Author: tirana

Hyrja e Gjestit trazoi ujërat në shtëpi, duke krijuar dinamika të reja. Përse banorët nuk e mirëpritën? Nga ana tjetër, thyerja e një tjetër kutie emergjence solli një dënim të rëndë për Gertën, e cila do jetë në nominim deri në fund të rrugëtimit të saj. Me dy eliminime brenda natës dhe një surprizë emocionuese për një nga banorët, spektakli i “Big Brother Vip” vjen mbrëmjen e sotme nga ora 21:15, nën drejtimin e Ledion Liços.

Read More

Lulzim Basha i bën apel emigrantëve për t’u regjistruar dhe për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 majit. Basha e cilësoi hapjen e regjistrimit si një moment historik, duke theksuar rëndësinë që vota e emigrantëve ka për të sjellë ndryshim në Shqipëri. Ai vlerësoi kontributin ekonomik të diasporës ndër vite dhe i ftoi të gjithëve që jetojnë jashtë vendit të bëhen pjesë aktive e transformimit të politikës dhe ekonomisë shqiptare. Postimi i plotë i Bashës: Të dashur bashkëatdhetarë kudo ndodheni jashtë atdheut, sot për herë të parë hapet regjistrimi për të votuar për emigrantët.…

Read More

Kosova nga sot ka hyrë në fushatën zgjedhore. Partitë atje do u drejtohen zgjedhësve me të gjithë arsenalin qoftë të premtimeve, qoftë të kritikave apo edhe me programe që në zgjedhjet e 9 shkurtit të kenë mundësi të marrin sa më shumë prej tyre. Forcat politike kanë patur edhe tubimet hapëse të fushatës, duke nisur me Partinë Demokratike të Kosovës. Nga salla “1 Tetori” në Prishtinë, kryetari Memli Krasniqi e hapi fushatën duke përshëndetur dy liderët e UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, si dhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi dhe shokët e tyre që po zhvillojnë betejën…

Read More

Analisti Fatos Lubonja, teksa analizon situatën politike, thotë se opozita nuk e ka forcën të mobilizojë popullin. ”Që nuk do kishte qeveri teknike ishte e qartë, që opozita nuk kishte fuqi të lëvizë popullin për të pasur qeveri teknike prapë ishte e qartë. Opozita s’është e zonja të lëvizë popullin”, tha ai në ”News 24”. Lubonja theksoi edhe se kryeministri Edi Rama luan me dy porta, kur bën deklaratat e tij politike. Ai tha se beson se Rama do të rrijë në pushtet sa të jetë gjallë, pasi është i detyruar të veprojë kështu. “Për Ramën mendoj se luan me…

Read More

Dy tramvaje janë përplasur “kokë më kokë” në Strasburg të Francës, duke lënë të plagosur 20 persona. Prefektura Bas-Rhin ka konfirmuar numrin e të lënduarve në aksidentin e ndodhur pasdite. Dy tramvajet u përplasën në tunelin që të çon në stacionin e qytetit, saktësohet në njoftimin e prefekturës. Sipas drejtuesve të Compagnie des Transports Strasbourgeois, dy drejtuesit e tramvajit nuk janë lënduar fizikisht, por kanë mbetur shumë të tronditur. Një hetim do të nisë për kryerjen e një analize nga teknikët e CTS që do të çojë në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Dy ndeshje spektakolare dhe shumë të luftuara u mbyllën këtë të shtunë, në javën e 20-të të Superligës. Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Skënderbeut. Të kuqtë e kryeqytetit i shkuan shumë afër fitores, por u barazuan vetëm në fund. Bintsouka zhbllokoi sfidën në minutën e 43-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në të dytën korçarët u shfaqën më kërkues dhe në minutën e 93-të, u shpërblyen me gol. Ishte Ardit Nikaj, i cili përfitoi nga një top i marrë në zonë, për të vendosur baraspeshën. Partizani tani është në krye të renditjes…

Read More

Jeta e kryepeshkopit Anasatas Janullatos është ende e paqëndrueshme, sepse vijon të mbetet në reanimacion pas operacionit në spitalin “Evangelismos” të Athinës gjatë paradites të së premtes. Ai ndodhet në intubim dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga mjekët, të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas ndërhyrjes. Në njoftimin e fundit për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, pas operacionit, mjekët e spitalit vlerësojnë se 48 orët pas operacionit do të jenë vendimtare. “Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në…

Read More

Kapiteni Berat Gjimshiti dhe zëvendësuesi që mban shiritin në krah në vend të tij, Ardian Ismajli, janë dëmtuar teksa luanin për skuadrat respektive në Seria A. Në vetëm 4 minuta diferencë, Ismajli dhe Gjimshiti kanë lënë fushën e lojës, në ndeshjet Empoli-Leçe dhe Udinese-Atalanta. Ismajli ishte titullar në ndeshjen e Empolit ndaj Leçes dhe pas një kundërsulmi të miqve, bëri shenjë nga pankina që nuk mund të vazhdonte më duke u shtrirë në tokë dhe kërkuar zëvendësim. Pasi merrte ndihmën e stafit mjekësor, Ismajli u komunikoi mjekëve se kishte marramendje dhe u dërgua menjëherë në pankinë. Në sfidën që Atalanta…

Read More

Pesë të rinjve të cilët ndodhen në kërkim për mbylljen në banesë të vajzës 21-vjeçare në Astir, e cila alarmoi policinë, u është shtuar edhe një tjetër akuzë. Ata akuzohen dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh. Me këtë akuzë shtesë të rinjtë do të përballen me drejtësinë pasi shoqet e 21-vjeçares i thanë policisë së kanë shkuar me dëshirë në banesë, pasi shoqja e tyre i thirri për të festuar me djemtë dhe të konsumojnë kokainë. Akuzat e tjera për të cilat ata akuzohen janë armëmbajtja pa leje për shkak të dy pistoletave të gjetura në shtëpi, heqje e paligjshme…

Read More

”Big Brother Kosova Vip 3” pas shumë dilemash ka publikuar këtë pasdite në Youtube rrëfimin e ish-banorit të tyre, Gjesti që sot është banor në ”Big Brother Albania Vip 4”. Një rrëfim i fortë, real dhe me mesazhe për jetën janë në këtë rrëfim të Gjestit, i cili është kthyer në një fenomen. Ai ka treguar sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të arritur aty ku është sot. “Vendosa të largohem nga katuni tim, nuk ju kam folur prindërve për dy vjet. Ika në Prishtinë, e kam shitur një telefon, për të arritur atë që dua. Babai nuk kishte…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë për hapjen e konkursit për ndërtimin e qendrës më të madhe të ekselencës për fëmijët e spektrit autik dhe sindromës down. Ai ftoi të gjithë arkitektët që kanë ide për t’u bërë pjesë e konkursit. “Ashtu siç bëmë me Piramidën, pronën më të shtrenjtë në Tiranë, ia kushtuam fëmijëve me kurset falas për kodim, duam që pronën te “Pëllumbat”, tek Ambasada Amerikane, ta kthejmë në qendrën më të madhe të ekselencës për shërbimet e fëmijëve me spektrin autik edhe sindromës down. Është një nga nevojat më të mëdha të…

Read More

Çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit, nga 11 janari deri në 4 mars ka të drejtë të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mesnatën e kësaj të shtune, në orën 00:12 minuta të 11 janarit, një emigrant në Gjermani u bë i pari që aplikoi në KQZ për të votuar nga jashtë vendit. Gjatë 12 orëve të para të hapjes së regjistrimit, aplikuan mbi 700 persona, ku dominonin 80% burra dhe moshat kryesisht të reja. Vetëm 80 persona ishin mbi 56 vjeç. Ekspertja për çështjet zgjedhore, Gerta Meta thotë se është një eksperiencë për…

Read More