FIER- Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona të cilët po merreshin me aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online. Dy të rinjtë, Erjon Ramaj dhe Maren Ruçaj nga Cakrani, u kapën në ambientet e lokalit “Bar-bilardo” duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas bluve, Erjon Ramaj ushtronte aktivitetin e lokalit pa u pajisur me liçensë dhe pa u regjistruar në organet tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që mos të votojnë për politikanët si Gazment Bardhi, të cilin e ka cilësuar shpifës dhe gënjeshtar, pasi SPAK deklaroi se i vëllai, Olsi Rama nuk ka lidhje me dosjen “Xibraka”. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ata duhen lënë jashtë Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Nëse ju do të më kuptoni për këtë, atëherë do të më kuptoni edhe kur ju them se jam dakord me ju, TikToku është një burim serioz rreziku për sigurinë e vendit e të fëmijëve tanë, por ende më i rrezikshëm…
Episodi i parë i emisionit “Mes Nesh” nisi me fotografin Eisar Asllanaj, i cili na çoi përtej kamerës dhe aparatit për të eksploruar botën e fotografisë dhe jo vetëm. Nga teknika, ndriçimi, kompozimi dhe ana artistike, Eisari ndan me ne eskperiencën e tij personale, këshilla dhe qasjen ndaj fotografisë duke treguar se si çdo imazh është më shumë se thjesht një fotografi, është një moment… “Fotografia është një gjë që ndodh në një moment dhe aty mbaron”, shprehet Eisar Asllanaj në “Mes Nesh”. Fotografi Asllanaj tregon se ka një trend në rënie të kërkesave për të realizuar sete fotografike. “Ka…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas deklarimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), se i vëllai, Olsi Rama nuk ka lidhje me dosjen “Xibraka”. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se ndaj tij dhe familjarëve janë hedhur akuza pa prova, në 25 vite që ai është në politikë. “Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjesë pastë nënës time. E shkreta nëna ime, Aneta, u sulmua nga foltorja e parlamentit, deri nga foltorja e parlamentit, ku katrani me bojë e akuzoi se po cenonte interesin publik, duke mos më denoncuar, ajo…
Djali i Valbona Selimllarit është vendosur në pranga nga policia. Raportohet se arrestimi i Deni Selimllarit, është bërë në Qerret të Kavajës. Burime nga policia pohojnë se ai ishte denoncuar dhe dyshohej se bashkë me persona të tjerë kishin vjedhur një orë. Por pas kontrollit në banesë iu gjet një sasi kanabisi.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka folur përmes një lidhjeje Skype për Klan News sa i takon situatës parazgjedhore e jo vetëm. Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai theksoi fillimisht se “historia që administrata publike përdoret për vota”, s’është gjë tjetër veçse alibi e opozitës. “Është e papranueshme, absurd!”, tha Ndreu. Më tej, ai shtoi se Shqipëria sot shihet ndryshe në arenën ndërkombëtare. “Shqipëria nuk është ajo e 10 viteve më parë, sot jemi në një tjetër stad. Duhet të takosh emigrantët se çfarë flasin për Shqipërinë e shqiptarët, ka ndryshuar qasja e botës ndaj nesh. Ne e kemi…
Policia e Shtetit apelon drejtuesit e automjeteve që të tregojnë vigjilencë, teksa vendi është përfshirë nga moti i keq. Përmes një njoftimi, policia ka dhënë një përditësim të situatës në disa prej akseve rrugore. Njoftimi i policisë Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë. Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe…
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë ditën e sotme me një njoftim në lidhje me ndryshimet e bëra për linjat e trageteve përshkak të motit. Drejtoria bën me dije se sot, 12 janar tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë. Në njoftim bëhet me dije se vijojnë normalisht udhëtimin tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë. Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Barit që kanë nevojë për informacione më të detajuara mund të kontaktojnë me agjencitë respektive. Njoftimi i plotë: Drejtoria e Pergjithshme Detare njofton se, per shkak te kushteve meteorologjike te perkeqesuara, diten e sotme date 12/01/2025, tragetet…
Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Theth, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Një sasi lëdë plasëse i është vendosur derës së një marketi, në pronësi të dy shtetasve. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autori është 39-vjeçari Frederik Paplekaj, i cili është arrestuar. Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Njoftimi i plotë: Vendosi lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh…
Goditet në Tiranë një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi iu gjetën në banesë, 88 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar. Ndërkaq, është proceduar penalisht një 70-vjeçar, i cili kishte blerë disa steka cigaresh, pa faturën përkatëse, tek 48-vjeçari.
THETH- Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:30 minuta në një hotel në Theth. Një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke u afruar në këmbë dhe vendos lëndën plasëse. Më pas ai është larguar. Gjithashtu janë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit. Siç shihet edhe nga pamjet pas shpërthimit ka dëme të shumta materiale. Biznesi ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetasit Ç.Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse.
Përkeqësohen kushtet e motit në verilindje të vendit. Erëra të forta e stuhi dëbore kanë sjellë probleme në të gjitha akset rrugore nacionale e rurale. Shumë fshatra të Kukësit, Hasit dhe Tropojës kanë mbetur pa energji elektrike. Temperaturat zbresin disa gradë nën zero