Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD: Kompani të personave të arrestuar, vijojnë të marrin fonde publike

11:29 / December 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli u shpreh sot se kompani të personave të arrestuar vijojnë të marrin fonde nga paratë publike. ”Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve, duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike”,-tha Vangjeli.

Deklarata e plotë

Gjatë operacionit ‘Coast to coast’, u vunë në pranga dy shtetas nën akuzën se gjatë periudhës 2021-2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan rreth 11 milion euro me burime kriminale nga shtete që konsiderohen si ‘parajsa fiskale’ si Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.

‘Xpert systems shpk’ është njëra nga kompanitë aktive ku pronar zyrtar deri 1 Mars 2021 ka qenë njëri nga shtetasit aktualisht nën masën e ‘arrestit me burg’.

Sipas Spending Data kjo kompani për 2019-2024 ka përfituar 1.6 milion euro nga institucione shtetërore përfshirë Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në MB, Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan, Gjykata e Rrethit Tiranë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike etj.

‘INFORMATION BUSINESS SYSTEMS –IBS shpk’ është kompania tjetër ku pronar aktiv vijon të jetë i njëjti shtetas. Sipas Spending Data me anë të kësaj kompanie u përfituan 463 mijë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit e Pastrimit te Parave, Aparati i Drejtorisë së Policisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar etj.

Këto kompani po vijojnë të përfitojnë kontrata publike. Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike.

Genta Vangjeli PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026

Rama uron Melonin për rekordin historik: “Giorgia, tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”

09:30 / September 4, 2026

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

09:21 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.