Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: U bënë përpjekje ta tjetërsonin PD, sot jemi më të fortë

20:38 / January 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 18 183510
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar me rastin e 34-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike Fier. Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin, teksa ka thënë se “ky regjim largon çdo ditë shqiptarët nga vendi”.

Ai u shpreh se edhe PD ka pësuar tronditje të mëdha dhe janë bërë përpjekje për ta tjetërsuar si forcë politike, teksa ka shtuar se sot janë më të bashkuar, më të fortë dhe më në këmbë se kurrë më parë.

“Pas një procesi herë-herë dhe kalvari, sot jemi më të bashkuar, më të fortë, më në këmbë se kurrë. Kjo sepse ne jemi njerëz që bashkohemi në të vërtetat që besojmë”. Berisha ftoi çdo demokrat të ditëve të para 1990 që të bashkohen me PD. “Prandaj dhe këtu nga Fieri, i bëj thirrje çdo demokrati, nga viti 1990 gjer sot, të bashkohemi në kontributet tona. Sepse Shqipëria në 34 vite nuk ka pasur periudhë më kritike se kjo. Ky regjim po shkatërron Shqipërinë”, tha Berisha.

“Vetëm një kolonialist që urren kombin që ka pushtuar, mund të lerë 16 milionë euro për 780 mijë pensionistë”, theksoi më tej Berisha. Berisha tha se do të subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. “TVSH-ja për përpunuesit do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje. Absolutisht do të mbrohen prodhimet e fermerëve shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Socialistët festojnë 35-vjetorin e PS Elbasan, i pranishëm kryeministri Rama dhe qindra qytetarë!

17:55 / June 7, 2026

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.