Author: tirana

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për dosjen “Xibraka”. Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga kreu i gurpit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës. Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të…

Read More

”Big Brother Kosova Vip 3”, do të sjellë një episod eksploziv. Kjo javë e mbushur me dinamika, debate të forta e dramatike, sidomos pas eliminimit të ish-banorit Gjestit, të gjitha këto priten që të diskutohen në Prime. Vëllai i Madh ka vendosur që të ndajë lajmin që Gjesti është bërë pjesë e BBVA4. Surpriza e vërtetë që do ta mbaj publikun dhe banorët nën ankth është televotimi që do të hapet brenda spektaklit për të çuar njërin nga banorët direkt në finalen e madhe të 24 Janarit. Një banor sonte zbulon linjën e jetës. Njëri nga të nominuarit sonte lë…

Read More

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, është mbajtur sot një ceremoni paraklis për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Besimtarët e pranishëm u mblodhën për të lutur dhe kërkuar shërim për Kryepeshkopin, duke ndezur një qiri që simbolizonte shpresën dhe jetën. Pjesëmarrja ka qenë e madhe, me qytetarë që kanë shprehur besimin e tyre për një rikuperim të shpejtë dhe të plotë, duke e mbështetur me lutje këtë moment të vështirë. Kryepiskopi Anastas fillimisht u shtrua më 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për…

Read More

Janë mësuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir. Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia. Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë. Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë. “Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja. Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, zhvilluan sot një vizitë në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, ku prezantuan investimet më të fundit në terrenet sportive dhe infrastrukturën arsimore. Ndërtimi dhe përmirësimi i palestrave dhe fushave sportive në shkolla është një nga prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Vitet e fundit, në shkollat që po rikonstruktohen dhe po ndërtohen nga fillimi, një vëmendje e veçantë i është kushtuar terreneve sportive, duke afruar më shumë fëmijët me sportin. Ministrja Manastirliu deklaroi se aktualisht në Shkodër…

Read More

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është dënuar për çështjen e pagesave të Stormy Daniels, por nuk do të shkojë në burg. Këtë deklaroi gjyqtari Juan Merchan gjatë leximit të dënimit, sipas të cilit Donald Trump, është dënuar me “lirim të pakushtëzuar”. As gjobë nuk do të vendoset për presidentin e zgjedhur. Megjithatë, dënimi njollos rekordin penal të presidentit të zgjedhur. Sikurse ishte shprehur edhe më herët, edhe në seancën e sotme Donald Trump këmbënguli para gjykatësve se ai është i pafajshëm. “Fakti është se unë jam plotësisht i pafajshëm. Nuk kam bërë asgjë të keqe”, deklaroi ai. Trump…

Read More

Një surprizë shumë e bukur dhe befasuese ka ndodhur këtë të premte për Gjestin në ”Big Brother Albania Vip 4”. Nuk kishte ndodhur në asnjë Big Brother tjetër më parë, ku 3 parashuta me flamurin kombëtar të Shqipërisë, Kosovës dhe flamurin e UÇK kanë qarkulluar sipër shtëpisë në mbështetje për Gjestin. View this post on Instagram A post shared by GjESTI (@gjestt)

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA-Seksioni Shqiptar), Skënder Dodën të cilit i shprehu vlerësimet për nismën e organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit për Ekipet e Policive, të vendeve anëtare. ”I konfirmova mbështetje për eventin, duke premtuar se do të jem i pranishëm në ceremoninë e hapjes, që do të zhvillohet në Shkodër, ndërmjet datave 4-8 qershor 2025”, thekson Hoxha. Sipas ministrit ky turne futbolli në fusha të vogla i ekipeve policore, bëhet për herë të parë në Shqipëri. ”Për organizimin e tij, janë angazhuar edhe bashkia e Shkodrës, ekipi…

Read More

Sali Berisha i bën thirrje deputetëve të PD-së, që të organizojnë sa të munden në takime me diasporën, por kjo me shpenzimet e tyre. Për të buxheti është modest dhe nuk del për takime në salla luksoze. por në lokale dhe ambiente të shqiptarëve jashtë. ”Çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Nuk i bazojmë në salla të mëdha dhe luksoze se janë të kushtueshme. Matemi modestisht dhe nuk duam ti rëndojmë. Ne do të bazojmë fushatën në qindra takime që secili prej jush mund të organizojë…

Read More

Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, inspektuan këtë të premte kantierin e punimeve në lagjen 300-vjeçare të Zdrales, një zonë historike e Shkodrës që po transformohet në një hapësirë pedonale. Projekti synon ta kthejë këtë lagje në një destinacion të ri tregtar, social dhe turistik, duke i shtuar vlerë ofertës turistike të qytetit. Faza e parë e projektit, e cila është në proces, pritet të përfundojë në qershor të këtij viti. Rama thotë se ky projekt do e transformojë dhe vlerën ekonomike të zonës, duke përfshirë banesat dhe bizneset aty që do përfitojnë nga zhvillimi dhe…

Read More

Policia e Shtetit ka publikuar video nga apartamenti në zonën e ”Astirit”, ku një ditë më parë u gjetën dy pistoleta, ndërsa ngjarja u bë publike dhe mori bujë të madhe në momentin kur një vajzë e re telefonoi policinë për ndihmë. Për ngjarjen e një dite më parë, ku pasi një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa, policia ka shpallur në kërkim 5 djem, të cilët kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja në…

Read More

Dhoma e deputetëve në Parlamentin italian ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë, kjo për pensionet e nënshkruar në Romë më 6 shkurt 2024. Beskida Aliaj, anëtare e Sindikatës së Punës për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve në Itali, tregon se cilat janë hapat e mëtejshme që do ndiqen tani. ”Pardje u aprovua në Parlamentin italian, kështu që do të shohim ecurinë se do kur do ta vendoset dita që të mblidhet senati dhe ta aprovojë, kur ta kalojë në senat atëherë marrëveshja quhet e ratifikuar dhe më pas do të jetë miratimi i aprovimit nga presidenti i shtetit italian dhe…

Read More