Nga sot po hiqen më shumë se 2 milionë filtra të krijuar nga përdoruesit në Instagram dhe platforma të tjera Meta. Platforma Meta Spark, e përdorur deri më tani nga zhvilluesit e jashtëm të Meta për të krijuar filtra bukurie të bazuara në realitet të shtuar, do të pushojë së funksionuari. “Pas vlerësimit të plotë, ne kemi marrë vendimin për të mbyllur platformën Meta Spark të mjeteve dhe përmbajtjeve të palëve të treta, në fuqi të martën, 14 janar 2025. Kjo do të thotë se efektet e Realitetit të Shtuar (AR) të ndërtuara nga palët e treta – duke përfshirë…
Author: tirana
NJOFTIMI I POLICISË: Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të kërkuar i cili lëvizte me gjeneralitete të ndryshme për t’ju shmangur Policisë, shërbimet Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “FOUR”. Në kuadër të këtij operacioni falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Laç u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit K. M., 53-vjeç alias…
Shqipëria pritet të jetë një destinacion për pushimet verore për evropianet edhe në 2025. Prestigjozja britanike Express shkruan se çmimet e favorshme në krahasim me vendet e tjera europiane si dhe bukuritë natyrore e bëjnë këtë vend shumë tërheqës për ta shijuar. Në shkrim thuhet se më shumë britanikë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë plazheve të saj të bukura përgjatë deteve Jon dhe Adriatik – që rivalizojnë lehtësisht brigjet e një prej fqinjëve të saj, Greqisë – dhe maleve të thyera të Alpeve Shqiptare . Pothuajse tre e katërta e territorit të Shqipërisë është malore, duke ofruar pamje mahnitëse për…
GAZA- Armëpushimi në Gaza tani është në fuqi, tha në një deklaratë Zyra e Kryeministrit izraelit. Armëpushimi u vonua me pothuajse tre orë pasi Hamasi tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve që do të liroheshin në Izrael të dielën. Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit (1:30 pasdite ET) vranë të paktën 13 palestinezë dhe plagosën 30, sipas zyrtarëve të spitalit dhe mbrojtjes civile. Hamasi publikoi emrat e tre pengjeve që planifikon të lirojë sot, më shumë se dy orë pasi supozohej se kishte filluar armëpushimi në…
SHKODËR– Një 34-vjeçar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në Shkodër për vjedhje banesash. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 34-vjeçari Besard Hasani ka hyrë në një banesë dhe prej andej ka vjedhur një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme, një pjesë e të cilave u gjetën gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçarit. Autoritetet theksojnë se kanë sekuestruar një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme, një automjet dhe dy celularë.
IZRAEL- Izraeli ka publikuar listën e 33 pengjeve izraelite të marra nga Hamasi që nga nisja e luftës por që pritet të lirohen si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit. Në listën e pengjeve përfshihen edhe dy fëmijë të mitur. Kfir Bibas ishte nëntë muajsh kur u mor për herë të parë dhe tani ka kaluar dy ditëlindje ndërsa ishte në robëri. Shlomo Mantzur, 86 vjeç, është pengu më i vjetër që është rrëmbyer dhe pritet të jetë në grupin e parë të pengjeve që do të lirohen. Lista:
Në “Mes Nesh” me shkrimtaren Valbona Xhepi, eksploruaruam botën e saj krijuese dhe frymëzimin që qëndron pas poezive dhe shkrimeve të saj. Ajo ndau me ne se si nisi të shkruajë, çfarë e motivon dhe se si përvojën personale e shpreh përmes poezisë dhe shkrimeve. Shkrimtarja Valbona Xhepi tregon se si e gjeti veten te poezia dhe shkrimet, duke u mbështetur në përvojën dhe përjetimet personale. “Fëmijëria ime nuk ka qenë aq e lehtë, për shkak të dy faktorëve që ma bënë më të vështirë, dhe këta ishin pikërisht varfëria dhe bullizmi. Duke qenë e nxitur nga këto dy faktorë…
GAZA- Hamasi përmes një postimi në Telegram, ka publikuar emrat e tre grave pengje të cilat thotë se do t’i lirojë së pari, si pjesë e armëpushimit me Izraelin. Ata janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher. Ja çfarë dihet për tre pengjet: Doron Steinbrecher, 31 vjeç, një infermiere veterinare, ishte në banesën e saj në Kibbutz Kfar Aza kur Hamasi sulmoi. Në orën 10:30 të datës 7 tetor, ajo u dërgoi një mesazh zanor miqve: “Ata kanë ardhur, më kanë kapur mua”. Romi Gonen, 24 vjeç, iu zu pritë teksa u përpoq të arratisej nga festivali Supernova. Nëna e saj, Merav…
QERRET- Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin nacional Lushnjë-Berat, ku një automjet tip “Golf 7” ka dalë nga rruga pranë kryqëzimit të fshatit Qerret. Makina është përplasur me barrierat anësore të rrugës, të cilat depërtuan mjetin në brendësi. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e parë.
Mijëra demonstrues, kryesisht femra, kanë dalë në rrugët e Washingtonit për të protestuar kundër Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, i cili pritet të marrë detyrën nesër. Marshi Popullor, i njohur më parë si Marshi i Grave, zhvillohet çdo vit që nga 2017-ta. Një koalicion grupesh organizoi lëvizjen me qëllimin për t’u përballur me “Trumpizmin”, ashtu siç ata e quajnë. Protesta më të vogla kundër Trump u mbajtën në New York City dhe në anën tjetër të vendit në Seattle. Tubimet përkojnë me mbërritjen e Trump në kryeqytetin e vendit për një seri ngjarjesh fundjave në prag të ceremonisë së betimit…
Tik Tok ndaloi së funksionuari në SHBA gjatë orëve të vona të së shtunës, pak para se të hynte në fuqi ligji për mbylljen e aplikacionit. Aplikacioni nuk ishte më i disponueshëm në App Store të Apple për iOS ose në Play Store të Google. Kongresi amerikan miratoi një ligj në prill që detyron kompaninë mëmë ByteDance ose t’ia shesë Tik Tok një pronari jo-kinez ose të përballet me një mbyllje totale. Ajo zgjodhi këtë të fundit. Tik Tok tha se investimi “thjesht nuk është i mundur: jo komercialisht, jo teknologjikisht, jo ligjërisht”. Kompania e mbajti atë linjë deri në…
Hamasi ka thënë se një vonesë në zbulimin e emrave të pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të armëpushimit me Izraelin është për shkak të “arsyeve teknike në terren”. Grupi millitant ka pohuar angazhimin e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit të Gazës të planifikuar për sot, duke thënë se një vonesë në zbulimin e emrave të pengjeve që do të liroheshin në fazën e parë ishte për shkak të “arsyeve teknike në terren”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi në Gaza nuk do të fillojë derisa Izraeli të marrë një listë të pengjeve që do të…