Sali Berisha i bëri thirrje pogradecarëve të dalin kundër ndërtimeve të kullave që sipas tij po zhbëjnë identitetin e Pogradecit. “Dhe u garantoj që, ato kulla që fillojnë aty, në qoftë se qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, do të vazhdojnë deri në Tushemisht dhe kur të mbarojë ky territor do të kthehen nga Pogradeci në Lin”, tha Berisha. Kryedemokrati i dha porositë grupit të punës për zgjedhjet e 2025 në Pogradec, i cili drejtohet nga Ivi Kaso. “Të uleni me çdo pogradecar, të sigurt në fitoren e 11 majit. Përmbysëm një diktaturë, do të përmbysim diktaturën e dytë,…
Author: tirana
Jennifer Garner zbuloi humbjen e një mikeshe që nuk mundi t’i shpëtonte zjarrit të Palisades që shkatërroi Los Anxhelosin këtë javë. Zjarri shkatërroi mijëra shtëpi dhe e la komunitetin të tronditur nga ndikimi i tij. Garner, duke folur së bashku me kuzhinierin José Andrés të World Central Kitchen në MSNBC, ndau pikëllimin dhe dëshirën e saj për të ndihmuar në rindërtimin e jetëve të të prekurve. Në një intervistë thellësisht emocionale, aktorja 52-vjeçare reflektoi mbi shkatërrimin e lagjes së saj. “Unë humba një mikeshë. Ajo nuk doli në kohë,” zbuloi Garner, me zërin e rënduar nga emocionet. “Për kishën tonë,…
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare muzikanti i madh amerikan, Sam Moore, i famshëm për hitet e mëdha si pjesë e dyshes legjendare Sam & Dave. Sipas People Moore, i cili ndikoi muzikantë si Michael Jackson, Al Green dhe Bruce Springsteen, vdiq të premten në Coral Gables, Florida, nga komplikimet gjatë shërimit nga operacioni, tha zëdhënësi i tij Jeremy Westby. Moore filloi të këndonte në fillim të viteve ’50 dhe së bashku me partnerin e tij kryesor Dave Prater, formuan dyshen që bënë histori në muzikën soul deri në fillim të viteve ’70. Që atëherë, rrugët e dy artistëve u…
Një 40-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, ka kërcënuar edhe një efektiv policie në Vorë. 40-vjeçari, ishte i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.Ai u kap gjatë patrullimit policer në fshatin “Marikaj”, ku kishte ndaluar automjetin në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve. Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë…
Në takimin e zhvilluar në Elbasan kryeministri Edi Rama u ndal tek disa zhvillme të rëndësishme që do të përfshijnë qytetin. Kryeministri u shpreh se tashmë me nënshkrimin e marrëveshjes për rijetëzimin e Kalasë së qytetit, pritet që të ketë edhe një numër më të lartë turistësh. “Janë realizuar vepra që flasin vetë. Me projektin e Kalasë, duhet thënë që Kalaja ka një histori dhe një potencial të jashtëzakonshëm, por edhe shumë elementë të tjerë. Nëse do arrijmë të bëjmë në kohën dhe mënyrën e duhur një projekt të tillë do të kemi absolutisht, të mrekullueshëm. Besoj që duke shfrytëzuar…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet e kaluara, të cilët ndanë eksperiencat e tyre dhe theksuan se subvencionimi i interesit të kredisë së butë u ka ndryshuar jetën. Në fjalën e tij, Veliaj tha se skema e re e strehimit përfshin rritje të numrit të kredive, në 1200 të tilla, dhe shtoi se është bërë përditësimi i çmimit të referencës për blerjen e një shtëpie.“Me skemën e re kemi më shumë mundësi: do të japim 1200 kredi të buta nga 1700 aplikime…
Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e deborës në veri të vendit. Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, reshje dëborë ka pasur në Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin dhe në zonat e thella të Pukës dhe Fushë Arrëzit.Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullim, por ka shkëputje të energjisë në disa fshatra. Edhe territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore. Nga subjektet kontraktore po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Probleme me energjinë elektrike ka në fshatrat Myhejan dhe…
Në një komunikim me gazetarët, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka thënë se aplikimi për të votuar nga diaspora mund të bëhet në faqen e KQZ. Ai ka theksuar se i kanë marrë masat në rast fluksi dhe për këtë kanë bashkëpunuar dhe me institucione të tjera. “Deri më datën 4 mars, gjithçka është e mundur. Nëse ndonjë nuk gjendet duhet ti drejtohet bashkisë për të qenë pjesë e listës. I kemi marrë masat, në vlerësimin dhe gjykimin tonë nuk do të ketë asnjë problem. Jemi të organizuar nga pikëpamja teknike që të përballojmë çdo lloj fluksi. Sistemi i përgjigjet…
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar…
Në orën 00.00 ka nisur procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jëtojnë jashtë vendit e që duan të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Deri në mesditë kanë aplikuar për tu regjistruar 295 qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Kryesisht janë regjistruar emigrantë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Greqia. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë afat deri në 4 mars për tu regjistruar në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Dy ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha mëngjesin e së shtunës guvernatori i rajonit, Evgeny Pervyshov. Pervyshov tha në Telegram se disa njerëz pësuan lëndime nga copëzat e xhamit dhe se po mjekohen. Ai shtoi se ndërtesat e goditura nuk u përfshinë nga zjarri dhe se pësuan vetëm dëme të vogla. Video dhe fotografi nga incidenti, të cilat nuk janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë (REL), u postuan online nga banorët vendës, të cilët thanë se nuk u dëgjuan sirenat për sulme…
Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, për një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike në lagjet e qytetit të Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neighborhood”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës.Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.