Shqipëria po përjeton një revolucion të vërtetë në sektorin turizmit. Ekspertët parashikojnë se Shqipëria së shpejti mund të jetë Greqia apo Kroacia e re për miliona pushues nga të katër anët e Evropës, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze “Quand Partir”. Nga vendi më i izoluar në botë disa dekada më parë – Shqipëria po shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit. Gjithçka ose asgjë, ose e kundërta Për të kuptuar plotësisht zhvillimin e vendit në drejtim të turizmit, mjaftojnë disa shifra. Asnjë turist nuk e vizitoi Shqipërinë gjatë 40 viteve të diktaturës së Enver Hoxhës deri…
Author: tirana
Studiuesit koreano-jugorë kanë zhvilluar një robot të lehtë për t’u veshur që mund të shkojë deri te personat paraplegjikë dhe t’u mundësojë atyre të ecin, të manovrojnë me pengesa e të ngjisin shkallë. Ekipi i Laboratorit Exoskeleton në Institutin e Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë në Kore (KAIST) tha se qëllimi i tyre është të krijojnë një robot që integrohet pa probleme në jetën e përditshme të individëve me aftësi të kufizuara. Kim Seung-hwan, i cili është vetë një paraplegjik dhe pjesë e ekipit KAIST, demonstroi prototipin që e ndihmoi të ecte me një shpejtësi prej 3.2 km/h të ngjiste…
Ekspertët e Kaspersky kanë zbuluar një mashtrim të ri phishing që synon kompanitë që promovojnë faqet e tyre në rrjetin social Facebook. Mashtruesit dërgojnë emaile që pretendojnë se janë në emër të Meta for Business, platforma e biznesit të Facebook, duke pretenduar se faqja e marrësit përmban përmbajtje të ndaluar. Emaili u kërkon përdoruesve të japin një shpjegim për të zhbllokuar llogarinë dhe faqen e tyre. Qëllimi i sulmuesit është të fitojë akses në llogaritë e biznesit të përdoruesit. Një email i rremë që imiton një komunikim “zyrtar” në Facebook pretendon se faqja e përdoruesit do të mbyllet. Të dhënat…
Dy persona që merrnin pjesë në garën vjetore të jahteve në Australi nga Sidnei në Hobart kanë vdekur në incidente të veçanta, sipas policisë. Të dy anëtarët e ekuipazhit vdiqën në incidente të veçanta pasi u goditën nga një bum – shtylla e madhe e ngjitur horizontalisht në fund të një vele, shkruan BBC. Organizatorët e ngjarjes thanë se incidentet ndodhën në Flying Fish Arctos dhe Bowline.
Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministrinë e Bujqësisë arrin në 13.4 miliardë lekë nga 14.1 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit me një reduktim 5 për qind. Ministria e Bujqësisë në krahasim me fillimin e vitit ka 7 milionë euro më pak fonde. Shkurtimet po ndodhin në një kohë kur sektori është në trend rënës prej tre vitesh dhe fermerët shqiptare kanë mbështetjen më të ulët në Europë dhe në Rajon me fonde publike. Sipas të dhënave nga…
BE ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj të ashtuquajturës flotë hije të Rusisë pas dëmtimit rishtazi të një kablloje nëntokësore në Detin Baltik dhe kapjes së një anijeje të dyshimtë nga autoritetet finlandeze. “Ne do të propozojmë masa të mëtejshme, duke përfshirë sanksione, që synojnë këtë flotë,” thanë së bashku të enjten Komisioni Evropian dhe shefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. BE-ja dyshon gjithashtu si Finlanda, se transportuesi i naftës është i lidhur me Rusinë. “Anija e dyshimtë është pjesë e flotës ruse në hije, e cila kërcënon sigurinë dhe mjedisin dhe në të njëjtën…
Territori Shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat malore Lindore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në skajin Verilindor dhe Juglindor të gjenerojnë reshje të pakta dëbore. Ndërkohë do të vijojnë ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat…
DashiNjë kthesë befasuese mund të çojë në një fitim të këndshëm monetar. Në sferën tuaj profesionale, qendra e vëmendjes shkëlqen, duke ju nxitur të bëni hapa të guximshëm përpara. Dashuria “kërcen” me hijeshi në jetën tuaj, duke sjellë një ndjenjë harmonie dhe lidhjeje.DemiSot shpaloset një narrativë financiare që inkurajon investime të matura dhe shpenzime të menduara. Në punë, idetë tuaja janë gati të lulëzojnë. Gjestet romantike janë veçanërisht shpërblyese tani, duke e përmirësuar jetën tuaj të dashurisë me ëmbëlsi.BinjakëtFinanciarisht, një qasje konservatore ju shërben mirë sot, duke i mbrojtur burimet tuaja nga shpenzimet e papritura. Në karrierën tuaj, komunikimi është…
Një situatë e tensionuar ka shpërthyer mes Xhenetës dhe Gjestit brenda shtëpisë së ”Big Brother Kosova Vip 3”, ku ajo e ka zënë ngushtë me një pyetje që vuri në pikëpyetje prioritetet dhe veprimet e tij. ”Pse ti po reagon në situatën e Drilonit, e nuk po reagon kur është situata ime me ty? A e ki më të afërt Fitimin e Drilonin, a mua?”,-ishte pyetja që Xheneta ia drejtoi, duke kërkuar llogari për mungesën e mbështetjes në momentet që ajo e konsideron të rëndësishme. Xheneta shfaqi pakënaqësinë e saj për faktin që Gjesti ka ndërhyrë dhe reaguar në situatat…
E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan gazetarja e kronikës së zezë, Glidona Daci në bazë të ngjarjeve që ka raportuar për gjatë gjithë vitin veçoi 3 prej tyre si më të forta që kanë tronditur opinion publik. Në vend të parë është padyshim vetëvrasja e 39-vjeçares Alma Arrazi e cila u hodh bashkë me 3 fëmijët e mitur nga ura e lumit Buna. ”Ka qenë një vit i cili duhet theksuar ka shokuar gjithë opinion publik me ngjarje të cilat kanë nisur që në fillim të vitit, por nga ana tjetër ka pasur dhe disa operacione shumë…
Këtë mbrëmje një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në fshatin Urakë të Matit. Sipas Policisë një 40-vjeçar ka aksidentuar për vdekje me automjetin e një të moshuar. Mat/Informacion paraprak Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Viti që po lëmë pas, ka shënuar një rritje të numrit të shkeljeve dhe përfshirjes së punonjësve të Policisë së Shtetit në paligjshmëri. Nga të dhënat që janë siguruar nga Klan News bëhet e ditur se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka rezuar në prokurori 219 raste, për 444 efektivë. Shkeljet janë korrupsion, shpërdorim detyre, apo me personazhe të botës së krimit. Shifrat tregojnë një rritje, pasi vitin e shkuar u dërguan në prokurori 319 punonjës. Jo vetëm kaq, por hetimet me anë të përgjimeve dhe metodave pro aktive janë rritur me 33 % në krahasim me vitin 2023. Shifra në…