Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti sot në një takim ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, ku u dakordësuan për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Në takimin e kortezisë ndërmjet Prodës dhe ambasadores, të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë zëvendësambasadori i Japonisë, Fujimura Daisuke dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet agjencive ligjzbatuese të dy shteteve, kryesisht për hetimin e krimeve kibernetike. Proda dhe Kikuko shprehën vendosmërinë për ta intensifikuar…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg për jetë për Fran Marashin i që akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie. Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes 28 vite pas masakrës. Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në SPAK. Ai nuk tregoi pse po paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës kishte dhënë deklarime në lidhje me një kallëzim të bërë nga ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Ish-drejtori i emëruar në detyrë nga paraardhësja e Spahisë, Voltana Ademi, u shkarkua nga detyra nga ish-kryebashkiaku dhe për këtë ka kërkuar hetime ndaj tij.
”Kosova ka mbështetjen e plotë nga administrata e re amerikane e drejtuar nga presidenti i sapobetuar, Donald Trump”,-tha presidentja Vjosa Osmani, duke u bazuar në bisedat personale. ”Unë kam pasur mundësinë që të uroj personalisht presidentin Trump gjatë vizitës në Paris. Jo vetëm që ta uroj, por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin tonë, dhe rreziqet që i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë e më gjerë. Jam jashtëzakonisht e kënaqur dhe shumë…
Presidenti Donald Trump ka lëshuar tashmë një mori urdhrash ekzekutivë për gjithçka, nga imigracioni dhe klima, e deri te falja e njerëzve të dënuar për trazirat e Kapitolit të vitit 2021. Sipas mediave të huaja, më poshtë është një përmbledhje e disa prej veprimeve të Presidentit të ri deri më tani. Emigracioni Ai ka shpallur një emergjencë kombëtare në kufirin jugor. Trump urdhëroi që zyrtarët t’u mohojnë të drejtën e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve në SHBA në mënyrë të paligjshme ose me viza të përkohshme. Bandat dhe kartelet janë cilësuar si organizata të huaja terroriste. Klima dhe energjia Trump ka…
Gert Ferra dhe Leart Vasili patën një debat të rëndë në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”. Ka qenë Gerti ai që e ka akuzuar Laertin se kishte zënë dashnore gruan e drejtorit të Teatrit. “Zure gruan dashnore, drejtorit të Teatrit”, iu drejtua ai. Vasili në anën tjetër u kundërpërgjigj: “S’ të vjen turp, thashethemexhi”. Mbetet për t’u parë nëse ata do të sqarojnë këtë akuzë të rëndë dhe se si do të vijojë marrëdhënia e dyshes. @topchanneltvalbania “Të fusin duart në krevat”/ Gerti-Laertit: Ty dhe shokun tënd… ♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip
Partia Demokratike bën disa propozime shtesë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo propozon që të përcaktohet në kod zgjatja e afatit të vlefshmërisë së ID të skaduara. Në propoozimin e dërguar Kuvendit thuhet që edhe emigrantët të kenë mundesi të votojnë me pasaporta ose id të vendeve ku jetojnë.
Opozita në Mal të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e bllokoi seancën e 21 janarit në Kuvend, ku në rend dite ishte diskutimi dhe miratimi i buxhetit të vitit 2025. Pasi kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiç, hapi seancën, deputetët e opozitës u ngritën nga vendet e tyre dhe dolën para tij. “Shikoni se në çfarë kushtesh punojmë, ndërkohë që duhet të diskutojmë një çështje të rëndësishme. Autoriteti i Kuvendit po vihet në pikëpyetje”, tha Mandiç. Ai paralajmëroi se deputetët që u ngritën nga vendet e tyre, do të marrin masa ndëshkuese me shkrim. Mandiç nuk specifikoi…
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Davos, Zvicër, me kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europën, Christine Grahn. Kreu i qeverisë bën me dije se me Grahn u diskutua mbi shqetësimet që çuan qeverinë në marrjen e vendimit për mbylljen e TikTok. ”Davos, Forumi Ekonomik Botëror me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht…
Ka shkuar në 66 numri i jetëve të humbura dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital pasi një zjarr shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në provincën veriperëndimore Bolus të Turqisë. Zjarri filloi në restorantin e hotelit dhe u përhap në të gjithë ndërtesën 12-katëshe për shkak të pamjes së jashtme prej druri. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura. Videot e telefonave celularë kapën skena tronditëse, me vizitorët që lidhnin çarçafë për t’u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat u vranë…
Familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar prej 15 ditësh nga frika e gjakmarrjes. Dy djemtë, Arjoni dhe Klismani akuzohen për vrasjen e fqinjit, Ramazan Matajt. Kryefamiljari Rrustem Hasaj, tregon se familja me 4 fëmijë të mitur nuk ka asnjë forcë punëtore dhe as të ardhura. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai tregon sesi vajzës së tij iu prishën dy martesa për shkak të viktimës. ”Fati ynë është në dorë të zotit, skam as rrogë as ndihmë as pension. Fëmijët nuk e dinë çfarë ka ndodhur, mendojnë se të atin e kanë jashtë shtetit. Vajza është 8…
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë pas inaugurimit të Donald Trump si presidenti i 47-të i vendit se po largohet nga detyra, por jo nga beteja. Pasi zbarkoi në bazën ushtarake Andrews në Maryland, ai tha se kishte ende shumë për të bërë dhe më pas u kryqëzua. Ish-presidenti u bëri thirrje punonjësve të tij të qëndrojnë të “angazhuar”, qoftë në sektorin publik apo privat, komunitetin akademik. “Ne po largohemi nga detyra, por nuk po e lëmë luftën. Jeni të zgjuar, të aftë, të pasionuar dhe vendi ka nevojë për ju. Ne kemi bërë gjithmonë…