistëve aventurierë që guxojnë të sfidojnë motin. Peizazhi përreth lumit Shushicë, që gjatë verës është plot gjelbërim, është shndërruar tani në një botë të bardhë e të heshtur, ku çdo gjë duket sikur ka ngrirë në kohë. Por bardhësia e borës sjell jo vetëm bukuri, por edhe sfida për banorët e këtyre zonave malore.

Read More

Prej mesditës të së mërkurës rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë e cila ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në fshatra. Si shkak i dëmtimit të linjave ka ngelur pa energji zona e Zadrimës dhe Bregu i Matës, raporton gazetari Elvis Hila. Grupet e punës të operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë. Po ashtu nga era e fortë është kërkuar që mjetet e vogla të peshkimit të mos dalin në det, pasi dallgëzimi është i lartë dhe lundrimi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga parku kombëtar i Valbonës dhe bujtinat alpine, tashmë të mbuluara nga dëbora. Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

Read More

Kanë dalë para gjykatës shtatë të arrestuarit për protestën e opozitës të zhvilluar tre ditë më parë në kryeqytet. Para gjykatës së Tiranës ku do të njihen me masën e sigurisë janë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani. Ata u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel…

Read More

Sot rreth orës 12:00 pritet që të zhvillohet një mbledhje e kabinetit qeveritar, ku mësohet se do të merret një vendim sa i përket shpërblimeve të fundvitit për efektivët policorë. Pritet që nga ky bonus të përfitojnë rreth 8 mijë policë, ndërkohë sa i përket shumës së shpërblimit, ajo mund të jetë nga 10-15 mijë lekë të reja. Ndërkohë pritet që në mbledhje e sotme të merret vendimi edhe për shpërblimin për punonjësit e administratës, si sanitarët apo shoferët, të cilët trajtohen me një pagë më të ulët se pjesa tjetër. Në këtë kategori, ku do të përfshihen edhe punonjësit…

Read More

Një 19-vjeçar pakistanez ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë.Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin. Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua dhe u vu në pranga drejtuesi i automjetit, shtetasi pakistanez A. A., 19 vjeç, banues në Pakistan.Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë…

Read More

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror izraelit në Gazë në orët e para të 26 dhjetorit, thanë mjekët dhe autoritetet shëndetësore në enklavën palestineze. Pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Zeitun të Qytetit të Gazës, teksa autoritetet shëndetësore shtuan se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës. Ndërkaq, një incident të ndarë, pesë gazetarë u vranë kur makina e tyre u godit nga një sulm në…

Read More

Stuhitë e dendura të borës kanë ‘pushtuar’ disa shtete të Ballkanit. Shumë vende, duke përfshirë Bosnjën, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë përballur me sfidat e sjella nga reshjet intensive të borës. Bosnja veriperëndimore dhe ajo perëndimore u goditën më rëndë nga stuhia. Autoritetet thonë se, atje, më shumë se 200,000 shtëpi kanë mbetur pa energji. Shumë shtëpi humbën gjithashtu qasjen në shërbimet e ngrohjes dhe ujit. Reshjet intensive të borës, të cilat janë ende në vazhdim, po pengojnë përpjekjet e ndihmës, duke bërë që shumë rrethe dhe rajone lokale të shpallin gjendjen e…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ai shoqërohej nga avokati i tij. Nuk dihet se sa do të zgjasë kjo seancë, ndërkohë më herët kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se është i hapur për të bashkëpunuar me SPAK.

Read More

Dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj Ajkën është një këngë. Kënga ‘Du Du’ është bashkëpunim i Xhensilës me Piro Çakon e Darko Dimitrov. Kjo është kënga e saj e dytë pas asaj dedikuar të birit Amen, 1 vjeç. “E vogla ime, e madhe sa bota. Të dyja dorë për dore me një zë, me një zemër do këndojmë. Këto vepra muzikore janë pasuria më e madhe artistike që vetëm Pirro Çako mund ti krijonte” shkruan këngëtarja Gjatë karrieres artistike Xhensila ka zgjedhur të gdhendë në këngë momente të ndryshme të jetës së saj. Përmendim këtu këngën dedikuar…

Read More

Numri i të pastrehëve në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ka arritur në 10 mijë, por numri i strehimoreve është i pamjaftueshëm dhe duhet të merren masa shtesë në kushtet e vështira të dimrit. Sipas njoftimit të bërë nga “Bruss’help”, organizatë ombrellë që punon lidhur me personat e pastrehë në Bruksel, në rrugët e kryeqytetit jetojnë rreth 10 mijë të pastrehë. Megjithatë, në qytet ka vetëm një strehimore emergjente për 3.250 persona. Organizatat që shërbejnë nën “Bruss’help” kërkojnë rritjen e numrit të strehimoreve. Disa nga masat e marra në kuadër të masave dimërore kanë filluar të zbatohen. Një hotel në rrethin…

Read More

Shqipëria do të mirëpresë garën e famshme çiklistike Giro D’Italia Grande partence në maj të vitit të ardhshëm. Ky lajm i mirë për vendin tonë është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare. Sipas kryeministrit Edi Rama “Nisja e Madhe – Grande Partenza” është raportuar në 70 vende të botës.“Mirëmëngjes dhe me lajmin se ‘Nisja e Madhe – Grande Partenza’ e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta…

Read More