Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Proda pret ambasadoren japoneze: Ura të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët

16:34 / January 21, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 01 21 at 16.15.33 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti sot në një takim ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, ku u dakordësuan për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në takimin e kortezisë ndërmjet Prodës dhe ambasadores, të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë zëvendësambasadori i Japonisë, Fujimura Daisuke dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet agjencive ligjzbatuese të dy shteteve, kryesisht për hetimin e krimeve kibernetike.

Proda dhe Kikuko shprehën vendosmërinë për ta intensifikuar këtë bashkëpunim, duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar japoneze, si dhe gatishmërinë dhe profesionalizmin e strukturave të Policisë shqiptare për të kontribuar në ndërhyrje policore me impakt global.

Gjatë takimit u konsiderua prioritare lufta kundër krimit kibernetik, krim me shtrirje globale. Agjencitë ligjzbatuese, ndonëse gjeografikisht larg, duhet të unifikohen, si dhe të veprojnë si partnere të barabarta dhe të besueshme gjatë ndërhyrjeve për përmbushjen e misioneve të përbashkëta, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e të drejtave të qytetarëve.

Kato Kikuko Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.