Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se nuk e ka uruar Ilir Metën për Vitin e Ri. Kryemadhi tha se nuk ka asnjë lidhje me Metën dhe shtoi se atë e kanë iluminuar njerëz të tjerë me shpifje kundër saj. ”Do njihemi edhe me fashikujt, pra dokumentacioni. Nga ana tjetër do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë edhe vetë prokuroria, sëbashku me ekspertizën financiare që kemi bërë edhe unë dhe mamaja ime. Është një procedurë pak e gjatë që kërkon konsistencë dhe durim. Për z. Meta nuk di gjë. Unë nuk pranova të flas për asgjë,…
Author: tirana
Dy shtetas 32 dhe 30 vjeç janë arrestuar nga policia. Sipas policisë 32-vjeçari ka goditur punonjësin e policisë në detyrë. Ndërsa shtetasi tjetër, pasagjer në mjet ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policisë. Të rinjtë janë arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Aeroporti i Frankfurtit anuloi 120 ngritje dhe ulje të planifikuara të dielën për shkak të punës së pastrimit në pista dhe dukshmërisë së zvogëluar, ndërsa aeroporti i Mynihut gjithashtu funksiononte me kapacitet të kufizuar për shkak të motit. Bora e dendur dhe shiu i ngrirë sollën ndërprerje të gjerë në të gjithë Evropën të dielën, veçanërisht në Gjermani, ku moti ekstrem i dimrit shkaktoi vonesa të mëdha dhe ndërprerje të transportit. Aeroporti i Frankfurtit anuloi 120 nga 1090 ngritje dhe ulje të planifikuara të dielën, për shkak të punës së pastrimit në pista dhe uljes së dukshmërisë duke kufizuar kapacitetin…
Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar zjarr në laboratorin e analizave mjekësore pranë Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësot në Gramsh. Zjarri është aktivizuar në orët e para të ditës së sotme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e zjarrfikëses të cilat kanë shuar flakët. Ende nuk ka të dhëna mbi dëmet e shkaktuara. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Më shumë se 260 refugjatë Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, mbërritën në Indonezi me dy varka, njoftuan zyrtarët. Zyrtarët e policisë dhe ushtrisë po punojnë me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe qeverinë lokale për të mbledhur më shumë informacion rreth refugjatëve, të cilët mbërritën të dielën mbrëma, dhe për t’i mbrojtur ata, tha shefi i policisë lokale. Indonezia ka bërë thirrje për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar pas një rritje të numrit të Rohingya-ve që ikin nga kampet e mbipopulluara të refugjatëve në Bangladesh që nga viti i kaluar. Rreth një milion myslimanë Rohingya jetojnë në kampe në Bangladesh…
Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Paraprakisht mësohet se minatori Sokol Toçi rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë brenda galerisë teksa ishte rikthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit. Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij.
Aksident në Vlorë- Një automjeti tip “Reno Megane” ka dalë nga rruga në autostradën Levan – Vlorë në afërsi të Novoselës. Mjeti ka goditur trafikndarësen dhe më pas ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën anësore të saj. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është transportuar me urgjencë në spital. Ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Pjesëmarrja në muzeun e Luvrit të Parisit mbeti praktikisht e pandryshuar në vitin 2024, me 8.7 milionë vizitorë, pavarësisht nga një rënie gjatë verës kur kryeqyteti francez priti Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, tha institucioni kulturor. Muzeu më i madh në botë “ruan frekuentimin e tij në nivelin e 2023”, me 8.7 milionë vizitorë në 2024 krahasuar me 8.9 milionë një vit më parë, sipas një deklarate nga menaxhmenti i Luvrit. Në korrik dhe gusht, muaj që përfshinin pjesërisht periudhën e Lojërave Olimpike në Paris, muzeu priti 1.3 milionë vizitorë, që është 14 për qind më pak se në periudhën korrik-gusht…
Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë javës. Osmani tha se vendi ynë ditën e sotme do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa theksoi se do të kalime të shpeshta të vranësira që pritet ë jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës. “Vendi ynë ditën e sotme do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi intervale të gjata, me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave që më të dukshme do të bëhen në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat e shpeshta do të vijojnë, edhe përgjatë ditës…
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka gjithnjë e më shumë gjasa të njoftojë se synon të japë dorëheqjen, megjithëse nuk ka marrë një vendim përfundimtar, tha të dielën një burim i njohur me të menduarit e Trudeau. Burimi foli për Reuters pasi Globe and Mail raportoi se Trudeau pritej të njoftonte që të hënën se do të largohej nga posti i udhëheqësit të Partisë Liberale në pushtet të Kanadasë pas nëntë vjetësh në detyrë. Burimi kërkoi anonimitetin sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht. Largimi i Trudeau do ta linte partinë pa një kryetar të përhershëm në një kohë…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Koreja e Veriut ka testuar një raketë gjatë vizitës së tij në Seul më 6 janar. Sipas tij, ky veprim i Phenianit është përkujtues për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Uashingtonit, Koresë së Jugut dhe Japonisë për t’iu kundërvënë Veriut. Koreja e Veriut gjuaji një raketë balistike me rreze të mesme veprimi rreth mesditës, sipas kohës lokale, e cila fluturoi mbi 1.100 kilometra në lindje para se të binte në det, tha ushtria e Seulit. Disa orë pas këtij testimi, Blinken gjatë një konference për media tha se ky veprim i…
Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, pas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm për vendosjen nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”, vendim të cilin ka deklaruar se do ta zbatojë, në ndryshim nga hera e fundit që e çoi edhe drejt masës” Arrest në shtëpi”. Ndërkohë, forca të shtuara policore janë vendosur përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët. Një kordon policor është vendosur para SPAK, ndërkohë që ka nisur edhe mbledhja e demokratëve të parë. Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të…