Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha. Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse. Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha thelsoi gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe…
Author: tirana
Maestro dhe tenori, Armaldo Kllogjeri, është shprehur se ka fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit, e cila sipas tij e kishte pushuar padrejtësisht nga puna pas 20 vitesh karrierë, vetëm një muaj përpara se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP. Me anë të një videomesazhi, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri është shprehur se e tashmë mezi po pret të rikthehet dhe njëherë në skenën e TOB, aty ku do të këndojë dhe performojë dhe njëherë për publikun.“Ju e dini që prej disa muajsh, unë kam hedhur në gjyq Teatrin e Operës dhe Baletit…
Trupi i pajetë i një të riu është gjetur mbrëmjen e djeshme në një banesë të braktisur në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit, e njohur nga banorët si “shtëpia e baterive”. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për Flogert Konin, 36 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike. Familjarët e tij kishin raportuar zhdukjen në polici më 27 dhjetor 2024, pasi i riu kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.Ende nuk është përcaktuar se kur ka ndërruar jetë. Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen dhe…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Lëvizte i armatosur me armë zjarri automatik si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një tjetër armë zjarri , arrestohet në flagrancë 23- vjeçari. Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjeti me të cilin lëvizte i armatosur 23 vjeçari. 23 vjeçari, banues në fshatin Shishtavec akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Ndërkohë në pranga kanë rënë dhe shokët e tij 23 vjecar të dy banues në fshatin Shishtavec,të akuzuar për moskallëzim…
Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës, vihet në pranga autori.37 vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të…
I lindur në Fier, në vitin 1991, Endrit Rustemi mbërriti në Itali në moshën 9-vjeçare me nënën dhe dy motrat e tij. Muajt e parë i kaloi në Milano duke fjetur në Stacionin Qendror. Më pas, falë ndërhyrjes së shërbimeve sociale, ai shkon të jetojë në një komunitet të miturish në Brescia, ku rritet dhe edukohet deri në moshën madhore. Menjëherë pasi bëri picën e tij të parë dhe i joshur nga brumi, ai filloi të punojë si picier vetëm në moshën 17-vjeçare, derisa hapi restorantin e tij në Brescia, pasi kishte punuar për marka të ndryshme në Milano, Bergamo…
Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre. Në podcastin e tij “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai tha se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do të fitojë më shumë sesa në Gjermani. “Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne”, tha Rama. Kryeministri po ashtu u shpreh se shumë shpejt do të shpallin një program të ri për mbështetje financiare për agroturizmin. “Atje ka taksa, transporte etj.…
Katër persona janë vrarë në një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës, thonë zyrtarët lokalë. “Dritaret u thyen në lagjen qendrore Shevchenkivskyi, duke përfshirë një stacion metroje, teksa një zjarr shpërtheu në një ndërtesë jo-rezidenciale”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko. Mbrojtja ajrore ishte në veprim rreth kryeqytetit ukrainas, shtoi Klitschko. Ky është sulmi i dytë fatal në Kiev këtë muaj, pas një sulmi në kryeqytet në ditën e Vitit të Ri që la dy persona të vdekur, raporton BBC. Ndërkohë, në qytetin jugor të Zaporizhzhia, autoritetet lokale thonë se gjashtë persona u plagosën në një sulm…
Dy vëllezër në Vlorë, 32 dhe 34 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë goditur me sende të forta një person. Sipas policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. “A. M., 34 vjeç, dhe D. M., 32 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Llakatund, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin L. S., 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund”, njofton policia.
Policia gjyqësore e Lièges në Belgjikë dhe shërbime të ndryshme të policisë federale kryen 18 kontrolle kryesisht në Liège këtë të mërkurë. Në pamjet e tyre, duket një rrjet kriminal shqiptar i përfshirë në trafikun e drogës dhe i vendosur në zonën metropolitane të Lièges. Hetimi, i nisur më shumë se një vit më parë, zbuloi se rrjeti ishte aktiv edhe në Luksemburg, Bruksel dhe Holandë. Në përfundim të këtyre kontrolleve janë arrestuar 13 persona. Pas dëgjimit, për shtatë individë u caktua nën urdhër arresti dhe katër të tjerë u akuzuan. Dy u vendosën në një qendër të mbyllur. Operacioni…
Miqësia e miliarderit amerikan të teknologjisë Elon Musk me të djathtën ekstreme “rrezikon” demokracinë në Evropë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz. “Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo në Evropë, në Britaninë e Madhe, në Gjermani, në shumë e shumë vende të tjera dhe kjo është diçka që është krejtësisht e papranueshme”, tha Scholz në një konferencë për shtyp në Berlin. “Kjo rrezikon zhvillimin demokratik të Evropës”, shtoi lideri gjerman. Schols tha se nuk është kundër Musk që të shprehë lirinë e tij të fjalës, por se është e papranueshme që të marrë një anë të ekstremit të djathtë, qoftë për…
Policia Kombëtare Spanjolle ka sekuestruar 113 kilogramë bimë marijuanë në plantacione të veçanta të brendshme në Torrelavega dhe Liébana, vlera e shitjes së të cilave në tregun e paligjshëm do të kalonte 427. 000 euro. Plantacionet janë çmontuar dhe dy burra me kombësi shqiptare janë arrestuar si autorë të dyshuar të një krimi të trafikut të drogës dhe një tjetër të mashtrimit me energjinë elektrike. Në fillim të dhjetorit të kaluar, Shtabi i Lartë mësoi ekzistencën e një organizate, me strukturë hierarkike dhe shpërndarje rolesh midis anëtarëve të saj, të gjithë shqiptarë, që mund t’i kushtohej trafikut të drogës, për…