Ervin Salianji i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, reagimet i bën përmes letrave. Ai shkruan se vota e emigrantëve është sfida e Opozitës në garën elektorale të 11 majit. Për të është detyrë e opozitës të insistojë në garancitë e procesit, duke vlerësuar njëkohësisht lançimin e një portali të PD-së ku nxit në identifikimin e votuesve të diasporës. Letra e plotë nga Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së që po vuan dënimin në burgun e Fierit 930 milionë euro ishin remitancat e vitit 2023, të fundit tê llogaritura nga Banka e Shqipërisë. 930 milionë euro që emigrantêt, bashkëatdhetarët…
Author: tirana
Porti i Durrësit po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh gjatë këtyre ditëve. Vetëm në 8 ditët e fundit, kanë hyrë në vend 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Janë kryesisht anëtarë të diasporës shqiptare që kthehen për të kaluar festat pranë familjarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe nga shtetas të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh në vendin tonë. Për të përballuar këtë fluks udhëtarësh, kompanitë që operojnë linjat detare kanë shtuar kapacitetet e tyre. Tragetet e linjës Durrës-Bari e kthim kanë nisur të kryejnë lundrime të dyfishta gjatë ditës, që nga data…
Jemi në ditët e festave, dhe as politikanët nuk kanë qëndruar pas me organizime të tilla. Një video është bërë virale në rrjet, ku shihen deputetë të PD-së që janë në grupin e Gazment Bardhit që kërcejnë me pasion e ku në sfond është kënga për Sali Berishën. Vallen e ka hedhur dhe Gjekmarkaj i cili në protestën e fundit të PD-së nuk u ndje mirë dhe humbi ndjenjat. Kjo video nuk ka nevojë për shumë fjalë.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli u shpreh sot se kompani të personave të arrestuar vijojnë të marrin fonde nga paratë publike. ”Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve, duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike”,-tha Vangjeli. Deklarata e plotë Gjatë operacionit ‘Coast to coast’, u vunë në pranga dy shtetas nën akuzën se gjatë periudhës 2021-2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan rreth 11 milion euro me burime kriminale…
Morena Taraku, një aktore dhe këngëtare prej vitesh në treg, tani ka tërhequr vëmendjen e një audience të re, duke u shfaqur në një rol të veçantë në serialin turk të njohur, “Kizilcik Serbeti”. Në këtë serial, artistja nga Kosova interpreton rolin e këngëtares, duke sjellë një përformancë të cilësuar si të jashtëzakonshme nga ndjekësit e saj. Si gjithmonë, ajo është pritur me entuziazëm të madh nga publiku dhe ka marrë një numër të madh komentesh pozitive për paraqitjen dhe performancën e saj. Nëpërmjet këtij projekti, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen jo vetëm të audiencës turke, por edhe të…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me kampionin shqiptar të boksit, Ermal Hadribeaj, që mban titullin prestigjioz ndërkombëtar WBC. Hadribeaj renditet në 10-shen më të mirë të boksierëve në botë, e duke ngritur lart me krenari flamurin shqiptar. ”Është kënaqësi për mua që të pres kënaqësi një kampion të boksit, me origjinë shqiptare që jeton prej 6 vitesh në Amerikë, 20 herë radhazi kampion në kompetecione të ndryshme të boksit dhe së fundmi në WBC. Është një djalë që me krenari thotë që jam shqiptar dhe shumë shpejt brenda vitit 2025 do të kemi një…
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë me dije miratimin në Këshillin e Ministrave të projektligjit për njohjen e periudhave të punës në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sigurimet shoqërore, para vitit 1994. ”Miratimi i këtij projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore, që numëroheshin me mijëra çdo vit, kostot e rënda proceduriale dhe vitet e humbura, duke siguruar plotësim moshe pensioni për më shumë aplikues dhe krijuar një sistem më të thjeshtë e më të drejtë sigurimesh shoqërore për të gjithë përfituesit”,-shkruan ministri Gonxhja. Postimi i plotë Me propozimin e…
Një nga stendetat në qendër të Tiranë aty ku është festa, tek sheshi ”Skënderbej” është edhe ajo e Mrizit të Zanave. Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj teksa ka ndarë pamjet, shkruan që vlerëson që qytetaria në mbajtjen e radhës është pa debate dhe pa u shtyrë. ”Tirana është dashuri, miqtë e Mrizit janë dashuri. Ajo që vura re është qytetaria në mbajtjen e radhës, pa debate dhe pa u shtyrë. Mirënjohës gjithë jetën për përkrahjen, shenjë që njerëzit duan ushqim të mirë, prodhimin vendor të bërë nga njerëzit tanë dhe jo modën”,-shkruan Veliaj. View this post on Instagram A post…
Boksieri i mirënjohur Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani, për shkak të një dënimi të pakryer në Greqi. Historia lidhet shtatë vite më parë dhe duket se shteti grek kërkon ekstradimin e tij. Tanimë Marku do presë vendimin në gjendje të lirë dhe nuk mund të largohet nga Gjermania pa pritur se si do vendosë drejtësia dhe mundësinë për ekstradimin në Greqi. Afro gjashtë muaj është dënimi i mbetur që Marku nuk ka kryer për një sherr të ndodhur 14 vite më parë në Selanik.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby thotë se SHBA ka të dhëna se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit Airlines që u rrëzua më 25 dhjetor, duke vrarë 38 persona. Kirby nuk dha më shumë detaje, por u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë për hetimin e aksidentit ajror ë mënyrë që të zbardhen detajet. Avioni është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore teksa u përpoq të ulej në Çeçeni, përpara se të devijohej përtej Detit Kaspik në Kazakistan, ku më pas edhe u rrëzua. Ai shtoi se SHBA…
Presideti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump i bën thirrje Gjykatës së Lartë që të shtyjë vendimin për ndalimin e TikTok-ut, për t’i lënë atij hapësirë që të punojë për një “zgjidhje politike”. Më 10 janar, gjykata do të dëgjojë argumentet mbi një ligj amerikan që kërkon që pronari kinez i TikTok, ByteDance, t’i shesë kompaninë e mediave sociale një firme amerikane ose do të përballet me ndalim të përdorimit të rrjetit social në SHBA duke nisur nga 19 janari, një ditë para se Trump të marrë detyrën. Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kishin akuzuar ByteDance për lidhje me qeverinë kineze,…
Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizion Shqiptar ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin 16, të sezonit 3 të podkastit “Flasim”. ”Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025, që do të mbahet në 13-17 maj 2025 në Bazel të Zvicrës. Ata treguan fillesat e grupit “Shkodra Elektronike” në vitin 2019, ndërsa u shprehën se ishte pikërisht muzika shkodrane që i bashkoi, ndërsa kishin krijuar secili jetën e tyre artistike në Itali, ku edhe jetonin prej vitesh. Aranzhimi elektronik i këngëve shkodrane është risia që…